Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan Qyqalla: Letër Nënës

| E hene, 14.05.2012, 08:09 PM |


Letër Nënës: Në vend të URIMIT

Vetëm pesë minuta…dhe Marshi i Mërgimtarit!

Nga Hasan Qyqalla

Shumë e dashurë Nënë,

Po të shkruaj këtë letër me zemër të thyer. Paraprakisht uroj të jesh mirë me shëndet. Nuk ka shumë kohë që u ndamë, pas vizitës që na bëre. Megjithatë, ikën ato ditë me ty, që tani më duken si një ëndërr e mrkullueshme. Kam edhe shumë për të thënë e shkruar, por nuk mundem. Më mbysin lotët. Qulli m’është futur gjer në zemër. Shpresa më mbanë të gjejë të fortë e me shëndet, t’më presësh në portë krahështrirë apo në dritare me sy kah lindja e rrezes së parë t’agut. Mbase edhe pushimet janë afër. Mbaju Nënë e dashur... Dhe desha të zgjatem ende, pasi dashuria për Ty s’mbaron dot... Por, befas më reprizohet ekrani i mbrëmshëm televiziv, kur një Nënë, fisnike e bujare, e urtë dhe trime, fjalëmbël e gjithë nur...si të gjitha Nënat Shqiptare, kërkoi vetëm 5 (pesë) minutë të futen nën lëkurën e saj kuvendarët e Kuvendit të Kosovës... Ajo, mesin e shumë Nënave tjera, zgjohet me sy kah rrezja e parë, kurse erret me portën lënë hapur, duke ndezë një kandil urate për fatin e t’birit...!  Mos do merr ndoj lajm, se mos do i kthehet i biri (ndoshta i vetëm),... mbase kaluan 13 vite, e ende në gji ruan vetëm fotografinë dhe kujtimin gërshetuar me shpresën...! E kuvendarët qeveritarë, thonë se votuam, por nuk dijtëm çfarë votuam...!!! Më kujtuan kohën e Perandorisë së shëmtuar osmane, mbretërin shfarosëse serbe... kur i detyronin dhunshëm me “dhënë gisht”! Megjithatë sfiduam e qëndruam. E prekëm ëndrrën qindrashekullore: KOSOVA SHTET I PAVARUR E SOVRAN!!! Por, LIRINË kush e gëzon sot, veç pushtetarëve me “zabitët” e vet. Apo “mbretëria e malit”...!!! E kjo Nënë (përsonazhi i ekranit të mbrëmshëm), bëri apel e luti: “futuni vetëm pesë minuta nën lëkurën time”; të vazhdoj me pyetjen: “a thua kanë Nëna këta njerzë të mdhenjë, apo ...!!!” Ky skenar i kësaj Nëne më godet thell, më dridhë dellin e zemrës, më prish trurin,... mbase duket të kem ngelë pengë i kësaj skene të llahtarshme! U penduam, javën tjetër do ta votojmë prap...se i ngelet hatri Serbisë, po se takoi Edita Tahirin!!! Çmenduri apo injorim! Antikombëtarizëm, anticivilizim dhe antiinstitucionalizëm! Kjo është Qveria e Kuvendi!!! Ky është Kryeministri, Ciceroni (fjalën e kam për Z. Kuqi) & Co (Behxhet Pacolli, Bujar Bukoshi, Edita Tahiri,etj.); ky është Kryeparlamentari me “titull doktor shkence dhe doktorët tjerë partiak” (që nuk i bjen ndryshe veç kopjim i SHKOLLËS SË KUMROVCIT të Titos, që prodhonin kuadra partiake, kuptohet me ca përjashtime)! E une kujtoj Nënën që i shterruan sytë nga lotët, i verbuan sytë nga hija, iu dogj zemra nga malli, e veshët i janë bërë të shurdhër! E lënë nën mëshirën e kohës së keqe!

Nënë, tani më mori një miku im në celularë... Ka qenë reporter lufte... Gazetarë, arsimtarë, historian, e mbi të gjitha një luftëtar i dinjitetshëm dhe i formuar kombëtarisht. E quajnë Magjun SMAJLI... Është nisur këmbë nga Gjermania për në Kosovë... dhe në telefon më tha: “bëra 1097 kilometra rrugë këmbë, në shenjë të  ditënisjes së bombardimeve të NATO – s kundër Serbisë, dhe në nderim të heronjëve, dëshmorëve, bashkëluftëtarëve dhe Nënës sime, gjithnjë aludonte kah përsonifikimi i Nënave, që djemt e tyre ranë n’altarin e Lirisë, qoftë edhe atyre Nënave që ende presin, qoftë edhe në lajm për të pagjeturit ”! I dedikohet pikërisht Kryepërsonazhit të këtij artikulli... Biseduam gjatë me mikun tim Magjunin... për t’mos thënë se loti mbylli receptorin tim dhe të tij, pa u përshendetur fare! Vetëm pesë minuta, e Nënës mos i tregoni...!!!