E premte, 19.04.2024, 08:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Ibrahim Kodra

E marte, 08.05.2007, 06:24 PM


Ibrahim Kodra (1918 - 2006)

Ibrahim Kodra

Ibrahim Kodra u lind me 22 prill 1918, ne Ishem te Durresit. Regjistrohet ne Shkollen Teknike "Harry Fultz", dhe ndjek kurset e piktures ne Shkollen e Pare te Vizatimit, nen drejtimin e skulptorit Odhise Paskali. Me 1938, Kodra fitoi nga Mbreteria Shqiptare nje burse per studime ne Itali. Ai kryen studimet ne Akademine e njohur "Brera" per artet e bukura, nen drejtimin e mjeshtrave Carlo Carra', Aldo Carpi, Francesco Messina, dhe ne nje kohe te shkurter radhitet nder piktoret me te mire bashkekohore.

Aktiviteti artistik i Kodres eshte teper i pasur. Qe nga viti 1944, kur hapi ekspoziten e pare personale ne Milano, punimet e tij jane ekspozuar ne te njejtet muze dhe galeri prestigjoze te botes, se bashku me emrat qe kane bere histori ne arte, si Picasso, Matisse, Chagall, Modigliane, Rouaut, Dufy dhe te tjere. Eshte vleresuar dhe ka bashkepunuar me poetet e medhenj nobeliste, si Quasimodo, Montale, Paul Elyard etj. Ka nje koleksion te ndritur cmimesh, ku evidentohet "Medalja e Arte" e Akademise Franceze, "Qytetar Nderi" ne shume qytete te Italise, Cmimi "Ambrogini i Arte" nga Bashkia e Milanos, dhe me 1996 iu akordua Cmimi "Nderi i Kombit", si edhe iu dha pasaporta diplomatike e Republikes se Shqiperise.

Veprat e tij gjenden ne Muzeumin e Vatikanit, ne Dhomen e Deputeteve ne Rome, ne Galeri dhe ne Muzeume te njohura te botes, si ne Itali, Zvicer, Danimarke, Gjermani, Japoni, Angli, France, USA, Rusi, Ukraine, Australi, Brazil, Argentine, Greqi, Iran, Shqiperi dhe Kosove. Shume punime te tij jane sot prone e koleksionisteve ne mbare boten. Mjeshtri i artit erdhi disa here ne atdheun e tij dhe e pati enderr te pikturonte per popullin e tij. Vepra e tij eshte pasuri boterore, ku te mrekullojne ngjyrat e vendlindjes, shpirti shqiptar, te universalizuara ne kubizmin e tij, si i fundit dishepull i ketij arti. Vepra e Kodres eshte nje shkolle e vertete arti, kurse Kodra eshte shqiptari i madh. Kombi yne nderohet me emrin e tij.

Nderroi jete me 7 shkurt te vitit 2006, duke lene pas mbi 6000 vepra artistike dhe miljona humane.

Shen Sofia e Epirit, fshat arberesh ne Sicili

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lungro

 

 

 

 

 

 

 

 

 

San Cosmo Albanese



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora