E enjte, 18.04.2024, 04:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E hene, 14.05.2012, 10:08 PM


Neki Lulaj
 
MUR SHEKULLI
 
Mbi muret e djegura
Të kështjellave tona
U ngritën kulmet
Deri në qiell
Që streha të pikë
Jashtë themeleve
Të vjetra…
 
Eshtrat
Fosfor drite
Neon me mijëra ngjyra
Toka nuk i tretë
Testament i gjyshërve
Tanë, reze drite
Nëpër breza…
 
Dritaret e kullave
Dardane
Frengji durimi
Muri i gjallë
Zëri vetetimë
Hapat e moteve diga
Shpatullat mburojë
Heshta për tiranë…
 
Heshtja
Përbuzje tiranike
Fenar drite
Nëpër netët e zeza
Të ditëve të gjata
Ar i fshehur
Në zemër të atdheut
 
Ne kurrë s’i ngadalësuam
Hapat e moteve
Rrugëtimit titanik
Nuk u përulëm kurrë
E s’u dorëruam
Para sorrave
Sovjetike…
 
 
ETJA E MOISIUT
 
Sa e sa
Gjatë eci
Mbi shketëtirë
Duke kërkuar
Burimin e lumit
Moisiu i jonë
Ushtrimi urtak
Lapidar
I durimit legjendar
 
Nuk u ndal kurrë
Nuk u lodh kurrë
Nuk pushoi kurrë
Duke kërkuar nurë
E gjeti damarin
E durimit
E na dhuroi gëzimin
E gërshetuar me valët
E lumit lirak
 
Na shkriu lotin
E njelmët
Mbi faqe
Na shkriu
Buzëqeshjen
E ngrirë
Mbi fytyrat e mrolura
Nga pritja e gjatë
 
E vetë Moisiu
Iku i etur
Me buzët e thara
Kënetë shkulli
Saharë
Shkrumin nuk e shoi
Lumin nuk e priti
Të kthjellet
Që ta shuajë etjen
E shekullit
Me ujin e bekuar
Të jetës divine
Me engjëj e dritë…
 
 
AZEM SHKRELIT
 
Blatim i kristaltë
Asnjë bujashkë breu
Nuk munda ta shkëpus
Nga hijet e klekave
Që pehaten
Ditë e natë
Me padurimin
Që ta bëj gurrë
Ta shuaj etjen
Në krojet e ftohta
Me ujin e bilurtë
Të inspirimit shkrelian
 
Shetita me vargjet tua
Burimeve të
Frymëzimeve tua
Hej mor burrë…
Me muzën tënde
Nuse shkreliane
Që ta shuaj etjen
Me krojet e kristalta
Që ta pezulloj djersën
E mundit të padurimit
Për t’u çmallur
Me vargun tënd „idhnak“
 
 
FLOKËT
 
Flokët e ëndërrimtarit
Qiell i shkarravitur
Me plotë re
Me shi
Mbuluar me çarçafë
Vetëtimë kohe
Që shkrepëtin
Për ta parë
Fytyrën tënde
Flori
 
Për dashurinë tënde
Shtriva duart
Në horizont
Eca vetëm
Mbi dhjetë rrathët
E ferrit të Dantes
Mbi dhjetë rrathët
E qiellit
Qe të bashkohem
Me shiun
E buzëve tua
 
 
MBI RRUDHAT E KOHËS
 
Mbi rrudhat e ballit
Shtretër lumenjesh vërrshues
E mbi çerpik
Dallëndyshet ngritnin folet
Pranverën zotrat e bekuan
E sërish erdhi
Stina e re
 
Ku të kërkoi
Në qiell, mbi diell
Mbi re
Mbi lum e det
Ne fushë a ne mal
Dorën tende ku ta takoi
Në Portën e zemrës
Kur te trokas
Në mbrembje
Mos është vonë
Në mëngjes endërren
Mos ta largoi.
 
Gjithëkund
Do të të kërkoj
Edhe mbi dallgët
E detit me Cynam
Edhe mbi furtunën
Me acar
Edhe verës me fllad
Do t’i hap duart
Portat e zemrës
Stacioneve të jetës
Të pritjes
Do të të takoj
 
 
SHTEGTIMI
 
Shtegtimi im kosmik
Është prafullimë yjesh
Nëpër shkallët e jetës
Mbi brigjet e përjetësisë
Dhe shkëmbinjtë e bjeshkës
Rrugës plotë me leqe
Gjunjët m’u patën zalisur
 
Kodrën e zgjova
Nga gjumi i dimrit
Shpatijet i ngarkova
Mbi supe duke gulçuar
U ngjita majë bjeshkësh
Që ta prek qiellin
Në atë lartësi të bekuar
Të takohem me diellin
Ta shoh duke aguar
 
Shkallët e kohës
Për t’i ndërtuar
Deri lart në yllësi
Nuk do të jem më i kapitur
Yll në gjithësi
Por lumë i kthjelltë
I ftohtë akull i brishtë
Që zhdirgjem
Nga majet e praruara
Për ta shuar etjen tënde
Zile e shpirtit tim Alban
 
 
MAHNITJE
 
Si nuk mundem
Sonte
T’i thurr
Të gjitha shtigjet
E t’i mbyll
Të gjith brigjet
T’i shëroj
Të gjitha zemrat
E t’i bashkoj
Të gjitha mendjet
 
T’i shtroj
Tryezat plotë
Të gjithë në darkë
T’i bashkoj
Gjithë të dashuruarit
T’i lumturoj
Gjithë të mallkuarit
T’i mallkoj
Gjithë të sëmurit
T’i shëroj
Hasmërinë ta largoi
 
Botën e gëzuar
Ta bekoj



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora