E premte, 19.04.2024, 04:22 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gjykata lë në burg Denis Shmillin, akuzohet për akte terroriste

E diele, 13.05.2012, 09:13 AM


TIRANE - Gjykata e Tiranës lë në burg Denis Shmillin, i dyshuar për disa atentate terroriste. 35-vjeçari është arrestuar ditën e vrasjes së shtetasit palestinez, ndërsa lëvizte në zonën e 9-katsheve në Tiranë.

Në momentin e ndalimit Shmillit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy detonatorë me fije, si dhe një telefon celular të lidhur me to, me anë të të cilit aktivizohej shpërthimi.

Arrestimi i tij ka ardhur pas dy muajsh mbikëqyrje nga shërbimi sekret, ndërkohë që eksplozivin e kishte fshehur në kasat e derës së shtëpisë.

Dyshohet se Smilli, besimtar mysliman, është i përfshirë në disa akte terroriste në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.

(er.nu/news24/BalkanWeb)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora