E premte, 29.03.2024, 02:46 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Gëzim Llojdia: Promovohet krijimtaria e krijuesit Luan Çipi

E diele, 13.05.2012, 06:36 PM


PROMOVOHET KRIJIMTARIA E KRIJUESIT LUAN CIPI

NGA GËZIM LLOJDIA

Libri i Luan Çipit dhe mardheniet njerezore

Në sallën e  konferencave të Universitetit ‘”Pavarësia” në Vlorë ,Klubi i shkrimtarëve” Petro Marko” promovoi krijimtarinë  e krijuesit Luan Kaman Cipi.

Kryetari i klubit” Petro Marko”,shkrimtari Myrteza Mara duke folur për krijimtarinë  e Luan Cipit tha se klubi Petro Marko në vijim të veprimtarive promovon  krijimtarinë e autorit e cila përfshinë librat e botuar si marrëdhënie të shenjta,Për të qarë dhe për të qeshur,Vlora-diell në sytë e mi,Mos më harroni,Portrete miqsh. Ai vjen sot me profilin e vete modest.

Në vijim sekretari i klubit “Petro Marko” Gëzim Llojdia mbajti referatin :   Libri i Luan Çipit dhe mardheniet njerëzore. Poetja Anila Toto trajtoi në kumtesën e saj poezinë e krijuesit Luan Cipi. Deputeti i Vlorës Kreshnik Cipi përshëndeti librin e krijuesit vlonjat. Petraq Pali shkrimtar i ardhur nga SHBA ,referoi krijimtarinë e L.Cipit .Në emër të vlonjatëve në Tiranë foli ekonomisti Harrilla Papajorgji. Krijuesi Përparim Hysi i ardhur nga SHBA trajtoi frymën e re të letrave në krijimtarin e L.Cipit. Aktori Qirjako Sava recitoi dhe tregoi kujtime nga kohët e rinisë me Luan Cipin.Mjeshtri i  madh i Sportit shqiptar  Mexhit Haxhiu trajtoi problemet e prozës së L.Cipit.Folën Spiro Qirixidhi,Z.Hyso,L,Petoshati,F.Koçia.Dr. Prof bardhosh Gace  i dorëzoi diplomën e klubit Petro Marko’ krijuesit Luan Cipi.

GËZIM LLOJDIA: Libri i Luan Çipit dhe mardheniet njerezore

Nëse do të kërkosh gur nga të vendlindjes, ku janë gurët e qoshesë do të thuash. Gurët më të punuar,  më të rëndësishëm . Gërmadhat e kujtimeve rrënojnë çdo ditë brengën e shpirtit tonë. Heqim çdo ditë nga një gur për ti nxjerr në xhogël  më tej shkojmë deri në themeli.Observatori ynë njerëzor nuk ka të fokusuar në tenien  e tij gjithë jetën tonë. Ekziston vetëm memoria shpirtërore. Të gdhendurat e saj janë: hyrje dhe dalje, dhe gdhendje, që kanë lënë çdo ditë gjurmët e jetës tonë . Si në një dru arre , ku fotografimi është perfekt, si mënyrë. Në celulozën e tij stampohen fotografit e jetës. Kështu e shoh unëlibrin marrëdhënie të shenjtë të një biri të Vlorës, djali të Muradies Luan Kaman Cipi.Çfarë janë marëdhniet e shenjta? Atje në jug perëndim të truallit tonë, është shkruar edhe jeta jonë. Artisti i kinemasë, djali i doktor Fllokut, Timua ka shkruar kështu për truallin tonë:

Vura Sazani në vend të zemrës

Rrëmbeva blunë e detit dhe të qiellit

Perëndimin okër të Nestor Jounzit

Thellësinë plumb të Skënder Kamberit...

Marrëdhënie të shenjta sipas meje lidhin vetëm njerëzia e shenjtëruar. Të shenjtëruar janë njerëzia e pikëzuar nga Perëndia. Është pjesë e zbulesës së hapësirës. Marrëdhënie të shenjta në konceptin filozofik lidhen mes njerëzve të cilët kanë të përbashkët frymën qiellore. Gjithë jetën marrëdhëniet e shenjtëruara kanë si përmbajtje lëndën: beton+arme, hekur e përkthyer në gjuhën njerëzore, kockë e mish, që njeh si pikë vetëm forcimin dhe konsolidimin.Kryesisht kjo është dhe vetëm shkon për njerëzit e religjioneve fetare. Por marëdhënie të kësaj natyre, që i afron asaj mund të ndërtohen edhe nga njerëzë të zakonshëm që kanë brumë, që kanë besë, trimëri, flamur, atdhe. Madje  edhe njerëzë të zakonshëm mundohen të krijojnë mardhënie të tilla, por që kurrësesi nuk kanë atë forcë solide, atë pazgjidhshmëri si tek njerëzit e shenjtëruar. Tek

këta të fundit pika e rëndesës është qiellore. Ajo e  bënë atë të pazgjidhshme.

Tek të tjerët është tokësore. Sidoqoftë edhe këta të fundit lidhin marëdhënie.

Sjellë artistikisht kohën e vetë

Një frazë kjo e shkëputur nga parathënia analizë e Dr Irfan Bregut që shtjellon vlerat artistike të librit. Dr I. Bregu thotë se: shkrimtari na i ndërtoi rrëfimet në vetë të parë, duke sjellë grimca nga jeta  e vetë intime, familjare  dhe shoqërore, në të kaluarën, duke reflektuar  të dhëna të përvojës  gjer në atë pikë  sa të ndryshohen në hullitë e trillimit. Sinteza e Dr. Bregut kërkon vëmendje sepse, gazetari i njohur dhe poeti  i Vlorës,  ka marrë në shqyrtim një vepër që flet për njerëzinë e këtij qyteti në jugperëndim, atje ku deti bëhet magji, ku dielli puth vargmalin e Karaburunit dhe muzgjet ndërkaq, që të mbysin epshet e natës detare. Duke shqyrtuar analizën e Dr. Irfan Bregut për vlerat e këtij libri, mund të thuhet se aty është historia e qytetit tonë dhe njerëzia  e tij brenda. Duket sikur shpërfillet koncepti kohë  dhe rrëfimi i ndërtuar në kohë të lirisë  së të shkruarit. Shkrimtari Çipi ka punuar  një material bruto,me bollëkun e saj , që kanë  prodhuar 50 vite, nën një regjim tjetër. Edhe atje jetohej dashurohej, flihej herët dhe  zgjohej dhe më shumë, punohej.

Protogandistët e saj janë sjellur me një karakteristikë të veçantë, jo në formë kujtimesh të mërzitshme por me një rrëfim interesant, që herë i ngjasojnë një tregimi të shkurtër, herë një rrëfimit të sinqertë. Në optikën e Dr. Bregut libri është një punim i mirëfilltë artistik me të dhëna të kohës, një histori e vogël e qytetit, një monument i vogël për ata njerëz aqe  të thjeshtë, që do ti shërbente qytetit si kohë për kujtesë. Në memorien e këtij qyteti ka shumë ngjarje historike, por libri është fokusuar në jetët e personazheve të zakonshëm.

Befasimi që ndjen ai që lexon germë për germë është se ngjarjet rrjedhin çuditërisht  bukur si dhe janë shkruar me një hollësi të habitshme deri në imtësia si refren për këngën: Ciqe o Ciqe/merr derrin e piqe... për të rrëfyer gjithshka që ka në thelb një fabul të mirëfilltë. Jetën e një njeriu, shkrimtari

Çipi, e përshkon me dy-tre faqe që do të mbushnin plotë tokën e shpirtit njerëzor. Ka një përzgjedhje të habitshme të ngjarjeve të cilat do të gjejnë vend. Është si puna e një murri që ndërtohet nga tulla, llaci dhe çdo gjë është në përqindje të barabartë. As tulla nuk ka tepër dhe as llaç me bollëk. Ështëbërë një llogari ekonomike në fletët e librit. I ruaj në kujtesë personazhe që kurrë nuk i kam njohur dhe as do të mund ti njohë ndonjëherë. Jo sepse nuk kemi kohëpër tu takuar, por kohët tona, tashmë nuk përputhen me njëra- tjetrën. Sepse ata shtrihen nën baltovinën e ftohtë  të kodrës me emrin Babicë. Fati injeriut të ndershëm pasqyron jetën e Refit H. Një përshkrim që të nxit ta lexosh deri në

fletën e fundit. Arsyet që shqyrtojnë këtë kureshtje është se mënyra  e të shkruarit është e rrjedhshme, është realiste. Pa tepri dhe pa shumë lëvdime. Nuk ka monotoni fjalësh. Refiti në jetën e tij është një njeri që përshkon rrugën e e jetës nga ndershmëria deri tek rrëzimi shpirtëror. Është ngjethës, që do të thotë të prek në mish, sepse për shkak edhe të dehjes  ai mërgohet nga kjo jetë.

Inxhinieri i paharrueshëm, quhet Vaso Suli  e kishte lindurnë Muradie thotë Luani, dhe shtëpitë tonë ishin pothuajse ngjitur, krahë njëra-tjetrës. E ka njohur që në vogli. Fletët e jetës së Vasos janë shumë. Ndërsa shkrimtari ka ruajtur në tenin e tij rreth 14 fletë, për librin e vetë . Aty është punuar me daltë artisti. Është gdhendur me mjeshtëri portreti iinxhinierit. Është një trup bust. Është fytyra, dhe krejt jeta . Të gjitha tiparet janë përfaqësuese. Si skulptura, pena derdhka vërtetë art . Kjo është mjeshtëri e krijuesit . Është art i lëngëzuar në jetë njerëzore. Me një kulturë shumë përfaqësuese Luan Çipi derdhë portrete pa shumë vështirësi. Siç duket, të akumuluara brenda shpirtit për periudha të gjata kohore, rrëfimet bëhen tregime të vërteta realiste të një kohe që ka perënduar sytë dhe trupin, të një shekulli që ne i grisëm, këmishët.

Një tregim , që brenda ka jetën me të gjithasakrificat e saj është i titulluar: „ Sedra e bukur që vret". Qartësojmë e burrave të asaj kohe dhe më parë që kur e nxirrnin llafin, pas nuk kthenin. Një vështrim post- mortum për Nuro Boden është një rikthim në jetën   e këtij njeriu të zakonshëm . Ndonëse ka përshkrime fragmentare si meteor, pra ndriçues i shkurtër hapësinor, dritë e beftë, që u shua shpejt, ai mbetet i ngulitur në tru. Nuk të shqitet lehtë nga mendimi si iku nga flaka e një zjarri  për sedrën e tij, u dogj si flakënaj, u shua në hapësirën tonë dhe pas mbeti hiri, pra gjurma e këtyre rreshtave që sjell Luan Cipi.

Tre personalitete ne udhën time

Përgjithësisht mund të quhen novela të vogla me fabula interesante . Një drejtues largpamës bënë fjalëtë mira për Ejup Mitën, si drejtues të fermës së Llakaundit në  Topallti të Vlorës. Tregimi i dytë që sjell kërshëri është personaliteti i Pirro Dodbibës.  Përmbi prarimin e lodhur të kohës, ai nxiste perla të mendimit. Askush nuk e kishte menduar    se edhe jeta e këtij ish-ministri do të kalonte pa brengosjen e saj.

Kohët e shkrimtarit

Shkrimtari Luan Cipi, në të gjithë rrëfimet ka qenë bashkudhëtar i jetës së tyre . E rrëfen jetën e tjetrit sikur ti ketë kryer më parë një skaner. Shkrimtari Luan Çipi përdorë jo ditarin, por memorien shpirtërore. Që do të thotë përdorë kujtesën e kthjelltë. Zoti i dërgoi pa enigmat, që mbarten në këto raste. Duken të thjeshta, por që të gjitha mbeten si në trurin tëndë si një ngarkesë plot me elementë. Ka zbritje qiellore.Çdo gjë që është shkruar në këtëlibër është në kohën dhe vendin e vetë. Befasia pas një shqyrtimi të këtillë është se: Përse ke vonuar kaq shumë? O se më qartësisht: Ku ishe gjithë këtë  kohë ? Përse na ke munguar  kaq gjatë me lëndën tënde shpirtërore?Apo  ne nuk kemi bërë dot një lidhje shpirtërore se ti ishe aty, por ne nuk të kemi vëmë re. Kështu kreshtat dhe proceset kimike , që ishin shfaqur  ishin një vegim për të mbruajtur lëndën  në brendi të brendisë, në thellësi të thellësisë.Gjurma  e Luan Kaman Cipit është një gjurmë jete e rëndë. Dhe ky krijim dhe të tjerat ndriçojnë aftësitë krijuese, të cilat ai i ka përballuar shkëlqyeshëm.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora