Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Protesta politike me petk fetar

| E diele, 13.05.2012, 09:37 AM |


PROTESTA POLITIKE ME PETK FETAR

NGA KALOSH ÇELIKU

Vitet e fundit, IRJ të Maqedonisë e kanë rrokur për fyti festat shtetërore dhe protestat qytetare. Edhe, sipas Ministres së Punëve të Brendshme, znj. Gordana Jankulovska: Edhe, grupi „radikalë islamikë“. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi moti paralajmëroi në mjetet e informacionit se ballafaqohet dhe ka probleme me një grup fundamentalist të islamit jotradicional, i cili ia ka rrëmbyer me dhunë edhe tri xhami, shtëpi të Zotit. Dëshmi bindëse ishte, sulmi me grushta i Haxhi Deputetit (E. A.) para kamerave televizive në xhaminë e Isa Beut, në Shkup. Tri ditë më parë edhe sulmi fizik ndaj autorit të këtij shkrimi se, gjoja me shkrime e paska ofenduar Muhamedin a. s. Askushi nuk i dëgjoi ankesat e Bashksësisë Fetare Islame dhe qytetarve që kërcnoheshin përditë dhe dilnin me frikë në rrugë nga „radikalë islamikë“, siç tha Zonja ministreshë në një shtet „demokratik“. Mos them edhe se, për këto pyka pas shpine që u rraseshin shqiptarëve, „vëllezërit“ nga gëzimi u bienin duarve shuplakë. I shpërblenin partizanët e tyre besnik me poste partiake në Qeveri, vende pune e anëtarë komisioni nëpër ministri për „vëllazërim-bashkim“ në emër të popullit shqiptar. Përderisa, këta „radikalë islamikë“ një ditë nuk iu sulën partive politike dhe Shtetit. E them këtë se, vetë jam dëshmitar i gjallë i këtyre veprimeve të ndërsyera antishqiptare. Ose, siç thotë populli: E hudhin gurin dhe e fshehin dorën para syve të Policisë maqedonase. Rastin e sulmit fizik ndaj meje kur e paraqita në polici, inspektori mu kërcnua me padi penale se, unë i paskam provokuar „melaqet“ e Allahut.

Përçudi, në këtë shtet „demokratik“ që nateditë synon të shkojë në Evropë, vetëm festohet dhe dilet me pankarta në duar e me „Allahu Akbar“ në protesta qytetare. Maqedonasit i kanë festat e tyre shtetërore e fetare, shqiptarët të tyre kombëtare e fetare. Bullgarët edhe kombëtare edhe fetare. Vllehët, edhe ata të tyre nëpër institucionet e „shtetit të përbashkët“. Serbët të tyren me prapavijë politike. Vetëm turqit i ka kapur nostallgjia e Peradnorisë Osmane duke pi çaj rusi nëpër Bit-Pazar, e rrejnë veten se do të kthehen si pushtuesë përsëri në Ballkan. Romët, ecin nëpër qytet me Arushën për dore. Dajres i bien, e shtinë në valle. Pesë herë në ditë e thirrin nga minaret e xhamive Shejtanin për ndihmë t’i shpie në Xhehnet mes luleve. Merreni me mend, edhe atë: në shekullin e njëzetenjë. Kohë kjo, kur edhe vetë Qeveria turke e lufton fenë islame nga instuticionet e shtetit modern të Ataturkut, shqiptarët turren me të katra si miza në qumësht me „Allahu Akbar“ e flamuj të huaj arabo-turk të bëjnë Shqipëri Etnike. Ia panë hajrin siç duket turkut si pushtues pesqind vjet me radhë, nga e pranuan fenë islame që përpak gati na asimiloi të gjithëve si popull shqiptar dhe na përzuri në Turqi.

Përmëkeq, edhe pas faljes së „xhumasë“ nga xhamia, shtëpia e Zotit (në vend të dalin nga shkolla, Universiteti), dalin në protesta masovike të përjavshme në rrugë me flamuj arab, turq e lutje fetare. Përditë, zgjohemi me festa shtetërore dhe protesta qytetare pakrye. Vetëm, pak punë e shumë demagogji fetare-politike. Popullit të këtij shteti siç duket Zoti ia ka nda festat dhe protestat qytetare. E jo punën. Kulminacioni, kohën e fundit pas këtyre festave edhe „nuk qëndron njeri“ si organizator. Besimtari i devotshëm i Zotit do të thoshte: I organizon Shejtani. Ditën e premte, pas faljes së namazit si delet e nënkryeme të zeza pa bari, krye më vete dalin nga xhamia (Shtëpia e Zotit) symëshelë në protesta me veshje e flamuj arab. Ditën e nesërme, dalin me antiprotestë „maqedonasit“ përpara Qeverisë. Dallimi, maqedonasit për inat të shqiptarve dalin në protesta me flamuj shtetëror (Diellin me rreze), pankarta shoveniste e parulla terroriste: Vdekje për shqiptarët, stop terrorizimit islamik, Qeveria shqiptare...  Thirrje për luftë përmes internetit. Shkurt, dhuna thirr dhunë. Realiteti: Të rinjt maqedonas, kësaj radhe vështirë u manipuluan në përmasa të mëdha, të manifestojnë dhunë dhe sulme të tërbuara kundër selive të partive të tyre politike, komunave maqedonase, institucioneve të shtetit, „Qeverisë shqiptare“ t’ia thyejnë me gurë xhamat nga rruga.

Muhamedi a.s. po të ishte gjallë do të thoshte publikisht: Luftë politike bëjnë harëmët, kush për pushtet e kush për Baba Dovlet. E asnjëri për fe e Vatan. Gojën plot e ka thënë edhe porosinë antologjike: Pa Vatan nuk ka iman. E di edhe këtë, ju mendjen e keni te pasuria dhe shtëpia. Jo. Muhamedi a.s. pasuri, shtëpi dhe gra ka pausur me qerre. Vatani i tij, për të cilin e ka pasur fjalën ka qenë Atdheu. Ehu, e shfrytzoj rastin të ju pyes në këtë shkrim publicistik: Cili është Atdheu i juaj brez pas brezi si „patriotë“ mysliman me „din e iman“ në Ditën e sotshme?! Frikë keni të më pëgjigjeni mes këtyre rreshtave. Dexhalli u rri me tokmak mbi kokë. Nuk ka problem. Vetë ju pyeta, vetë edhe do t’ju përgjigjem: E keni thënë moti në xhami, qysh në kohën e Turqisë. Edhe sot e demonstroni në këtë Njëqindvjetor të Pavarsisë së Shqipërisë, e manifestoni me të madhe krah për krahu me „vëllezërit“ edhe në rrugë. Kokën gjoja e keni në Shqipëri Etnike, e bythën te Shtetet Arabe, ose në Turqi. Gjysmëhënën e keni vulë në ballë. Përditë na e valoni rrugëve të trojeve shqiptare, e hipni edhe në minare. Dexhalli me shokë u pri në luftë.

Fatkeqësia: Edhe, siç duket jeni melezë që i doni marrëzisht festat shtetërore. Dhe, protestat qytetare për të „drejta të barabarta kombëtare“ me flamuj të huaj e lutje fetare në rrugë. Një Zot e di kush u polli pas porte në Ditën e sotshme të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndodhë, Dexhalli. Ose, Shejtani me shokë. Vetëm punën nuk ua ka anda dudumëve të nemur nga Baba Dovleti. Punën. Ironia: Shembull më të freskët e keni, „Pranverën arabe“. Dhunën dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm për pushtet. Përditë i pengoni edhe ato pak veta që duan të shkojnë në punë. I bllokoni në rrugë me orë nëpër protesta. I zvarrisni nëpër autobusë  pas gjithë asaj pune të lodhshme që mezi e nxjerrin me vështirësi bukën e gojës për familjen, të kthehen në shtëpi. Edhe kush: rrugaçët e papunë që paguhen me para të përlyera për të propaganduar veshje dhe zakone arabe në dëm të shqiptarëve duke u përjagur gjithë natën me çaj rusi nëpër lokale nate e shtëpi publike si „besimtarë besnik“ të Allahut, që i falin pesë vakte në xhami, i luten Allahut për mëkate me tespi kuqezi para këmbëve të hoxhës.

Mirë, më në fund them unë, o „shqiptarë“ të Allahut: Pse, pakënaqsinë tuaj nuk e shprehni me punë?! Shkollë. Universitet. Vërtet, kësaj radhe e them publikisht: ju nuk keni faj. Fajin e ka shteti „demokratik i përbashkët“ dhe xhamitë tona me flamur të huaj në minare, që me gjithë këtë bërllok shqiptar shekullor do të shkojë Nuse pa koçi në Evropë...

Rrezik ky, për këtë shtet të ri „demokratik“ që edhe në të ardhmen përpiqet ta mbaj veten gjallë mes Ballkanit me festa neokomunsite e protesta qytetare me simbole fetare. E gjithë puna e protestave qytetare: edhe myslimane-shqiptare, edhe maqedonase-shoveniste përpara Qeverisë, ma përkujton anakdotën e punës së jorganit të Nastradin Hoxhës, kur ia kanë vjedhur jorganin. Zhurmën e madhe politike për rrëmbimin e pushtetit me dhunë nga rruga, e jo me vota të lira demokratike nëpër institucione të shtetit. Pavetëdije, se kjo metodë primitive moti ka perënduar në shtetet demokratike. Momentalisht, e praktikojnë vetëm shtetet arabe, ku mungon dialogu demokratik dhe liria qytetare. Shtete, që i ka dënuar, nemur edhe vetë Zoti.

Dudumët me flamuj arab, turq, kësula-lecka e thirrje fetare „Allahu Akbar“, që deri dje (1981) deklaroheshin e regjistoheshin si turq „ehamdurila“, e sot si „shqiptar“ për Shqipëri Etnike, para syve të botës duan ta arabizojnë edhe shoqërinë shqiptare. Fatkeqësisht, në Njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Haptas manipulojnë me të rinjt shqiptar, që vendin e kanë në shkollë, Universitet dhe punë, e jo në rrugë të ndërsyer nga armiqtë tanë shekullor ndaj institucioneve shqiptare. Gurët i rrëmbejnë si armë për hakmarrje politike në vend të votave demokratike gjatë zgjedhjeve të ardhshme lokale e parlamentare për ndryshime politike, duke thyer xhamat e Selisë së Partisë Politike Shqiptare (BDI), Komunës shqiptare të Çairit dhe goditur me gurë gazetarët dhe kamermanët e pafajshëm në punën e tyre të përditshme. Shkak ky, që përmes këtij shkrimi edhe shfrytzoj rastin t‘i thirr të rinjt shqiptar të mos bien në provokime të „bashibuzukëve“ të tërbuar e të shitur me para të ndyera të nëntokës kriminele dhe të bëhen pre e shërbimeve sekrete policore të armiqve tanë historik, individëve dhe grupeve të dyshimta me sulme pakrye ndaj institucioneve shqiptare, që i kemi fituar nëpër shekuj me djersë, gjak e luftë.

Edhe një herë e pyes veten dhe juve si dudumë shqiptar: Po, deri kur do të na prini me lutje fetare, flamuj arab e protesta gjoja qytetare në rrugë për Liri… Shqipëri Etnike?!...