E marte, 23.04.2024, 07:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet Këngëtarja e njohur shqiptare e viteve '50-'70 , Marjana Daja

E shtune, 12.05.2012, 10:03 AM


Pengu im, Enver Hoxha s’më lejoi tek Estrada e Tiranës

Si arrita të mbijetoja unë e përndjekura politike, një vajzë jetime dhe me zë të bukur

Nga Albert ZHOLI

.. Marjana Daja u lind në qytetin e Vlorës me 18.04.1950, që në fëmijëri i pëlqente muzika, baleti dhe aktrimi. E ka filluar karrierën e saj artistike shumë herët, që në moshën 13- vjeçare, si fillim në korin e shkollës e më pas fituese e Çmimit të Parë në Festivalin për Fëmijë, ku në juri ishte Vaçe Zela dhe Ferdinand Deda. E më pas përfundoi 7- vjeçaren, ku asokohe jetonte në Shtëpinë e Fëmijës pasi ishte e përndjekur politike dhe që sigurisht nuk i dhanë të drejtën e studimit. Por me shumë sfida , vuajtje dhe diskriminim ajo arriti të mbijetonte.
Më pas kalon në Estradën Profesioniste të Beratit, ku gjithashtu, pati disa koncerte dhe aktivitete. Gjatë koncerteve qëllon Enver Hoxha , ku u mahnit me zërin e magjishëm dhe bukurinë e Marjanës dhe shprehu dëshirën për ta tërhequr në Estradën e Tiranës, por me të marrë vesh që ishte e përndjekur politike gjithçka ndryshoi. Mbas gjithë këtyre përplasjeve me jetën, me shumë sfida dhe peripeci ajo kurrë nuk hoqi dorë nga muzika. Por me ardhjen e Demokracisë dinjiteti i saj u vu në vend dhe ëndrrat e mohuara u kthyen në realitet. Ka qenë e ftuar nderi në disa emisione e spektakle muzikore si “Ethet e së Premtes mbrëma”, ku aty del në skenë pas shumë vitesh. Më pas Ministria e Kulturës me Urdhër të Sali Berishës dhe J. Topallit organizon një koncert në nder të saj nga ku më pas bën dhe një CD me disa këngë të Marjana Dajës. E cilësuar si një nga ikonat e artit shqiptar, në repertorin e saj shënohen këngë që kanë mbetur në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare si “Valsi i Lumturisë”, “Thashethemet”, “Linda për të qenë e lirë” etj.. Në një intervistë ndryshe dhe ekskluzive për “Telegraf”, këngëtarja Marjana Daja, sot 60 vjeçe rrëfen me detaje fëmijërinë e saj, pasionin e madh për muzikën, sfidat, vuajtjet në regjimin komunist, duke filluar që nga jeta kaluar rrugëve, shumë vuajte dhe lot të derdhura. Dhe mbi të gjitha që një vajzë e bukur dhe jetime arriti të mbijetonte ...
- Marjana, sot jeni 60 vjeçe. Si ndiheni ?
Kam kaluar një jetë plot me vuajtje, lot, zhgënjime, sfida, por megjithatë jam e lumtur që gëzoj një respekt të publikut shqiptar. Gjithashtu, falënderoj zotin që kam një shëndet të mirë.
Ju keni marrë një çmim të patë në Festivalin e Këngëve për Fëmijë kur ishit vetëm 13 vjeç. Si e kujtoni atë ditë?

Eh, si e kujtoj. Ishte dhe mbetet dita më e bukur e jetës time. Në komision ishin Vaçe Zela dhe Ferdinad Deda. Ata ishin kolosët e muzikës. Ai çmim për mua mbetet kujtimi më i bukur për gjithë jetën time. Ishte realizuar një ëndërr e madhe që më pas ma këputën në mes.

Si ndodhi që Ju hytë në rrugën e muzikës?
Që në fëmijëri më pëlqente muzika. Mbaj mend se që në moshë fare të vogël këndoja nëpër shtëpi e më pas u angazhova në korin e shkollës, ku u spikata për zërin tim të veçantë dhe alto.
Cilat janë disa nga këngët në repertorin tuaj?
Ne repertorin tim bëjnë pjesë shumë këngë shqiptare dhe të huaja. Janë të shumta saqë dhe nuk i mbaj mend. Përmend këtu “Valsi i Lumturisë” “Thashethemet”, “Linda për të qenë e lirë” “I Love you, Vvithout you” etj..

Cila është kënga që ju pëlqeni më shumë dhe pse?
Kënga “Linda për të qenë e lirë” është një këngë që flet për jetën time, vuajtjet dhe që do të doja të isha e lirë në atë kohë.

-Ju jeni cilësuar si një nga ikonat e asaj kohe. Çdo të thotë për ju ky fakt Mariana?
Sigurisht që ndjehem e vlerësuar dhe e nderuar.

-Thuhet se Enver Hoxha donte t’ju merrte tek Estrada e Tiranës, përse u tërhoq?

Pasi mori vesh që kisha diçka në biografi. Sot as mund të konceptohen këto gjëra. T’ua thuash të rinjve vënë duart në kokë. Kam bërë një jetë tepër të vështirë, pasi m’u privua kënga, ajo që dashuroja më shumë. 

- Cili është mesazhi që doni t’i përcillni artistëve të rinj?
Si fillim shumë punë dhe përkushtim. Sigurisht me vullnet, punë dhe sakrifica arrihet gjithçka.
-A mendoni se në ditët e sotme ekziston dashuria ideale?
Dashuria ka ekzistuar dhe do të ekzistojë gjithmonë. Ajo është ndjenja më e bukur që e shoqëron njeriun gjatë gjithë jetës së tij. Por s’mund të them se ka shumë idealizëm.

- Cili është pengu juaj më i madh?
Që Enver Hoxha më privoi nga shumë drejtime dhe që padrejtësisht nuk më kaloi në Estradën e Tiranës. 

-Cili është këngëtari apo këngëtarja shqiptare më i/e dashur për ju ?
Padyshim Juljana Pasha, është një artiste e kompletuar.

Cili është personazhi shqiptar që vishet në mënyrë perfekte  sipas jush? Mund të them se është Hermes Nika, balerini dhe prezantuesi i Tv Klan. Më pëlqen shumë ai djalë dhe kam besim se do ketë një rrugë vërtetë të gjatë në ekranet shqiptare.

Si nis dita për Marjanën?
Me një kafe turke në ballkon e më pas dal për vrap nga liqeni. Më pëlqen ta mbaj trupin në formë.

Jeni për martesë apo bashkëjetesë ?
Sigurisht të dyja në kohën e duhur.
-Pro apo kundër kirurgjisë plastike ?
Shumë Pro.
- Pro apo kundër Martesave Gay ?
Totalisht kundër, pasi respektoj etikën e familjes, qeliza bazë e shoqërisë.

Dhe së fundmi doni të shtoni diçka tjetër?
Një përshëndetje speciale për familjen time djemtë e mi dhe vajzën time të vetme Kristen. Sigurisht dhe për të gjithë lexuesit !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora