E premte, 29.03.2024, 05:39 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Shqiptari nga Ulqini që po frymëzon të rinjë e të vjetër në Amerikë

E shtune, 12.05.2012, 06:37 PM


SHQIPTARI NGA ULQINI QË PO FRYMËZON TË RINJË E TË VJETËR NË AMERIKË

Nga Frank Shkreli

52-vjeçari Gac Filipaj nga fshati  Këllezën i rrethit të Ulqinit emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 vjetë më parë dhe u vendos në Bronks të Nju Jork-ut.   Kurë mbërrijti në Nju Jork, ai pothuaj nuk fliste asnjë fjalë anglisht, por menjëherë u interesua se si dhe cila ishte mënyra më e mirë dhe më e lirë për të mësuar gjuhën e vendit.  Historia e tij nuk është tepër e ndryshme nga shumë prej bashkatdhetarëve të tij të ardhur në Amerikë nga trojet shqiptare në Ballkan.    Aty ku ndryshon historia e tij nga të të tjerat është kur ai vendosi të punonte si pastrues në universitetin Kolumbia dhe të të realizonte endërrën e tij për tu diplomuar në degën e studimeve klasike.

Këmbngulës dhe i qendrueshëm, Gac Filipaj nip i Dom Simon Filipaj, priftit patriot, aktivistit dhe përkëthyesit të parë të Dhjatës së Re dhe Dhjatës së vjetër të Biblës në gjuhën shqipe, filloi të mësonte anglisht.  Mirëpo,  personi që e mësonte atë anglisht e këshilloi që të gjente ndonjë punë në universitetin e njohur Kolumbia, ashtuqë të ketë mundësi të regjistrohej në kurse të gjuhës anglisht dhe lëndë të tjera pa pasur nevojë të paguante gjë. Lehtësira të tilla bëjnë shumë institucione amerikane për puntorët dhe nëpunësit e tyre.

Gaci ashtu dhe bëri.  Mori një punë si pastrues në universitetin Kolumbia dhe filloi të merrte kurse në mengjes dhe pastaj të fillonte punën e tij të rregullt si pastrues i objekteve të universitetit prej orës 2 pasdreke deri në 11 të mbrëmjes.   Filipajt i mori shtatë vjetë të mësonte anglisht dhe 12 vjetë të merrte diplomën, ndërkohë që punon gjithnjë si pastrues në universitet.   Por më në fund, ketë të Djelë, siç njoftojnë gazetat, stacionet radio-televizive dhe interneti,  Gac Filipaj do të rrjeshtohet me qindra të diplomuar të tjerë  të universitetit Kolumbia përgjithësisht  shumë më të ri e të reja se ai, për të marrë diplomën në degën e studimeve klasike, cum laude -- në një mënyrë duke i dhënë fund kështu një udhëtimi të gjatë prej 20-vjetësh dhe realizimit të ëndërrës së tij për tu diplomuar.

''Këjo është një ngjarje me shumë, shumë rëndësi për Universitetin Kolumbia'', tha dekani i Studimeve të Përgjithëshme të universitetit, Zoti Peter Oun, në lidhje me diplomimin e shqiptarit - pastrues.   Ajo që ka gjithashtu  rëndësi, tha dekani Oun, është se ai konkuroi çdo ditë me të gjithë studentët, shumë më të rinjë se ai.  Pasi deri vitin që kaloi, Filipaj nuk kishte as kompjuter por detyrohej t’i shkruante me dorë raportet dhe shkrimet.   Ai, sipas gazetës Dejli Njus, nuk ka as televizor dhe mund të jetë i vetmi student që nuk posedon një celular.  Dekani i universitetit Kolumbia i tha rrjetit të telelvizionit ABC se ‘’kur e takon Filipajn, madje edhe kur është duke punuar, ai të jep një të qeshur nga e cila mund të dallosh një ndjenjë krenarie për punën që ai ben këtu në universitetin Kolumbia.  Një person që do të ishte shumë krenar për arritjet e tija, do të kishte qenë babai i Gacit, i cili fatkeqsisht ndërroi jetë vetëm tre javë më parë.

Të gjithë profesorët e tijë e dinin se çfarë pune bënte Gaci në universitet, por ai tha se studentët habiteshin kur e shihnin duke pastruar objektet dhe dyshemem e universitetit Kolumbia.

Megjithëse i mori shtatë vjetë për të mësuar anglishten, dhe anglishtja tha ai nuk është gjuhë e lehtë,  Gac Filipaj u shpreh për median amerikane se si i diplomuar në degën e  studimeve klasike,  më e vështira ishte të mësonte greqishten e vjetër.  Latinishtja ishte pak më e lehtë, shtoi Gaci.    Gacit nuk i pëlqen shumë fama që ka tërhequr media ndaj tij, dhe shpreson që këjo zhurmë rreth rastit të tij të qetësohet së shpejti, por shtoi se ra dakord të fliste në lidhje me arritjet e tija nën rrethana shumë të vështira -- vetëm e vetëm-- për tu treguar të tjerëve se nuk është kurrë vonë për t’u arsimuar.  ‘’Unë fillova në moshën 40-vjeçare dhe mbarova në moshën 52-vjeçare, çdonjëri mund ta bëjë këtë, i tha ai gazetës së Nju Jorkut Dejli Njus.

Pas diplomimit të Djelën, pritet që Gac Filipaj t’i këthehet fshisës dhe pastrimeve të dyshemeve të universitetit, pasi ka në plan të regjistrohet për studime pas-universtare  dhe të  vazhdojë të përfitojë nga lehtësirat që i jep universiteti Kolumbia, për të vazhduar studimet pas-univeristare.  Ai i tha rrjetit të teleevizionit ABC se me diplomën që do të marrë të Djelën ai ka realizuar gjysmën e ëndrrës së tij.  Endërra e plotë, sipas tij, do të realizohet  kur të marrë master dhe doktoraturën, ashtuqë eventualisht, thotë ai, do të ketë mundësi të gjejë një punë më të mirë.  “Unë jam gati’’, u shpreh ai për median amerikane, ‘’punoj në pastrime edhe për dy tre vjetë të tjera, ashtuqë të siguroj diplomën master dhe të gjëjë një punë që paguan më mirë.’’

Arrtijet  e Gac Filipajt, duke filluar nga asgjë këtu në Amerikë, vendosmëria dhe qëndrueshmëria e tij për të realizuar  ëndërrën e tij për arsim të lartë, megjith moshën dhe rrethanat shumë të vështira.  Ai i tha rrjetit televiziv amerikan ABC se “e ndiente veten të kënaqur dhe krenar’’. Edhe ne të komunitetit shqiptaro-amerikan na bën krenarë dhe kryelartë.  Faleminderit për shembullin e mirë për të gjithë, për të rinjë e të moshuar, për shqiptarë dhe për amerikanë, duke deklaruar me veprën tënde se kurrë nuk është vonë të realizohen ëndërrat.  Këjo është edhe arsyeja që media amerikane i kushtoi Gac Filipajt vëmendjen e merituar.  Urime Gac Filipaj dhe suksese të mëtejshme në jetën akademike.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora