E premte, 06.12.2019, 10:11 AM (GMT)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Shën-Gjergji i Rugovës

E shtune, 12.05.2012, 11:08 AM


SHËN-GJERGJI I RUGOVËS

Nga: Zeqir Lushaj

-DY VJERSHA + TRI KOMENTE + KATËR FOTO.

(Për vajzën e vëllait tim, të ndjerit Ukë Lushaj, për Rugovën,
 që, më 6 Maj, ditën e Shën-Gjergjit ka edhe ditëlindjen  e saj.
Para 10 ditësh ajo ndërroi nishanat e fejeses me djalin nga Dragobia
Shkëlqim Ismailaj.
 Pra, këtë Shën-Gjergj, më lejoni ta quaj:-Shën-Gjergji i Rugovës).

KURRË NUK JAM VETËM

Po më patë vetëm në shetitjen e darkës,
Të jeni të bindur se vetëm nuk jam,
Jam me ish-nxënësit e shkollës së dashur,
Që si mallin e nënës në zemër i kam.

Jam me barinjtë në shtrungat e vathit,
Duke mjelë delet në Shtyllë të Grisë,
Jam me minatorët e minierës së Kamit,
Udhëtoj me një skodë në Grykë të Dragobisë.

Jam me babain duke i dredhë cigare,
Nën hijen e gështenjës në Malësi,
Jam duke përkundur mbesën Rugova,
Jam në një dasëm me kangë e sharki.

Jam në buzë detit këtë buzëmbrëmje,
Një shoqe ngacmoj për ngjyrën çokollatë,
Jam me një shok në zyrën e punës,
Ku lam përgjysëm raportin e gjatë.
 
I kam me vete të gjithë ata që më duan,
Si fytyrën e nënës që e pret fëmija,
Zemrën time kurrë se leni vetëm,
O njerëz të mirë, o dashuritë e mia.
        ./.
Tiranë, vjeshtë, 1984
(Nga libri” Hija e vendlindjes”, fq 75-76)
   

Çifti i Shkelqimi me Rugoven, nderrojnë nishanat-

Mbesa ime Rugova Lushaj me të fejuarin, zotin Shkëlqim Ismailaj
- Tiranë, 26 prill 2012-

Komenti nr 1,
Komenti nr 1,  më shumë se koment është një Kujtesë për Rugovën, njerëzit e saj, pra edhe për të fejuarin zotin Shkëlqim, e për lexuesit e ZemrësShqiptare, po që po.
Kur lindi Rugova, ne i derguam një letër nipit tonë të vetëm, djalit të hallës sonë të vetme, (të cilën nuk e pamë as nuk e takuam kurrë), Jakup Islamit në Nivokaz të Junikut-Kosovë. Në mes të tjerash në atë letër e informonim nipin se na ka lindur një mbesë e vogël, dhe nga malli për ju e për Kosoven ja kemi ngjitur emrin Rugova. Në letren kthyese mbas pak javesh, nipi jonë na përgjegjet se edhe neve na ka lindur një mbesë e vogël dhe nga malli për ju dajët e mi dhe per krejt Shqipërinë, ja kemi ngjitur emrin Valbona.

6 fmijtë e vellait tim Ukë Lushaj, me dhendërrin e nënën e tyre Mirën-

Komenti nr 2,
Kjo mbesa ime Rugova, vajza e vëllait tim të ndjerë Ukë Lushaj, (strofa 3, vargu 3), at’here kur është shkruar kjo vjershë, pra në vjeshtën e 1984-ës, ka qenë në djep. Dhe, si për koinçidencë në atë vjershë, unë jo vetem përkundja mbesën Rugova, por edhe udhëtoja me një skodë në Grykë të Dragobisë. (Strofa 2, rrjeshti 4).
Me sa duket, paskam parandjerë fejesën e Rugovës qyshkurë ajo ishte në djep, pikrisht në këtë fshat, në Dragobinë e famshme, fejesë e cila erdhi mbas kaq vitesh nga vjersha ime, pikrisht me datën 26 prill 2012, në Tiranë, ku jetojnë të dy të rinjtë e sapo fejuar.Dhe unë, per t’I pershendetur zgjodha pikrisht 6 Majin, diten e Shen-Gjergjit,që është edhe ditëlindja e Rugovës.

-URIME TË PËRZEMËRTA DHE U TRASHËGOFSHI NË LUMTURI-

Psikologu bemirës Arif Hoti, me Rugoven e vëllain e saj të madh Ditmarin

Komenti nr 3,
Unë nuk i nderroj shkrimet as vjershat e mia nga koha në kohë, por nëse do e ribotoj këtë libër, pra librin tim të parë “Hija e vendlindjes”, titullin e kësaj vjershë që lexuat më lart, do e ndryshoj. Në fillim të këtij titulli, do shtoj fjalën NË ATDHE…,
Pra, NË ATDHE KURRË NUK JAM VETËM
        Nuk po e korigjoj unë titullin e vjershës, e korigjoj jeta, të nderuar lexues. Se ja, mbesa u fejua dhe unë mungoj aty tash 15 vjet që kam marrë rrugët e mërgimit e më duket se ç’farë po bëj duke shkruar dy fjalë në Internet! Në kurbet, njeriu është dhe ndjehet ashtu siç është, pra i vetmuar dhe në vetmi! Por, në fund të fundit, faleminderit edhe prej Internetit që na e ka krijuar mundesinë që të “shmallemi” edhe me kaq, me fotot në ekran!
       Si thoni ju, meritohen në këtë urim për fejesën e Rugovës me djalin e Grykave, këto 3 komente për vjershën dhe ky korigjim në titullin e saj?
       Gjithnjë, edhe si një mënyrë e re urimi për një fejesë që qoftë me hajr e me fat. Dhe jemi gjithnjë në sherbim të lexuesve tanë të respektuar, që edhe gjërat e zakonshme të jetës private a familjare, t’ua japim në një menyrë disi tjetër, pra larg stampave e shabllonizmit që ne gazetarëve, ashtu si pa e kuptuar, na ‘kapin” jo rrallë për fyti.

Aty ku është Gjeneral Halit Gjeçi, daja i madh, mungesa e ne të tjereve axhallarë e dajallarë, nuk bjen fort në sy.…

Si mbyllje e këtij urimi, e përshëndes dhëndërrin e ri zotin Shkëlqim si dhe lexuesit e Revistës sonë të nderuar ZSh-së, (sidomos ata që fati i ka bërë kurbetçinj nëpër botë), me vjershën e mëposhtëme:

MË BESONI

Ulur në sediljen e avjonit,
Shikoj në monitor,
I jemi afruar,
Brigjeve të Anglisë.

Oooh! Ngazëllehem,
Lumturohem si fëmija,
Më duket se arrita,
Në oborrin e shtëpisë.

Më besoni, sinqerisht,
Vëllezër, miq edhe shokë,
Shpirti,
E paska shtëpinë të madhe.

Aaah,
Shtëpia ime,
Shtëpia ime…,
Me emrin Europë.
      ./.
(Nga libri “Vdekja e varreve”, faqe 74)
-Për ZemraShqiptare, nga NJ, USA,  Maj, 2012



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT