E enjte, 25.04.2024, 10:04 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: O anglez, mos u bëj anglez!!

E hene, 24.03.2008, 02:26 AM


Organizatorit të emisionit të pistë “Big brother” (Vëllai i madh), ose Biku (mëzati) i madh!

O anglez, mos u bëj anglez!!

Nga  Kadri Mani

Kadri Mani
Kur dikush s’kupton apo shtiret se s’kupton, i thonë, gjithandej: mos u bëj anglez!
Në pyetjen se kush e ka organizuar këtë emision të pistë, shund, (e që nuk ia ka qëlluar kurrkund!), më thonë se e ka organizuar- një anglez!! Dhe se kjo qenka e përbotshme, dhe vetëm tash sa paska arritur në Shqipëri!! Pritet të arrijë edhe në Kosovë, se pisnismenët matrapazë s’kanë as komb as fe dhe as atdhe!!! Ata duke gjakuar Evropën, e gjetën- gropën!
O anglez!- a bën ti të shkosh kah ke ardhur, e në djall të mallkuar të vësh, o ti mysafir i paftuar dhe i marruar!?!  
Deri më sonte (21.3.2008) e kemi parë me habi: ata tipa, të hurit e të litarit, as punojnë, as lozin ndonjë lojë, shah apo..., vishen me mantele të banjës, flasin përçartë si somnambulë, hiena, fantazma!?!
Ama sonte kur edhe i kishim mysafire mbesat tona, dhe kur mëzati e mështjerra ranë në shtrat përpara shokëve e shoqeve dhe përpara opinionit mbarë, të përcjellë me kamerë, ata beterë bijë beterësh!?! Mbaji bre anglez në shtëpinë tënde, se po na vjen ta kërkojmë atë damllamadhin “tonë”: Nuk do të lejojmë që Shqipëria të bëhet han ke katër porta, që të futen hakoçë e dosa!!
Mbani bre ju për vete hakoçët e dosat, pulat e gjelat e rosat!! Se ne nuk duam t’i lozim shtazët, shpezët e insektet!!
Na u kujtua romani i shkrimtarit Bajram Sefaj: “Parisi kot”, ku e përshkruan jetesën parisienë:149-155.
“Të mos hidhërohen zonjat dhe zotërinjtë parisienë, as zonja Mirie- Thérese vetë! Kjo e fundit e para mori impulsin hallpak për mundësinë e shkrimit të romanit  me titull sa s’ka më bizar, mirëpo... Në anën tjetër, e madhe dhe e pamposhtur ishte forca e argumentit: si çdo qytet tjetër në botë, edhe Parisi ka faqen e vet të bardhë, fort të shkëlqyer, por, në anën tjetër, ka edhe anën tjetër, të ngrysur, të errët... ka faqen e zezë, pa ngurrim!
(...) Aktori kishte qëlluar më qenë se qeni. Tërësisht ishte shkrirë në tiparet dhe veset e një qeni saqë, edhe në jetën e përditshme, në jetën private, jo vetëm para kamerave, ishte më qen se qenë!
Njeriu më qen se qeni!
Absurd!
Po!
Por e vërtetë!
Ky farë aktori, kryekëput ishte transformuar në qenin me emrin Didier, rolin e të cilit e interpretonte.
Ai ecte si qen!
Ai ngiste si qen!
Ai lehte si qen!
Ai hante si qen!
Ai pinte si qen!
Ai lëpinte si qen!
Ai dhitej si  qenë!
Ai pshurrte si qen! (duke e ngritur përpjetë, njërën këmbë,si qen!).
(Ngjarje kjo, që nuk do të ndodh kurrë: dorë e lodhur e Ndrecit të shkruaj roman mbi Parisin. Roman a libra tjerë, me shkëlqime diellore, si edhe deri tash, le të shkruajnë ata shkrimtarë, të cilët salloneve ezmeralde të hotelit Zhorzh V, (Georges V, gotash kristale, pinë më shumë uiski e shampanjë shkumëbardhë, sesa emigranti shqiptar pi ujë rubineti).
Të kthehemi te anglezi i bërë anglez: 50.000.- euro ai që mbetet i funti! Biku (mëzati) më i durueshëm e më i madhi, i cili nuk do të flinte nën një jorgan me motrën e vogël!!
Shumë kjo e lakmueshme për dembelët që nuk e duan punën e që anglezi do t’ua mundësojë të mos punojnë dhe t’i përparojë apo t’i degjenerojë!?!
Në shenjë proteste të heshtur, vajzat tona e fikën televizorin dhe dolën jashtë!! Hiq një kashtë, dalin gjashtë, thotë një fjalë, dhe unë u detyrova ta shpreh opinionin tonë të meseve konservatore kosovare!?!
Ama duhet ta kemi parasysh moshën e shtetit tonë foshnjë një muaj e gjysmë, se kur të rritet Prishtina (dhe Tirana) sa Parisi e sa Londra, mbase edhe ne mund të bëhemi kukulla e lodra!?!
Vetëm të mos harrojmë se kur ka qenë Artana (ish-Novobërda) qytet, Londra ka qenë- katund!!

Rënia parë e Novobërdës (Artanës)

Rënia e Novobërdës (Artanës) shënon fundin e shekullit të artë të këtij qyteti. Ajo, në vitin 1456 u shoqërua edhe me murtajë, dhe më 1459 me tërmetin e fuqishëm;   Martin Segoni, rrethimin e Novobërdës e shoqëronte edhe zia e bukës. Këtej, qytetarët ushqeheshin edhe me gjëra të ndaluara, madje për ushqim përdornin edhe duart e veta ("E scrivano che in detto longo assedio di quatro anni fu tanta la fame che alcuni, oltre al manaiare cose obscene e prohibite, si corrosero altresi e si mangiarono le proprie mani").
Sikur si shumë iu kemi besuar të huajve, tash e tutje do të jemi më rigorozë. Apo mbase për  momentin e dhënë, trashtina jonë nuk e kupton?- po pas një shpjegimi ca më të hollësishëm nga ana Juaj, dhe pas një debati të lexuesve, mund ta kuptojmë, e mund të fillojmë të këndellemi edhe ne, dhe nga një e thellë gropë, të nisemi për Evropë!?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora