E premte, 29.03.2024, 01:12 AM (GMT)

Editorial

Bekim Rexhepi: Exkomunikimi dhe çervishi bajat!...

E premte, 11.05.2012, 07:46 PM


Exkomunikimi dhe çervishi bajat!...

(Reagim mbi paçavuren e të ashtuquajturit Prof. Dr. Shefqet KRASNIQI me titull ”Shqiptarët janë popull i nemun, Allahu i pruft n’men”!)

Nga Bekim Rexhepi

Po e parafrazoj një fjalë të popullit tim; - Budallëku nuk ka skaj.

Dhe kjo fjalë e troç-ur i shko për shtati në përgjigjeje të Hoxhës/ Shefqet Krasniqi. Këtij farë njeriu i teket, ta zëmë, kur do e, me çdo kusht do një perceptimi të çoroditur për shqiptaret e sotëm, perceptimi dhe mësymja drejtë një realitet të “pandryshueshëm”, pavarësisht historisë (se shqiptarëve), drejtë fatit apo mallkimit të tij, shqiptaret nuk mund të korrigjohet sipas tekave të hoxhallarëve apo ideologjive disfatiste qe përhapin ithtarët e tyre.

Assesi nuk mund të perceptohet kombi shqiptar si komb islamit. Shqiptaret në historinë e tyre kanë kapërcyer religjione të ndryshme, mitologjike e ideologjike dhe prapë se prapë ata mbetën si komb më vlera të veçanta kulturore shqiptare.

Vetëm një budalla i sotëm përçon në publik formulime të tilla si kjo:”Shqiptarët janë popull i nemun, Allahu i pruft n’men”!, i ashtuquajturi: Prof.Dr. Shefqet Krasniqi.

Ia përkujtojmë për të mos harruar se askund në botë nuk ka popull të nëmur e popull fatlum, por se ka punë të pakryera në përgjithësi nga njerëzit që udhëheqin jetën e një populli dhe e bëjnë atë të duket “i nemitur”, dhe ka punë të kryera në të gjitha segmentet jetësore nga njerëz që udhëheqin  jetën e një populli dhe e bëjnë atë të duket “fatlume”!...

Pra, nëse ka një popull të tillë të nëmur apo fatlum, atëherë mbase duhet shikuar ne kontekstet e zhvillimit të tij apo të ngecjes së tij. Kjo të ngjanë goxha me atë tregimin historik të islamit, se si:” një rob i zotit, qe kishte ndërtuar 3 herë pallatin e tij, për shkak se ky pallat padrejtësisht ishte shndërruar në element paragjykuese tek populli (dembel i asaj kohe), i cili përveçse hatërohej me robin po hatërohej edhe me vet zotin. Fakti i “popullit dembel” qeponte në atë se pse disi zoti njëanshëm kishte nxjerrë gjithë simpatinë e tij tek robi dhe jo njëtrajtshëm edhe me të tjerët. Gjykimi i zotit në këtë mënyrë nga “populli dembel” në esencën e tregim, gjithsesi orvatët të dëshmohet fuqia e argumentimit të një sprove ne mes të robit punëtor dhe të popullit dembel. Pra, në këtë tregim mbase, individi dhe bashkësia duhet të bëjë besimin dhe punën si një domosdo në jetë qe ajo të ketë më shumë luksin e një “Deux Machina”dhe jo “mjerimin dhe fatin e nëmur”.

Hoxha kaq budalla sa është, dhe kaq i pa skaj sa është, nuk arrin të kuptoi esencën jetësore të njerëzimit, madje përtej hundës së tij. Nuk mund të shtrohen vlerësim të tillë absurd, në një shoqëri e cila ne fakt përjeton botën mekanike, të cilën në të shumtën e rasteve e bënë për të qenë si zoti i tij, sepse ia lehtëson gjërat e liron nga vështirit fizike mendore, etj.

Nuk ka një shqiptar të vetëm qe nuk mund të lum’nohet me emrin dhe ekzistencën e Nënës Teresë, e nënës shqiptare qe u bë nënë e shëmbëlltyrës  botërore. Mu tek ky rast të përkujtojmë mëkatin e Hoxhës SH. Krasniqi, të hoxhë ziut, qe u bë zot më i madh se zoti vet, duke ia përcaktuar vendin e prehjes Nënës Teresë.

Këtij farë njeriu i teket, ta zëmë, kur do e, me çdo kusht do ti prek me duar të zeza, kodet e shqiptarëve.

Por, çka me popullin tani se këtë se kuptojmë?!.. Populli shqiptar ka kodet e tij, Agroni, Teuta, Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Gjon Buzukut, Nëna Teresë, Adem Jashari etj, dhe po preken këto kode, e bënë vërtetë karremin, e karremi hoxhë ziu, mbase po karikaturohet si i njeriu me atë bombë mbi kokë.

Përforcimi i identitetit vehabist

Sot jemi dëshmitar të identiteteve të sforcuara religjioze qe e dehumanizojnë njeriun dhe e kërcënojnë vazhdimisht shkatërrimin e tij si qenje njerëzore, e zhvendosin atë në zonën e disfatizmit dhe e bëjnë të ndrojtur edhe nga hija e tij. Janë struktura të infiltruara në Kosovë, qe për shkak të reagimeve orvaten të zbuten, herës të bëjnë strucin e ditës dhe herës demonin e natës. Vehabizmi ka një identitet të sforcuar në Kosovë, këtu i verbëti mbetet pa shkop sepse realisht prekën gjërat. Vitin e kaluar më rastisi të shoh një shqiptare të mbuluat me ferexhe, as sytë dhe asgjë lëkure nuk dukej në të veç mbuloja, kishte hyrë në një byzhiteri, dhe për çudi të zotit, ajo kërkoi një buzëkuq, ky akt në këtë kohë të le exkomunikativ, por edhe më keq qe s’durohet më ky çervishi bajat...



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora