E marte, 19.11.2019, 11:05 AM (GMT)

Kulturë » Kinema

Milazim Kadriu: Në Podujevë u përmbyll Festivali i filmit “Llapi Film Fest-2012”

E premte, 11.05.2012, 05:23 PM


Në Podujevë u përmbyll Festivali i filmit “Llapi Film Fest-2012”

Çmimin  “Zahir Paraziti” e mori amerikani Xhullian Heggiegs me filmin  “Thref”

Nga Milazim KADRIU

Festivali ndërkombëtarë i filmit të shkurtër “LLAPI FILM FEST-2012” që u mbajt në Podujevë për katër ditë me radhë  një arenë  argëtimi për artdashësit llapjanë. Ky festival i organizuar nga OJQ-së “Alternativa Vizionare” siç tha në mbyllje drejtoresha  festivalit Antigona Islami me një përkrahje simbolike materiale por me përkrahje të madhe morale nga Qeveria e Kosovës ky festival solli një kënaqësi të artit në Llap. Ajo tha se me këtë festival është bërë një hap i vogël drejtë një hapi të madh që do të bëhet më tutje. Gjatë këtyre ditëve u shfaqën 50 filma të metrazhit të shkurtër nga kineast të vendeve të ndryshme si nga Kosova, Shqipëria, SHBA, Argjentina,Spanja, Bullgaria, Çekia, Anglia, etj. Ndonëse festivali është organizuar në nderim të  heroit të kombit Zahir Pajaziti, pikërisht për atë edhe ka filluar në Ditën e Dëshmorëve dhe u hap me “Trokitja”  nën regji të Mumin Jasharit për të vazhduar me filmat tjerë. Po ashtu edhe çmimi kryesor i festivalit u dha me emrin e heroit Zahir Pajaziti. Në mbyllje të festivalit para të pranishmëve Vëllaznim Qerimi foli për figurën e ndritshme të Zahir Pajazitit. Ndërsa simboli i rezistencës Adem Demaçi, bilbili i këngës shqipe Nexhmie Pagarusha dhe familja e heroit Zahir Pajaziti nga  organizatori janë nderuar me mirënjohje. Në natën finale juria e festivalit ka shpall shpallë çmimet e festivalit. Kështu çmimi më i mirë për filmin  kosovar i takoi  “Windows XP” i Ujkan Hysajt, çmimi i publikut iu dha filmit “E dashura..... nga Shqipëria, çmimi  i stafit, filmit nga Bullgaria,  Filmi më i mirë shqiptar “Katër qirinjtë” të  Nerita Veliu, Skenari më i mirë – ishte i filmit të  Llukas Figuero nga Spanja,Fotografia më e mirë, Simon Elies nga Anglia , Regjisori më i mirë, Urkan Burkan nga Italia,Dokumentari më i mirë  “Kthimi në Kosovë” i Milaim Zekës, çmimi aktorja më e mirë, Arta Dobroshi, aktori më i mirë, Avni Dalipi, Filmi më i mirë i shkurt “Art Alole”  nga Spanja dhe çmimi kryesor Zahir Paraziti iu dha filmit amerikan  “Thref” të  Xhullian Heggiegs.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT