E premte, 29.03.2024, 02:22 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Laura Rushani: Braila e rilindjes shqiptare në zemër të Bukureshtit

E premte, 11.05.2012, 06:44 PM


Braila e rilindjes shqiptare në zemër të Bukureshtit

Nga Laura Rushani

Elita intelektuale e Rumanisë ka një mendim fort mirë për shqiptarët. Kjo u pa edhe këto ditë kur u mbajt një manifestim i rëndësishëm kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe lidhjeve rumuno-shqiptare në Bukuresht. Drejtori i Muzeut të Letërsisë Rumune, Prof. dr. Lucian Chi?u, që në hapje të këtij solemniteti ku u përuruan tre autorë rumunë (Nicolae Grigore M?r??anu, Stere Bucovala dhe Constantin Gherghinoiu, me tre libra të rikënduar në gjuhën shqipe nga autori i këtij shkrimi-B.Y.), përmendi Brailën si qendër kozmopolite dhe gazetën e parë shqipe të Rumanisë, „Drita” (1887). Sipas tij, ndërmjet shqiptarëve të Brailës dhe Shqipërisë ka ekzistuar një bashkëpunim i ngushtë dhe fort i vjetër. Ndërmjet rumunëve e shqiptarëve ekziston një miqësi e lashtë që daton nga periudha trako-ilire, para dyndjes së sllavëve në Ballkan. Mos të harrojmë se filologu i madh, Alexandru Philippide, në vëllimin e dytë të librit „Origjina e Rumunëve”, që mban titullin „Çka thonë shqipja dhe rumanishtja” (Jash, 1927), ka theksuar me fjalë të tjera se asnjë gjuhëtar rumun nuk mund të dëshmojë se është gjuhëtar i mirëfilltë po qe se nuk e studion gjuhën shqipe dhe dialektet e saj.

Lansimi i pardisaditshëm (7 maj 2012) në zemër të Bukureshtit, ishte një moment historik ku u përkujtua Naum Veqilharxhi dhe vepra e tij, festivali Ndërkombëtar Balcanica (2010), me poetë nga Kosova e Shqipëria, ku Dr. Luan Topçiu lansoi para autoriteteve të Bashkisë idenë e ngritjes së bustit të Naum Veqilharxhit në Brailë, ide e cila u realizua para një viti me një inaugurim historik (2011). Nga të pranishmit në sallë vlen të përmendet autori i antologjisë së parë shqipe në gjuhën rumune, Toma George Maiorescu, Dr. Xhelku Maksuti, themeluesi i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, ambasadori i Shqipërisë në Rumani, z. Sami Shiba, poetesha Victoria Milescu me origjinë nga Braila, e përkthyer në gjuhën shqipe përmes vëllimit “Bukuri e trishtme”, Monica Mureshan, autorja e vëllimit eseistik „Kosova letrare”, Anne Marie Bezhliu, miku i madh i shqiptarëve, Gheorghe Bucura (përfaqësuesi i parë i Zyrës Rumune në Kosovë), Televizioni qendror i Bukuresht, aktorë, shkrimtarë, poetë dhe kritikë letrarë, miq dhe dashamirë të panumërt të Kosovës dhe Shqipërisë. Kamerat televizive xhiruan edhe disa ballina të revistës “Shqiptari” dhe disa libra të autorëve tanë të botuar në gjuhën shqipe e disa tjera të rikënduara në gjuhën rumune.

Aktoret Doina Ghicescu dhe Isabella Draghici recituan vargje nga veprat e potëve të përmendur. Manifestimi u mbajt në të njëjtën sallë të Muzeut të Letërsisë Rumune ku para 7 vitesh u bë përurimit i poetit të parë nga Kosova, Dr. Sali Bashota 2005), fill pas përkthimit të vëllimit të parë nga kjo zonë (Halil Haxhosaj, Hija e ëndrrave, 2004). Nga të pranishmit në tryezën qendrore, shkëlqeu dr. Luan Topçiu me ligjërimin e tij të shkurtër kushtuar Brailës dhe lidhjeve të saj me Shqipërinë, duke arritur të mahnitë të pranishmit me elokuencën, gjestet dhe fjalët e tij prej një misionari të denjë me përvojë  diplomatike që din të krijojë admirim e të transmetojë guxim, kurajë, angazhim, ambicie, krenari, lojalitet dhe respekt. Shkëlqesia e tij me këtë rast joshi publikun duke bërë fjalë për Shqipërinë dhe duke iu referuar edhe vlerave të mirëfillta letrare të poetit Marashanu.

 FRAGMENTE NGA MESAZHET E SHPREHURA NË MANIFESTIM

Dr. Xhelku Maksuti (Nikolla Naço i ditëve tona): „Para nesh kemi tre ambasadorë: Ministrin e Ambasadës Shqiptare, Dr. Luan Topçiun, autor i fjalorit të parë shqip-rumanisht, që përmban 40.000 fjalë dhe një hapësirë tipografike prej 1.246 faqesh, i vlerësuar edhe nga akademiku dhe albanologu i famshëm Grigore Brënkush (rum. Brâncu?). Dhe kemi para nesh zotin Sami Shiba, ambasadori i Shqipërisë në këtë vend të pasur me ar. Kur vjen fjala për ar, këtu e kemi edhe Baki Ymerin, ambasador i kulturës shqiptare në Bukuresht, shqiptarin me shpirt të florinjtë që organizon manifestime të këtilla në emër të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Rumania në këto çaste mburret me dy gjëra: me Baki Ymerin që i përkthen shqiptarët në gjuhën rumune, dhe me arin e Maleve të Apusenit të cilin e kanë përpunuar ilirët tanë para dymijë vitesh, në kohën e Perandorit Traian. Pra, të mos harrojmë se Rumania është e pasur me ar, me poezi, me natyrë të bukur dhe me manifestime të bukura, siç është përurimi i sotëm i letërsisë rumune në gjuhën shqipe!”

Dr. Luan Topçiu (Ministër-Këshilltar i Ambasadës Shqiptare): “Lidhjet e Shqipërisë me Brailën janë të motshme dhe mbresëlënëse. Përpos Gjergjinoiut dhe Bukovalës, sot e kremtojmë edhe një mik të madh të Shqipërisë, poetin Nicolae Grigore Marashanu që na ftoi para dy vitesh në Festivalin e Poezisë Balcanica, kushtuar tërësisht poezisë shqipe. Vlen të theksojmë se edhe përmes kësaj rruge fisnike, krijohen dhe përforcohen ura të shëndetshme mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Një argument më shumë për ne shqiptarët, për ta lexuar në gjuhën shqipe, përmes përkthimit besnik të Baki Ymeri-t, këta tre poetë të lindur në qytetin e Braila-s, është se në Braila ka jetuar dhe vepruar Naum Veqilharxhi, ideologu i Rilindjes sonë Kombëtare, autori që ka hartuar abetaren e parë të gjuhës shqipe. Dhe sot në vigjiljen e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, kemi rastin të sjellim një homazh për këtë figurë të shquar të Rilindjes Kombëtare shqiptare dhe nderim për qytetin e Braila-s dhe për poetët e saj që mund të lexohen sot dhe në gjuhën e Veqilarxhit. Le t’i urojmë poetët e sotëm, në këtë qendër kaq të rëndësishme të kulturës rumune, mirëseardhje në gjuhën shqipe!”

Ambasadori Sami Shiba: “Librat respektive u bashkohen veprave tashmë të përkthyera nga letërsia rumune në shqip. Me këtë rast, më lejoni të ndaj vlerësimin se veprimtaritë e tilla kulturore përbëjnë një kontribut dhe një vlerë të shtuar për njohjen më të mirë të kulturës edhe në Shqipëri. Dëshiroj të falënderoj përkthyesin e veprave, zotin BakiYmeri dhe shtëpinë botuese që bënë të mundur që vlerat e veprave të poetëve të përmendur të përçohen edhe tek publiku shqiptar. Përfitoj nga rasti të nënvizoj se promovimi i këtyre librave bëhet pikërisht në vitin që shënon 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme, që po kremtohet gjërësisht ngagjithë shqiptarët, të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe të Maqedonisë, Luginën e Preshëvës dhe kudo ku shqiptarët jetojnë në mbarë botën. Përfitoj nga ky rast të bëj me dije se me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada, në bashkëpunimin me institucionet rumune, që tashmë kanë ofruar mbështetje të plotë, dhe me komunitetin e shqiptarëve të  Rumanisë do të organizojë një sere aktivitetesh të rëndësishme shkencore, kulturore, artistike etj.

Inaugurimi i Naum Veqilharxhit në Braila

Drejtori i Muzeut duke e hapur manifestimin

Ambasadori Sami Shiba dhe Ministri i Ambasadës Shqiptare, Dr. Luan Topçiu

 

Pamje nga salla


Pllakati i Thirrjes



(Vota: 244 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora