Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kristaq F. Shabani: Nijazi Ramadani, poet, prozator, studiues

| E enjte, 10.05.2012, 06:47 PM |


NIJAZI RAMADANI, POET, PROZATOR, STUDIUES KOSOVE

Retrospektiva e bukur.... 'Nje evidentim me vlere!"

Nga Kristaq F. Shabani

Me Nijazi Ramadanin njihem para do kohësh, madje, duke më tërhequr pasuria e tij krijuese në organin tonë letrar, qysh para 8 vjetesh, e kemi evidentuar, duke i botuar një cikel poezish të tij, i cili u prit mjaft mirë nga lexuesit e Pegasit , organ letrar , i cili doli për herë të parë në vitin 2002, në majin e Luleve të Verës dhe u prezantua në mjediset e Hotel "Dhembel" Permet në një veprimtari kombëtare në nderim të Poetit tonë Kombëtar, Naim Frasherit, ku Lidhja jonë për herë të parë dhe të fundit bashkëveproi me ish Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë , të kryesuar aso kohe nga z. Limos Dizdari.

Në këtë veprimtari të madhe morën pjesë shumë poetë, shkrimtarë të njohur, studiues të asaj kohe . Vlen të përmendën: Poeti Moikom Zeqo, i cili ka mbetur gjithmonë mik dhe dashamirës i Pegasit, Prof. Nasho Jorgaqi, shkrimtari i njohur Dhimiter Xhuvani, shkrimtari Pjeter Arbnori, poeti Xhevahir Spahiu e shumë të tjerë...

Pegasi, në këtë veprimtari tregoi forcat e veta dhe se i përkiste të ardhmës, pasi ishte një lidhje vizionare dhe me synime të përcaktuara qartë. e ardhmja e tregoi forcën e Pegasit dhe, madje arriti sa një "revistë " në Greqi iu vendos emri i tij, kur Pegasi ka qenë ligjëruar që në vitin që në vitin 1998, por ideatorët dhe krijuesi i tij e ka filluar këtë veprimtari shumë kohë më parë...Është ndër për në që një revistë ka huazuar emrin tonë. ishte koha kur Pegasi sulmohej duke e motivuar si një "krijim i jashtëm, me ndikim të jashtëm dhe madje, u botua edhe një shkrim në një revistë e quajtur "Koha ", të cilën e ruaj sepse do të me duhet që të balalfaqohem pas një dekadë me botuesin e  saj që tashme e kam dhe mik në facebook...

Iluzione për Pegasin krijuan edhe disa anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Shkrimtarëve të Kosovës, të cilët anatemuan ndaj Pegasit Albania dhe Pegasit Kosova, i cili u krijua vitin e kaluar me 15 prill . E përmenda këtë, pasi edhe në këtë veprimtari, më kujtohet mirë, është recituar një poezi e Nijaziut, kur Prof. Zymer Neziri, një studiues i talentuar i Institutit Albanologjik të Prishtinës e mori në dorë numrin e Pegasit, ku kishte shkrime edhe të studiuesit, Dr. Ibrahim Rugova dhe poezi të Nijazi Ramadanit buzëqeshi dhe me tha : 'Nje evidentim me vlere!"

U dha rasti që më 28 nëntor 2011 në veprimtarinë madhore "POETET E KOMBIT APELOJNE" në prishtinë, në kinemanë "A,B,C" Nijazi Ramadani e festoi bashkë me ne poetët Përvjetorin e Pavarësisë së Kombit dhe me një qetësi të admirueshme më dhuroi librin e tij poetik dhe prej këtij libri recitoi ndjeshem edhe një peozi.

Pasi u ktheva në Gjirokasterë lexova vëllimin poetik të Nijazi Ramadanit dhe të them të drejtën më përshtypëzoi.

Ne tashmë, do të vijojmë të paraqesim dhe të kemi në gjirin tonë "ajken" e letërsisë, artit dhe kulturës sonë kombëtare, do t'i evidentojmë ata dhe do të impulsojmë talentët e rinj të këtij Kombi... sikur është rasti i Nijazi Ramadanit.

(LNPSHA "PEGASI" ALBANIA/ PARTICIPANTS IN THE CONGRESS OF "PEGASI" ALBANIA APRIL 20,21,22, 23 2012 , TIRANA , ALBANIA, PRISHTINA , KOSOVO... Pjesëmarresit e KONGRESIT TE PARE NDERKOMBETAR "MUZA POETIKE PEGASI 2012" I LNPSHA "PEGASI" 20,21,22, 23 PRILL 2012 -TIRANA , ALBANIA, PRISHTINA , KOSOVA)