E enjte, 28.03.2024, 11:20 PM (GMT)

Kulturë

Milazim Kadriu: Dëshmi e një kujtese historike për tragjedinë e shpërnguljes

E enjte, 10.05.2012, 06:59 PM


Dëshmi e një kujtese historike për tragjedinë e shpërnguljes

Libri monografik “Familja Pllana Halabak” e autorit Shaban Pllana

Nga Milazim KADRIU

Historia e popullit shqiptar është shkruar me gjak e lot, e këtë fat të zi e kanë pas nga fqinjët serb e helen të cilët gjatë historisë patën qëllime grabitqare ndaj tokave shqiptare. Një pjesë të kësaj historie na e sjell edhe Shban Pllana në librin e tij monografi “Familja Pllana Hlabak” që ditë më parë doli nga shtypi. Në këtë monografi që i kushtohet kësaj familje që jeton në fshatin Halabak të Podujevës e që të parët e tyre kanë ardhur nga Pllana e Madhe të dëbuar në atë kohë me dhunë nga pushtuesi serb. Në pjesën e parë të kësaj monografie autori sjell të dhëna historike për muhaxhirët, për dhunën  serbe mbi popullatën  shqiptare në shekullin e 19-të. Po ashtu autori në këtë pjesë të librit na sjell emrat e vendbanimeve shqiptare nga të cilat janë dëbuar banorët autokton shqiptarë e që më pas janë populluar me serb. Siç dihet në këto pjesë që dikur ishin të banuara nga shqiptarët përfshihen më se 720 vendbanime në rajonin e Toplicës, Pustarekës, Masuricës, Polanicës, Pirotit, Vranjes etj.

Në një pjesë të këtij libri autori flet për shpërnguljen e dhunshme të muhaxhirëve gjatë luftës serbo-turke 1877-1878, si dhe vendosja e tyre nëpër Kosovë me theks të veçantë për familjen Pllana të cilës i kushtohet edhe kjo monografi.

Kësaj popullate të dëbuar nga ushtria serbe me dhunë nga trojet e tyre i takon edhe familja Pllana e cila tash është e shpërndarë në fshatra e qytete të Kosovës e më gjerë. Familja Pllana është shpërngulur nga Pllana e Madhe dhe nga Pllana e Vogël, fshatra këto që tash janë në afërsi të Prokuples në Serbi.

Autori duke u ndalur në historikun familjes Pllana të Halabakut mundohet të sjell disa fakte  historike dhe gojore që janë përcjell brez pas brezi. Këto fakte të prezantuara në këtë libër janë material i mirë për studiuesit e kësaj lëmije që të kenë një material bazë jo vetëm për këtë familje por për shumë sosh që në atë kohë patën fatin e njëjtë të dëbimit nga vatrat e tyre.

Në vazhdim autori sjell të dhëna për fshatin Halabak të Podujevës ku tashmë jetojnë pasardhësit e familjes Pllana nga Pllana e Madhe. Po ashtu ai sjelle edhe një historik për jetën dhe vështirësitë me të cilat është përballur kjo familje në të gjitha etapat e më pastajme të vendit që ka kaluar nënë okupim deri në vitin 1999 kur edhe në Kosovë erdhi liria që edhe kjo familje dha kontributin e saj për këtë liri. Po ashtu autori sjell të dhëna për rrugëtimin e kësaj familje që ka bërë që nga Pllana e Madhe deri në Kosovë që fillimisht ishin ndalur në Pejë ku një pjesë mbetet aty, një pjesë në Vushtrri, një në Prugofc kurse një pjesë në Halabak me qëllim që të jenë më afër Pllanës së Madhe me shpresë se një ditë do të kthehen sërish aty. Ndonëse autori thotë se në odat tona është fol shumë herë se një pjesë e kësaj familje ndodhet në Pejë nuk kemi pas lidhje me ta dhe ai përshkruan njohjen dhe lidhjen  e tyre me familjarët tjerë që tash mbajnë mbiemrin Muhaxhiri. Ndonëse me familjet në Vushtrri dhe Prugofc kishim takime më të shpeshta për shkak të afërsisë territoriale me ata në Pejë na mungonte kjo derisa autori thotë fillova që të mbledh shënimet për trungun familjar.

Më pas autori sjell shënime të shkurtra biografike për të gjitha anëtarët e familjes Pllana në Halabak të Podujevës. Po ashtu në libër janë të botuar edhe disa poezi që u kushtohen muhaxhirëve dhe familjes Pllana nga autori i kësaj monografie si dhe këngë popullore kushtuar kësaj dhembje të madhe të popullit tonë. Kjo monografi sjell një pjesë të historisë së tragjedisë shqiptare të ndodhur një shekull e gjysmë më parë ku pjesë e kësaj tragjedie është edhe familja Pllana. Një vështrim rreth këtij libri e ka dhënë edhe prof. Dr. Nusret Pllana. Në fund autori sjell edhe literaturën që e ka shfrytëzuar për hartimin e monografisë.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora