Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Shqiptarët Ortodoks të Maqedonisë (2)

| E enjte, 10.05.2012, 06:32 PM |


Shqiptarët Ortodoks të Maqedonisë (2)

“Edhe nëse është ditë ndeze qiriun që të gjesh njeriun e ndershëm” Dioxheni ( 412- 323 prk)

Nga Fahri Xharra

Ligj kundër gjuhës shqipe. Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandorisë osmane më 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki” (14.korrik.1999).

Ku jemi ,çka jemi ,për kend jemi ? E duam ne vetvetën? Për shekuj me radhë turqit qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvendësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumërt e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe.

Çfarë janë arësyet qe ne jemi tkurrur territorialisht dhe numerikisht si komb ne vazhdimesi.?

Vorbulla e historisë sonë gjithëshqipatre, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë  dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.

Udhëpërshkruesi anglez H. N. Brailsfort, në librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër (1906), ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë. Shqiptarët ortodoksë ishin të pranishëm njëlloj në krahasim me shqiptarët e besimeve  të tjera, afërsisht njëlloj në gjithë Shqipërinë e Mesme sa ishin të pranishëm në Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, aq ishin edhe në Strugë, Prespë, Dibër, Gostivar, Krushevë, Manastir këto janë veneriket shkencore të kohës. Në këtë rrugë të asimilimit mbetën të paprekur për një kohë shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme të Dibrës me fshatrat Duf dhe Jellovicë të Gostivarit, pastaj të fshtatrave Labinishtë afër Shën Naumit (Ohër) e ndonjë tjetër dhe pjesa tjetër nëpër qytete”.

Pra fjalën e kam për Shqiptarë Ortodoks të Maqedonisë ,dhe me ta dhe qështjen e tyre do të mirremi në kët shkrim. Njerëzit këtu ende nuk janë të vetëdijshëm., jo nga mosdija por nga frika  se Historia do ta bëj të veten,  dhe të thuhet e vërteta  dhe se është e vërtetë se Reka e Epërme me të gjitha fshatrat, e gjetiu kanë folur shqip deri në vitin 1960 .Normalisht, gjithkush ndjehet ashtu si dëshiron, por gjenerata e re duhet ta dijë të vërtetën.  Vetëm nëse iu tregohet e vërteta ata  do të shkunden nga errësira që iu është imponuar.

“Dua vetëm të tregojë një ngjarje.Ndoshta  do të tingllon mire,dhe disi po me lidhet ,me këta njerëz ( shqiptarët ortodoks të Maqedonisë).Në një bisedë që e kisha para dy tri vjetesh me një  të njohur në Gjermani.S´pari me pyeti se nga jeni ,dhe une i tregova se jamë Shqipetar,kurse ai mu pergjigj  që qenkemi t´afërt ,dhe unë i thash si ka mundesi ,kurse ai më tha :une Gjyshen e kam shqipetare t´Maqedonisë.Bile me tha se e kam te inqizuar ne tel se si flet Shqip,dhe unë nga kureshtja që të bindësha i thash se a bën ta ndegjoj.Por kur e leshoje ajo nuk fliste “ shqip,”por një gjuhë disi te perzier me maqedonishte ,dhe i thash se kjo nuk flet shqip,kurse ai mu pergjegj  se gjyshja ime nuk pranon asgjë tjeter vetëm se është Shqipetare,dhe më tha se nuk e kam ndegjuar t´ketë thën ndonjëherë se ka ndonjë komb tjetër. ( Xhavit Ramadani,Gjermani) . Pra ?

Sa janë në numër këto gjyshe dhe këta nipër të tillë që nuk guxojnë të tregojnë se janë shqiptar,dhe jetojnë në Maqedoni?

Pikërisht mungesa e një platforme kombtare shqiptare na bëri që të jemi jo unik dhe e pësuam shum keq në histori. Platforma sllave e ka zanafillën që në shekullin 16 kur Rusia i përktheu veprat kishtare të Bizantit e përkthyesi kryesor ishte Mihail Artioti me origjine shqiptare ,sllavet e krijuan strategjinë dhe unitetin fetar dhe në shekullin 19 dolën me platformë për formimin e shteteve kombëtare sllave.

Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Porse, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e përdoruar për këtë politikë asimiluese  edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë. Edhe Jugosllavia e Titos kur e krijoj Maqedoninë si republikë e vazhdoi në të njëjtën mënyrë me shqiptarët ortodoks.  Po këta të sotit çka bëjnë më pak ?

Janë shumë shqiptarë të Maqedonisë që janë ortodoks e që nuk guxojnë të flasin se çka janë. Kalaja e Shkupit e meshefë të heshturën e shekujve. Edhe aty kishte kishë ortodoks shqiptarë. Ajo apo ato u rrënuan. kurse tani sllavishtfolësit e duan ta përvetësojnë  historinë  tonë e të mbjellin një kishë të tyre. Ortodoksët shqiptarë, ata nuk guxojnë të flasin, ata nuk guxojnë të çfaqën e lëre më të kërkojnë kishën e tyre  ortodokse shqiptare. Historia jonë ende duhet t’i ruhet forcave centripetale që me ngulm e shtyjnë kombin tonë drejt vrimës së zezë të përpirjes.

“Të tjetërsuarit në Maqedoni janë shqiptarë dhe duhet të bëjmë çdo përpjekje pa u lodhur kurrë që ata shqiptarë ortodoks të rikthehen në identitetin e tyre të parë shqiptarë. Që të na thonë se vetëm muslimanët janë shqiptarë në Maqedoni e s`ka të tjerë kjo është e pa pranueshme. slavët e kanë planin e tyre : shqiptarët ortodoks janë sllav , shqiptarë musliman janë turq kures ata katolik janë zhdukur.( të mos harrojmë që Nën Tereza ka lindur në një lagje katolike të Shkupit) (Ilir Taraj)

  Zhdukja” ishte  e mundur ne saje të platformës pansllaviste te inicuar nga Rusia e cila platformë filloi të zbatohet në dëm te qështjes shqiptare e sidomos pas vitit 1814 dhe Aleancës së shenjtë e cila u realizua me inicim te Rusise. Si rrjedhim i kësaj u shuan të gjitha lëvizjet shqiptare që synonin pavarësi dhe autonomi nga turqia  dhe kryengritjet që i inicuan shqiptarët i shfrytzuan grekët dhe sllavët të i bëjnë shtetet e tyre nacionale. Teoria e Wikelmanit e shekullit 18 për të bër shetetin modern Grek si dhe teoritë e Homajkovit dhe Danillevskit për të formuar shtetet sllave ne Ballkan te cilat ishin po tërësisht nën kontrollin Rus ndikuan në t'kurrjen e territoreve shqiptare, asimilimin e shqiptarëve duke e lënë popullin shqiptar pa as një të drejtë kombtare, të varfër, të perqarë dhe në proces te vazhdueshëm te asimilimit dhe dëbimit nga tokat e tyre. Kurse Turku vetë iu ndihmonte në këto qëllime satanike. (Qazim Namani)

Duhet bër shumë në ndriqimin e të vërtetës rreth asimilimit te popullatës shqiptare ortodokse ne Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi. Të rikujtojmë edhe njëherë se shumica e manastireve ortodokse ne Maqedoni ishin shqiptare, dhe se në Manastirin e Shën Gërgurit sot Jovan Bigorskit deri me 1945 liturgjia  kryhej në gjuhën shqipe; manastir  i cili u dogj per të humbur gjurmët shqiptare . Pushteti dhe kisha ortodokse sllavo serbe e shtyen  që për këtë manastir te doktoroj Julia Trickovska me qëllim të falsifikimit të fakteve historike dhe të njejtën permes Këshillit të Evropës e sollën në Kosovë që të drejton Trashëgimin Kulturore. Po e njejta është bashkautore e Enciklopedisë së Maqedonisë dhe  të katër librave tjerë që e falsifikojnë kulturën dhe traditën shqiptare në Maqedoni. Julia bashkpunon me arkeologun Pasko Kuzmanin të cilit ju besuan shumë vepra dhe publikime për pervetësim të kulturës materiale shqiptare në Maqedoni.

Dhe një ditë  ata , shqiptarët ortodoks mund ta thonë të vërtetën e tyre të lashtë e të tashme njëherësh pa frikë ....sepse ata  janë rrënjet e lashta të gjakut tonë....iliro-arberor-shqiptar....rrethanat ua kanë diktuar shumë gjëra të rënda... Në fakt në Maqedoni kanë filluar të shfaqen haptazi disa persona në deklarimin e tyre si shqiptar ..dmth nga ata shqiptare ortodoks ..edhe kjo punë që po  e lobojmë e ka për qellim sensibilizimin dhe kthimin e këtyre shqiptarëve në identitetine tyre kombëtar, atëherë fitorja jonë do t `ishte e menjëherëshme ..dhe sllavët  do të tretëshin si krypa në ujë se puna e tyre  disa dhjeta vjeqare iu shkoi kot.

“ Por armiku më i madh i këtyre ( Shqiptarëve ortodoks në Maqedoni) janë vetë Shqiptarët. Sot kur kemi historian, libra, mundësi për të gjurmuar, të shkollohemi e të emancipohemi në çdo fushëveprimi, ne ende po mirremi me fajtorë .Neve kemi fakte. Neve na mbetet që të zgjojmë vetëdijen e secilit. Kur do të vie ajo ditë që Shqiptarët  Ortodoksë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni e më së pari ata në Kosovë të pranojnë se kush janë. ( Jeton Kadiri )”

08.05.12