Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Juventus vendos yllin e tretë

| E marte, 08.05.2012, 02:33 PM |


Ashtu sic kishte paralajmëruar presidenti Andrea Agnelli, ende pa u shpallur kampionë të Italisë, skuadra e Juventusit vendos yllin e saj të tretë, që korespondon me 30 kampionate të fituara, “në fushë” sipas klubit sportiv torinez.

Në zyrat qendrore të Juventusit në rrugën “Galileo Ferraris” në Torino, nga dita e mërkurë, valvitet flamuri i ri i bardhezinjve, me 3 yje dhe me numrin 30, që korespondon me numrin e kampionateve të fituara që pretendojnë drejtuesit, por dhe tifozët e “Zonjës së Vjetër”.

Për federatën italiane të futbollit, titulli i fituar këtë sezon për Juventusin, është i 28-ti, pasi kampionati i 2005 u anulua ndërsa titulli i 2006-s iu dorëzua në tavolinë Interit pas shpërthimit të skandalit “Calciopoli”. Megjithatë, federate s’mund të ndalë bardhezinjtë nga vendosja e yllit të tretë, pasi për këtë nuk ka asnjë rregull që e bën.

Tradita e vendosjes së yjeve në fanelë dhe flamurin e skuadrave, ka lindur në vitet ’50 të shekullit të kaluar, kur presidenti i atëhershëm i bardhezinjve, Gianni Agnelli, pas fitores së titullit të 10-të në kampionatin italian, vendosi një yll në fanelë.

Praktika u ndoq edhe nga skuadra të tjera në Serinë A.

 

 

Top Channel