| E marte, 08.05.2012, 05:45 PM |
QË TË MOS
HARROJMË
-Rrëfime nga
fëmijtë e Kosovës –
-Pranverë e vitit 1999-
Nga Albana Mëlyshi- Lifschin
Në vitin 1999
ata ishin fëmij. Përjetuan ngjarjet tragjike të pranverës dhe dëshmuan...
Dëshmitë e
tyre ndërtuan librin tim “Children of Kosova” –stories of horror" (variant
shqip ” Fëmijëri e përgjakur”), botuar në vjeshtën e atij viti. Libri u
shkrua në bazën militare të
Ky libër përmban rrëfimet e dyzet e tre fëmijëve (shoqëruar me fotografi) dhe i është dhuruar Presidentit Klinton, si edhe presidentit Rugova, gjatë vizitës së tij në Nju Jork.
Rrëfyen
ngjarjet:
1. Alban
Berisha, 12 vjeç, Fushë Kosovë
2. Enesa
Tafaj, 11 vjeç, Shtimje
3. Egzona
Shaqiri, 9 vjeë, Prishtinë
4. Fatbardha
Rexhepi, 12 vjeç, Pogragje, Gilan
5. Flakron
Gjikokaj, 15 vjeç, Deçan
6. Shkabjan
Hetemi, 14 vjeç, Prishtinë
7. Dritan
Bislimi, 12 vjeë, Ferizaj
8. Adnan
Murtezi, 14 vjeç, Prishtinë
9. Alberta
Mehmeti, 14 vjeç, Gilan
10.
Gentian Sadiku, 8 vjeç,
Ferizaj
11.
Makbule Qerimi, 14 vjeç, Doberçan,
Gilan
12.
Flamur Rama, 9 vjeç,
Prishtinë
13.
Hekuran Nikqi, 12 vjeç,
Prishtinë
14.
Labinot Rexha, 13 vjeç,
Prishtinë
15.
Mimoza Shaqiri, 11 vjeç, Kodra e
Trimave, Prishtinë
16.
Donika Kolshi, 11 vjeç,
Drenicë
17.
Hekuran Marevci, 10 vjeç, Lipjan
18.
Besim Hysenaj, 13 vjeç,Petrovë, Shtimje
19.
Faton Jakupi, 10 vjeç,
Ferizaj
20.
Isuf Sadiku, 13 vjeç,
Ferizaj
21. Taulant Berisha, 6 vjeç, Prishtinë
22.
Liridona Smajli, 14 vjeç,
Prishtinë
23.
Bajram Latifi, 12 vjeç,
Uglare, Gjilan
24.
Betim Ibrahimi, 12 vjeç,
Uglare, Gjilan
25.
Edona Myrtezi, 10 vjeç, Prishtinë
26.
Shefije Latifi, 12 vjeë,
Gjilan
27.
Valon Ahmeti, 13 vjeç,
Shterpcë
28.
Albulena Zogaj, 13 vjeë,
Prishtinë
29.
Remzi Gjikokaj, 10 vjeç, Deçan
30.
Ylli Shaqiri, 11 vjeç, Fushë- Kosovë
31.
Rifadi Elshani, 14 vjeç,
Baice, Gllokofc
32.
Shpresa Bega, 11 vjeç,
Ferizaj
33.
Ikbale Ahmeti, 15 vjeç,
Bred, Shterpcë
34.
Ganimete Kastrtati, 14 vjeç,Orllovic
35.
Bukurie Buçaj, 12 vjeç,
Shtimje
36.
Besart Bytyçi, 11 vjeë,
Ferizaj
37.
Besart Berisha, 10 vjeç,
Drenovc, Prishtinë
38.
Enis Shaljani, 11 vjeç,
Sibovc, Obliq
39.
Labinot Halimi, 11 vjeç, Prishtinë
40.
Arbëresha Kryeziu, 9 vjeç,
Bubavec, Malishevë
41.
Liri Avdiu, 10 vjeç,
Xhemal Ibish, Prishtinë
42.
Arbnora Ahmeti, 10 vjeë,
Ferizaj
43.
Visar Grajqevci, 13 vjeç,
lagja Bregu i diellit”, Prishtinë.
Prindërit
e femijëve konfirmuan ngjarjet e treguara. Tani, pas 13 vjetësh, shumë prej
tyre janë bërë burra dhe gra.
Adnan
Murtezi, 14 vjeç, Prishtinë
Ushtarët
serbë erdhën me maska tek shtëpia jonë dhe thirrën serbisht:
-Dilni
jashtë! Shpejt!
Ishin të gjithë
të armatosur me automatikë.
-Dilni
jashtë! Hajt, shkoni tek Natoja! Shkoni tek Klintoni!
Pastaj
shanin me fjalë të ndyra..
Ne dolëm
jashtë. Ata qëlluan me automatikë në dyert e dritaret tona. Çdo gjë u thye, u
shkatërua. Rrugës na shtynin përpara, na shanin dhe herë pas here shtinin me
automatik nga të gjitha anët .Thërrisnin: “Ikni, zhdukuni! Kosova s'është e
juaja, është e jona!”
Ushtarët
serbë thyenin xhama dyqanesh e çfarë t’u dilte përpara, por nuk na tregonin se
ku po shkonim. Kemi ecur kështu ndoshta 5 orë, deri sa na kane çu tek stacioni
i trenit. Unë kam tre motra dhe një vëlla të sëmurë. Një motër tjetër ishte e martuar.
Ajo mbeti në Prishtinë. Për të nuk dinim asgjë se ku ndodhej e si ishte. …Atë natë
nuk na zuri treni të gjithëve. Ne që mbetëm, ramë për të fjetur përtokë. Por
askush s’mundi të flerë atë natë. Dëgjonim krisma, të shtënat e ushtarëve serbë.
Atë natë dy gra shtatëzana lindën aty, afër trenit. Të nesërmen në mëngjes herët
u nisëm me tren për në Maqedoni…
Alberta
Mehmeti, 14 vjeç, komuna e Gjilanit.
Aty, ku banonim ne, janë dy Shillova, Shillova e Shqiptarëve dhe Shillova ku banonin serbët. Natën që Nato-ja filloi sulmin ajror mbi Jugosllavi, ne po ndiqnin lajmet e televizionit të Tiranës. Aty dëgjuam se sirenat e alarmit për fillimin e bombardimit të Natos u dëgjuan mbi Beograd. Shqiptarët e Shillovës brohoritën për këtë lajm me të madhe. Këto brohoritje i dëgjuan serbët në anën tjetër dhe atëhere ata filluan të qëllojnë me armë në drejtim të Shillovës shqiptare. Atë natë u plagos një vajzë. Familja e mori për ta çuar urgjentisht në spital. Milicët serbë i ndalën familjarët rrugës dhe u kërkuan dokumentat. Familja i u lut të mos i vononin shumë se vajza kishte humbur shumë gjak e duhej çuar sa me parë tek doktori, në spital. "Ah, ashtu?! A doni ta çoni sa më parë në spital? Çojeni pra!" Thanë ata dhe e shprazën automatikun mbi gjoks të vajzës.
Fatbardha
Rexhepi, 12 vjeç, Pogragjë, komuna e Gjilanit
Në familjen
tonë, ndodhi një tragjedi të cilën s’do ta harroj gjithë jetën. Po largoheshim
nga shtëpita jonë e nga Kosova të ndjekur prej policisë e ushtarëve serb. Ishte
nje kolonë e gjatë njerëzish para e pas nesh. Ne po udhëtonim me traktor.
Mbi kokat tona fluturonte helikopteri sërb dhe herë pas here qëllonte. Emta e
babait tim po mbante në krah fëmijën një vjeç e gjysëm. Plumbi i snajperit sërb
goditi foshnjën, në kurriz. Emta e babit, që ishte gjyshja e fëmijës duke
menduar që fëmija i vdiq në duar, u trondit aq shumë, sa i pushoi zëmra në vënd.
Ajo quhej Nexhmije Azemi.
Flakron
Gjikokaj, 15 vjeç, Deçan
Ishim mbledhur të gjithë në shtëpi kur papritur dëgjuam të shtëna me automatik. Dolëm menjëherë jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Rruga ishte e mbushur me ushtarë e milicë sërb. Ne u nxituam të hynim nëpër podrume. Nuk kishin kaluar as dhjetë minuta kur serbët nisën të qëllonin me granata mbi Deçan. Një granatë na ra në kulm të shtëpisë dhe fëmijët nisën të qanin me të madhe. Dolëm prej andej pasi nuk e ndjenim më veten të sigurtë. U nisëm në këmbë për në Kodrali, fshat afër Deçanit. Por edhe aty serbët filluan të sulmojnë me granata. E lamë Kodralinë e u nisëm për në Llukë. Helikopteri serb fluturonte mbi kokat tona e qëllonte. Nga helikopteri janë plagosur plot njerës rrugës. Një komshia jonë, plakë e paralizuar që po e mbanin djemtë, i u lut atyre që ta linin në rrugë e te mos rrezikonin jetën e tyre për të. Prej aty duke ecur gjithë kohën në këmbë arritëm në një fshat tjetër, në Strelcë. Në atë fshat banonte tezja. Edhe aty gjëndja nuk ishte më e mirë. Gjetëm një makinë e ikëm dhe prej aty. Vazhduam rrugën në drejtim të Pejës. Babai atë kohë ishte në Gjermani. Kur i dhanë lajmin që ne do shkonin në kampin e refugjatëve në Stankovec të Maqedonise e la Gjermaninë për t’u bashkuar me ne. Por nuk u takuam dot me të. Nga Stankoveci ne na prunë në Amerikë ndërsa babai tani ndodhet në Stankovec.
Shkabjan
Hetemi, 14 vjeç, Prishtinë
E para gjë
që nuk e harroj kurrë pasi na dëbuan nga shtëpia, është momenti kur zbritëm nga
treni ne Maqedoni. Ushtarët serbët na vunë në kolonë dy nga dy e na urdheruan të
ecnim mbi shinat e trenit . Na thanë që askush të mos guxonte të dilte nga
shinat se ndryshe do ta vrisnin. Ata ecnin anash nesh me automatik në duar. E
dyta, ishte qëndrimi në Bllacë të Maqedonisë. Në Bllacë ndenjëm jashtë tre ditë.
Binte shumë shi. Këmbët i kishim në llucë. I gjithë vendi rreth e qark ishte
kthyer në llucë.. Maqedonët na jepnin qese plastike me u mbrojtë nga shiu. Ne i
ngulnim në shkopinj druri dhe i përdornim si strehë. Ushqimin, bukën, e sillnin
me traktorë dhe na e hidhnin që nga traktori, kush të mund ta kapte. Aty kemi
pritë autobuzin që të na çonte në kamp. Tre ditë kemi pritur në shi. S'kishim
ku flinim veçse në baltë. Mamit i ra të fikët. Vëllai na mungonte. Nuk e dinim
se ku ishte. Vonë, Kryqi i Kuq na njoftoi se, ai kishte hyrë në Shqipëri.
Albana
M. Lifschin
http://albanalifschin.tripod.com/index.html
(Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj, maj 2012)