Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Gjahu mbi shqiptarë

| E marte, 08.05.2012, 07:11 PM |


Demir KRASNIQI :

GJAHU  MBI SHQIPTARË

Ai Daçiqi , o, me  xhandarë ,
Turret n’ gjah përmbi shqiptarë –
Herë n’ Jarinje, herë n’ Merdarë ,
N’ Bujanoc, herë n’ Bit Pazarë !...

Ndal Daçiq, more, mos banë krime ,
Se shqiptarët nuk janë jetim – e !
Ndal Daçiq,  more fashist ,
Se shqiptarët nuk janë terroristë !

Se shqiptarët kur t’ bien n’ ujdi –
S’ta lanë vendin as n’ Shumadi !
Kur ta kapin shqipen inatet –
S’ ta lanë vendin as  te Karpatet !

Ju , kasapët e  Ballkanit ,
Trashëgues  të Sllobodanit ,
Kush cenon trojet shqiptare –
Do t’ puthë plumba , do t’ puthë varre !

Gjilan, më 05.05.2012.