E premte, 29.03.2024, 03:29 PM (GMT)

Kulturë

Shefqet Dibrani: Portretizimi i përditshmërisë në një metaforë lirike

E hene, 07.05.2012, 10:41 AM


Portretizimi i përditshmërisë në një metaforë lirike

Nga Shefqet Dibrani

Më duket se vetëm librat e parë të autorëve jan libra të sinqert. Pra, poezitë e përfshira në këta libra pasqyrojnë tamam realitete të vlerave si realizime artistike, qofshin këto të shprehura si ndjenja, apo edhe si  emocione  krijuese.

Bekim Toçani është një poet që ka krijuar pandërprerë, themi pandërprerë sepse ai vazhdimisht është paraqitur nëpër shtypin e ditës dhe periodikun e kohës, po ashtu ka marrur pjesë aktive edhe nëpër konkurset e ndryshme letrare duke zgjuar vëmendjen e juris e cila ka vlerësuar pozitivisht krijimtarin poetike të këtij autori. Kështu, poeti ka  shënuar një zhvillim evulitiv të të menduarit dhe të krijuarit të sentencave artistike dhe metaforave të kapshme lirike të cilat kanë vetëdijsuar e formësuar krijimin, jo thjesht si ndijime poetike, por të një vrojtuesi i cili karshi përplasjeve të përditshmërisë së hallakatur me probleme të theksuara politike, (si duket imponim i detyrueshëm për të mbijetuar), ka stilizuar rrokopujen si tragjikë e veprimit pragmatik, nëpër lirika të bukura të cilat e kanë ndihmuar për t’i kapërcyer më lehtë trysnitë dhe presionet torturuese të sjelljeve dhe veprimeve të marra ashtu siç na dalin  herë pas here vargje të shfrenura dhe të përplasura pas një dashurie aq sa tragjike po aq edhe të marrëzishme. Kështu autori i ka lidhur dy brigje të një ekstremi ditor me një urë lidhëse që me gjuhën letrare është emërtuar si lirikë poetike. Leximi i vëmendshëm do të  zbërthen këto dy ekstremitete ditore të cilat herë kanë mllefe e herë tragjizma të theksuara dashurish të pa realizuara të cilat do të komunikojn në poezitë e këtij libri, përndryshe ato janë dy konflikte të përditshmërisë që zhvillohen diametralisht në kahe të kundërta.

Natyrisht, poezia është  jo vetëm një zhvillim evolutiv i mbrendshëm por një ndjenjë e theksuar intime që do të pasqyrojë bindshëm vrullin emocional duke çfaqur prirje për ndijime të mirëfillta lirike që ilustrohen me simbole e figuracione për të marrur atë formën artistike dhe për të provokuar mendjen e lexuesit të rëndomt, sidomos të atyre që lexojnë poezinë më seriozisht. Padyshim, poeti Bekim Toçani që me librin e parë do të provokoj vëmendjen e kritikës letrare dhe të atyre që mirren më seriozisht me zhvillimet e poezisë shqipe në përgjithësi sepse ai nuk është nxituar për të bërë libër në një moshë paksa më adoloshente. Ai lexuesit i paraqitet në një moshë pjekurie e përvojash të sprovuara siç theksuam më lart, nga përpjekja për mbijetesë apo edhe nëpër  konkurset e ndryshme letrare.

Poeti, ka bërë përpjekje të ndërtojë simbolet e veta, jo në masë të theksuar por për t’u veçuar është „vjeshta“ e cila zhvesh lakuriq pemët ku drunjët do t’i zë dimri i acart, që figurativisht ka portretizuar shumë veprime të përditshmërisë e të pabesisë së mundshme. Po ashtu vjeshta na del si një simbolikë e zymtësive lirike, dëshpërimeve të mëdha duke qitur në pahë atë shqetsimin jo vetëm të autorit që si rrokopujë përplaset nëpër hovet e ditës përplot truçe, por të një shoqërie si tërsi.

Diku në një poezi  autori ka shënuar një varg të trishtuar si një bisedë simbolike përmes metaforës së përqudshme sepse  „vdekja plagoset pa mirëmëngjes“, dhe për t’iu bërë gjëma njeriu përfolet qysh në djep, e pastaj për të kaluar një jetë përplot privacione  e dyshime të lënduara, duke mos ditur as ku „fillon liria e as ku mbaron lufta“, ekstremiteti këto që ndeshën në vargjet  e poezisë „Ëndërr e gozhduar“ e cila është një metaforë  përplot biografi të përbaltura që i kanë regjistruar emisarët a komisarët e vizioneve dhe divizioneve mortare që vazhdimisht i plagosin edhe lirikat për të martirizuar iden e mirë, bile qysh në lindjen e saj duke ia shëmtuar pamjen edhe lirisë së gjymtuar dhe duke penguar zhvillimin dhe rritën e saj.

 

Jeta zverdhet përditë

Përfolet njeriu në djep

Vdekja plagoset pa mirëmëngjes

 

Një jetë

E dyshimtë është edhe ëndrra

Mbi fëmijëri

Simfoni e kujtimit të zverdhur bie

 

Kush do t’na gozhdojë n’këtë vjeshtë…

 

Unë

Nuk e di ku fillon liria

E mbaron lufta…

 

Poezia: Ëndërr e gozhduar

 

Këto metafora interesante janë regjistruar kështu nga vet fakti se autori jeton në provincë ku legjenda “Mëshiron emrin  e tij (tim)/ dhe puth buzët e tjetrit” i rrethuar me intrigen dhe i mbyllur tamam sikurse bilbili në kafaz. Sado që  kjo provincë nuk mbetet aq e shkretëruar nga pozita gjeografike dhe as e izoluar nga dimrat e ashpër, prap se prap si zhvillim letrar ajo mbetet në suazat e një province për të dëshiruar, larg rrjedhave reale që bëhen në “metropolin?!” e vendit.

Libri “LIRIKAT E DHEMBJES”, i Bekim Toçanit, nuk ndahet në cikle, ai është projektuar si një tërsi motivesht të nduarduarta, dhe të pa sistemuara në bazë të temave a motiveve të caktuara, madje autori nuk ka vënë rend as në ritëm a rim të caktuar. Pra autori nuk ka përfillur forma e shabllone të njohura të krijimtarisë poetike, ai më shumë i ka kushtuar rëndsi  mendimit dhe filozofisë së të mënduarit duke gjetur mundsinë e ngritjes së ideve të cilat nëpërmes metaforave kanë ndërtuar motivet dhe mesazhet e realizuara të librit si tërsi.

Me librin që po i afrohet lexuesit, Bekim Toçani vie i sigurt në letrat shqipe me vlera letrare mjaftë të qëndrueshme të cilat duhet me i kultivuar e zhvilluar në një kontinuitet të pandërpërerë.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora