E enjte, 25.04.2024, 11:08 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Vëllaznit Afrim dhe Bashkim Meshi - Kreshnikët e Nëngurrës së Istogut

E hene, 24.03.2008, 03:00 AM


VËLLAZNIT AFRIM DHE BASHKIM MESHI KRESHNIKËT E NËNGURRËS SË ISTOGUT

Nga Selim Hasanaj - Zemra Shqiptare

Heronjte Afrim dhe Bashkim Meshi
Sot me 24 mars mbushen nand vite që kur në luften heroike fyt per fyt me policet serb ranë heroikisht dy djemet ma të mirë të fshatit Nengurrë ish Lubozhdë e Istogut.
Afrim dhe Bashkim Meshi ishin dy djemet e bacës Qazim Meshi i cili kurrsesi nuk ishte pajtue me pushtetin stalinist të Enver Hoxhës dhe së bashku me prindet dhe vëllaznit Osmanin, Ganiun dhe Hasanin neper terrin e natës ishin largue nga Merturi i Hasit të tyne të dashtun dhe kishin ardhë në Kosovë. Kishin jetue fillimisht neper disa fshatna tjera të Kosovës por në fundvitet e 60 të shek. të kaluem u vendosen në Nengurrë. Nuk mund të mburremi neve vendasit e Nengurres , per ndonji mikpritje të posacme që treguem per "ARDHACAKET" që në atë kohë i quanin EMIGRANT. Pra quheshin të huej vëllaznit tonë të ikur per ti shpetue sketerrës komuniste të nji pushteti të cmendun slavokomunist, nga toka arbnore në nji vend tjeter të po të njejtes tokë.
Më kujtohet si sot ardhja e tyne në fshat sepse pos kësaj familje erdhen edhe dy familje tjera poashtu të arratisun nga Shqipnia, tani i ndjeri Hasan Dan Duraku me nji truq fëmijesh të vegjel si dhe vëllaznit Bajram dhe Zenun Islamaj me familjet e tyne. Unë isha diku 13-14 vjeqar dhe dëgjoja të flitshin burrat e fshatit se si kanë ardhë dhe janë vendos në fshat emigrantet.
Mirpo pas pak të gjitha këto familje treguen se aty e kanë vendin sepse edhe Nengurra asht dheu i tyne. Që të gjithë ishin puntorë dhe të ndershem. Me mirsjellje dhe bujari detyruen tanë fshatin ti pranojnë dhe respektojnë dhe nuk shkojë shumë kohë kur të gjithë u banë pjesë perbamse e fshatit. Familja Meshi, dy vëllaznit e mëdhenjë Osmani dhe Qazimi ishin bujq të vyeshem , Ganiu ishte arsimtar i edukates fizike ndersa Hasani u punsua si kontabilist në Istog. Ishin njerz të ndershem dhe shumë puntorë. Qazimi u mëkemb ma shpejt ekonomikisht dhe perkrah tij rriteshin dy djemet e tij Afrimi dhe Bashkimi të cilet posa të burrnohen do bahen shtyllat e qendreses kombëtare kunder terrorit dhe mizorive serbosllave të kolonistve serbomalazez të fshatit. Rriteshin po si dragojë këta dy burra që rrallë mund ti shifshe të ngrysun, gjithmonë ishin të buzqeshun dhe nuk ndaheshin nga njani tjetri. Ata kishin respekt dhe dashni vertetë vëllaznore dhe njani pa tjetrin nuk banin fare. Si djem të mirë kishin edhe shumë shokë në fshatë. Shoket e tyne Hysen Duraku, Ali Duraku, Adem Duraku ( të tret djemet e Hasan Dan Durakut), Avdi Zeqiraj, Qazim Hasanaj, Muharrem Haziraj, Halil Lajqi, Esat Lahaj, Malush Osaj, Haxhi Osaj etj, etj ishin rinia e shëndritshme e fshatit . Afrim e Bashkim Meshi ishin gjithmonë aty ku e kerkonte puna. Veq stoicizmit burrnor anise të ri me moshë , këta të dy ishin edhe bukurosha në pamje sa gjithmonë binin në sy kudo që ishin. Kjo edhe u ra në sy serboslallvëve të Nengurrës dhe shumë heret i filluen provokimet dhe ndjekjet penale kunder tyne. Ka shumë e shumë raste kur fqinjet kolonë serbomalazez trilluen kallzime penale në polici kunder tyne, por asnjiherë nuk u tremben këta Kreshnik. Unë do e pershkruej këtu vetem nji rast kur turmat serbomalazeze të fshatit të armatosun me pushkë gjuetie e edhe me mauzer M48 si dhe revole e armë të ftofta vijnë dhe i sulmojnë rininë shqiptare e cila luante futboll në fushen e futbollit të fshatit në vendin e quajtun Pollaqer. Ishte pranverë e vitit 1987. Turmes serbocetnike prej 40-50 vetash i printe cetniku i njoftun Miliq Jovan Ristiqi me të bijt: Zhika, Millani, Dragani dhe Radomiri, pastaj Zhivojin Radivoje Radivojeviq me djemet Ratkun, Radomirin dhe Kostadinin. Marinko Deviqi me të birin, Radulle Masllavariqi me dy djemet, Vuksan Spasoja Popoviqi me dy djem, Mirko Milane Simiqi, Vukiq Ristiqi, Vujadin Ristiqi, Stojan Simiqi me djemet Lubomirin, Velko dhe Vojimiri, Radomir Nikoliqi me djemet Millanin dhe Jordanin, Llalla Radivojeviqi me djem, Sllobodan Radivojeviqi me të vëllaun Miodragun. Mika Zhivkoviqi me djemet Vlladimiri dhe Desimiri, Milivoje Blagojeviqi, Milia Simiqi me djemet, Risto Radosav Ristiqi me djemet Radenkun, Radomirin dhe Rankun etj, etj cetnik. Këta pasi i vendosen armet e zjarrit në grumbull po sikur ushtria në ushtrime kerkuan që menjiherë rinia shqiptare të largohet nga fusha e futbollit. Kreshiku i Nengurres Afrim Qazim Meshi ashtu si gjithmonë i urtë dhe i qetë i tha Miliq Ristiqit se duhet të presin sepse edhe këta posa e kanë nis lojen, ose nese dojnë mund të luajmë së bashku , qoftë të perziem ose si dy ekipe njana kunder tjetres. Miliqi ja këthen se duhet të largohen menjihere dhe as që i intereson se kur e kanë nis lojen dhe i thotë se shqiptaret duhet të shkojnë në Shqipni sepse në Kosovë nuk kanë vend. Afrimi vetem qeshet dhe i thotë se pa e perfundue lojen që e kishin fillue nuk ka forcë që ua nderpret ate dhe i këthen shpinen. At moment Miliq Ristiqi e kap nga prapa Afrim Meshin dhe don ta godas me grusht, por trupi Kreshik i birit të Merturit vetemsa levizi pak dhe e kapi Miliqin per fyti me nji dorë dhe e ngriti në ajr. Shkijet tjerë vrapuan tek pushket, por at rast vrapojnë edhe djemet shqiptar duarthatë por sypatrembun dhe fillojnë kacafytjet fyt per fyt. Rinisë shqiptare u erdhi në ndihëm edhe plaku Mustafë Hasanaj i cili kishte edhe djalin Qazimin aty i cili kishte shtri nji shka pertokë. Do ndodhte tragjedia sepse shqiptaret ishin të rinjë dhe duarthatë ndersa shkijet të pregatitun dhe të armatosun , por atyne u vjen në ndihem Rexhë Qerim Maraj me të vëllaun Shabanin të cilet kur shofin situaten hypin në traktor dhe me traktor i ndjekun shkijet nga vendi i ngjarjes. Ata ikun në panik sa disa as armet e veta nuk i kishin marr. Ky ishte nji rast i cili u ba shkak per tu que në kambë të gjitha strukturat lokale, komunale, krahinore , republikane dhe federative në atë kohë. U mbajten shumë mbledhje në nivele të ndryshme dhe kerkohej burgosja dhe denimi i shqiptarve e veqanrishtë vëllaznit Afrim dhe Bashkim Meshi, Hysen Duraku dhe Qazim Hasanaj.U arrestuen dhe u torturuen keqas nga policia serbosllave, Hysen Duraku e Ahmet Rexhaj. Adem Duraku u perjashtue nga shkollimi i metejm në Gjimnaz. Qazim Hasanaj u largue perkohsishtë nder miq sepse e kerkonte policia. Por nuk kishte polic që kishte kurajon të kerkojë ti arrestojë vëllaznit Afrim dhe Bashkim Meshi. Thanë shkurt edhe policia u kishte frigen këtyre kreshnikve.
Unë autori i këtyne rreshtave atbotë isha i punsuem në postë të Istogut dhe edhe unë isha në sy të policisë dhe meqense nuk jetoja në fshat por në Istog nuk dij shumë , tani edhe nga kjo largësi kohore të shkruej per Kreshniket Heronjë të Nengurres , vëllaznit Afrim; Bashkim dhe Kujtim Meshi ( ishte rrit tani edhe vëllau i tyne i tretë), por unë do shkruej per ti perkujtue sot në nand vjetorin e ramjes heroike të tyne nga ajo që kamë ndegjue kur erdha në Kosovë pas 11 viteve egzil në Skandinavi dhe per vepren e tyne më rrefyen bashkfshataret e mijë.
Atë ditë të kobshme të 24.marsit 1999 si zakonisht shqiptaret ngriten dhe shkojnë në shitoren e fshatit të cilen e kishin të vetmin vend per tu takue dhe bisedue me njani tjetrin, sepse pushteti fashist i Millosheviqit u kishte shterngue lakun në fyt. Shitorja ishte pronë e Ali Shaban Lajqit. Ishte pjesa e parë e pasdites së asaj dite të kobshme. Aty ishin shumë shqiptarë që rrinin e bisedonin derisa edhe pinin ndonji pije freskuese. Kjo pra ishte edhe shitore edhe pijetore. Papritmas shitorja rrethohet nga polic serb që kishin ardhë me makinen e tyne të njoftun NIVA. Posa hynë mbrenda të armatosun deri në dhambë duke sha shqiptaret dhe nanat shqiptare njani nga ta kap per krahu ma të voglin e vëllaznive Meshi Kujtimin dhe e urdhnon të vijë me te deri në stacion të policisë. Kujtimi ishte i ri 13-14 vjeqar dhe shtangohet në vend. Posa shef situaten vëllau i madhë kreshniku Afrim e lut policin ta lej atë të qetë sepse ai asht fëmijë dhe nese ai ka ba dicka atëherë unë jap llogari per te sepse jamë vëllau i tij ma i madhë. Polici lëshon Kujtimin dhe tenton ta godas me grusht Afrimin. Ky si gjithmonë , pa ju dridhun syni i kap doren policit dhe e lutë që mos të tenton ta godas sepse at nenqmim nuk e duron dhe do ndahet keq me te. Polici idhnohet dhe qon tjetren dor te arma Kallashnikov. Sa qel e mbyll syt Afrimi e hudhe¨pertoke policin dhe i hudhet permbi. Por fatkeqësishtë kishte shumë polic, ata lëshojnë rafalla automatikesh në shtatin BJESHKË të Kreshnikut të Nengurres. Edhe me qindra plumba në shtat duert e tij të forta kishin mberthye fytin e policit dhe nuk e lëshonin derisa i muaren shpirtin. Ranë të dyt të vdekun, Afrim Meshi i kositun nga plumbat e kallashve të policve shkije ndersa polici shka nga duert e qelikta të Afrim Meshit. Bahet tollovi e madhe. Lokali në shitore ishte i ngusht. Kur shef se ju vra vëllau hudhet në kacafytje me policet Bashkim Meshi i shkretë. Edhe ate e vrasin me breshni automatiku. Dhe pasi vrasin edhe Bashkimin policet kapin trupin pa jetë të kolegut të tyne dhe dojnë të ikun, por nuk mund ikun pa e pague me kokë vepren e ndytë dhe makaber që banë. Si dragua hudhet mbi njanin Kujtimi i ri dhe me shpejtësi rrufeje i nxjerr nji pushkë automatike nga krahu. Mbështetet per muri dhe me breshni rafellesh vret nji polic dhe plagosë disa të tjerë. Flitet se numri i të vramve ka mund të jetë ma i madhë ndersa të plagosun ishi pothuaj të gjithë policet që u ndodhen në shitore at moment. Në panik tue ï lanë edhe koleget e vramë policet shkije të plagosun ikun me të shpejt nga vendi i ngjarjes. Kujtim Meshin me shpejtësinë ma të madhe e largojnë dhe e mshefin në vend të sigurt bashkfshataret të primë nga aktivisti dhe patrioti i devotshem i fshatit Halil Ali Lajqi i cili ishte edhe Kryetar i Forumit të LDK-së në fshat.
Kështu pra burrnisht dhe trimnisht duke e pague veten ranë per të mos vdek kurr dy nga Burrat ma të njoftun dhe ma trima të fshatit Nengurrë në shekullin që shkojë.
Fshati mburret me këta trima ndersa unë jamë krenar që i njofta dhe i pata miq. Meqense vëllau im, miku i tyne Qazim Hasanaj vdiq para tri viteve unë shpresojë që pasuninë e tijë të prones toksore në fshatë ta bind fshatin por edhe strukturat komunale që ta ndertojë nji Shkollë katerklasëshe per fillorenet sepse vëllau Qazimi nuk la pasardhës, ama kusht per ta falë trollin per ndertimin e shkollës do të vejë që shkolla të emnohet " VËLLAZNIT MESHI ".
Duhet ti vret ndergjegjëja ata që shpallen herojë njerz që nuk dihen rethanat se si perfundojë jeta e tyne ndersa këta dy kreshink i kanë shperblye vetem me emnin deshmorë.
Urojë që femijet e tyne të rriten dhe tu ngjajnë baballarve.
Zoti i bekoftë Vëllaznit Meshi
Zoti e bekoftë familjen Meshi që ja fali Kosovës dhe lirisë së saj dy bijt e saj kreshnik. 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora