E shtune, 20.04.2024, 01:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Ibrahim Karadaku: 999 arsye për të qeshur (I)

E hene, 07.05.2012, 12:21 PM


Ibrahim Karadaku

999 arsye për të qeshur

Si  hyrje

Mahitë, ose barsoletat e përmbledhura në këtë vëllim, janë të ambienteve dhe tematikave të ndryshme. Ato, me ngjyrosje humori e satire, u referohen raporteve mes njerëzve në rrethana dhe ambiente të ndryshme

Këto mahi janë universale përnda shtrirja dhe përmbajtja dhe, si të tilla, të kapshme për shtresa të gjera lexuesish. Natyra e mahive mundëson diskonim të çastit, andaj ato vlerësohen edhe si terapi efikase për të flakur telashet e ditës dhe lodhjen shpirtërore e cila, sidomos në kohë apatie, bëhet (shpesh) e padurueshme. Mahitë kanë rolin e intermexove, mes çasteve (më pak o më shumë) serioze, që i ofron përditshmëria, jeta e zakonshme. Ato janë sharmë i bisedave familjare, shoqërore, e pse jo edhe zyrtare. Vlera e tyre është për të krijuar atmosferë relaksuese dhe për të “Nxjerrë” bashkëbiseduesit nga rrethi i mbyllur i thashethemeve. Si të tilla, mahitë kanë forcë të bëjnë shëtitje nëpër karaktere, duke nxjerrë portrete që, me pak fjalë, ofrojnë vijëzime të thella. Ato e kanë rëndësinë e tyre sidomos në këtë kohë, në këtë kohë të brishtë (o të prishtë) me ngarkesa të theksuara politike. Për mahitë shpenzohen pak fjalë, por japin shumë kuptime.

 

I.K.

1.

Një bashkëshort hyn në shitore të peliçeve dhe i drejtohet shitësit:

- Ju lutem, nxirrni atë peliçe nga vitrina!

- Po, menjëherë, - i  përgjigjet ai. – Dëshironi ta blini?

- Jo, jo, assesi! Por vetëm e largoni nga vitrina që të mos e sheh gruaja ime!

2.

Bashkëshorti befasisht kthehet nga rruga në shtëpi dhe kur hyn brenda e sheh gruan në shtrat bashkë me një mikun e tij.

- Ju dy… - iu thotë ai, - vërtetë po ia nxirrni fundin! A nuk keni mundur të mbyllni derën me çelës? Merreni me mend sikur të hynte brenda dikush i panjohur?!

3.

Gruaja lexon gazetën dhe, në një moment, i thotë burrit:

- Merre me mend, Selim, në Amerikë e paskan dënuar dy vjet burg njeriun i cili qenka martuar me katër gra.

- Si masë dënimi, apo që të pushojë? – pyet burri.

4.

Dy baballarë krenarë flasin për bijat e tyre, ndërkaq njëri prej tyre lavdërohet:

- Kur bija ime mbushi tetëmbëdhjetë vjet e lejova të përdor duhanin…

- Po mirë, si e priti ajo këtë zemërgjerësi tënde?

- Ajo më tha: - Baba, e kam  lënë duhanin para një viti, menjëherë pas abortimit tim të fundit!

5.

Shkoi Rrusta te avokati dhe e luti që të bënte akuzë kundër fqinjit i cili, në një moment afekti, e kishte quajtur kali i Nilit.

- Mirë, - i tha avokati, - kur ju ka ofenduar ashtu?

- Para tre muajsh!

- Kurse ju me kaq vonesë dëshironi ta akuzoni për ofendim?

- E, po, zotëri avokat, dje për herë të parë kam qenë në kopsht zoologjik dhe e pashë se si dukej kali i Nilit.

6.

Njëfarë Zaza ishte shumë e shëmtuar. Ajo, një ditë, vendosi të shëtiste me qerre. Posa hipi iu drejtua qerrexhiut:

- A mos trembet ky kali yt?

- Mos u frikëso fare, - i përgjigjet qerrexhiu. – Ai nuk e kthen kokën të  sheh!

7.

Majmuni lavdërohet para papagallit:

- Më shiko, të lutem, eci si njeri, mund të përdor duart si njeri, mund të ulem në karrige pranë tavolinës dhe të ushqehem si njeri. Në të vërtetë di të bëj çdo gjë si njeri…

- Krejt kjo që thua ti është mrekulli, - ia kthen papagalli, - kurse unë di të flas.

8.

Në një qytezë angleze një i dehur e rrahë gruan e vet, ndërsa aty afër në mënyrë të qetë e shikon atë rrahje një prift. Një zonjë i afrohet priftit dhe, ashtu e shqetësuar, e drejtohet:

- Aman, pse nuk futeni në aksion?

- E pamundur, zonjë, është ende gjallë!

9.

- Po vuaj nga pagjumësia!

- Unë nuk kam probleme të tilla. Po numëroj deri në tre...

- Vetëm deri në tre?

- Jo, nganjëherë edhe deri në tre e gjysmë të mëngjesit.

10.

- Doktor, e kam gëlltitur orën!

- A po të dhemb?

- Vetëm kur po e kurdis!

11.

Burri, pas tri dite, kthehet nga terreni. I drejtohet gruas:

- A mos më ka kërkuar kush?

- Jo, i dashur, askush? Po ka qenë një lypës...

- Dhe...?

- Ai kërkoi diçka që nuk përdor ti dhe unë e futa brenda...

12.

Dy vetë bartin piano në katin e shtatë të një pallati. Pasi arrijnë, të mbushur frymë, njëri thotë:

- Të  them të drejtën, më shumë e dua flautin!

- Pse?

- Ka zë më të këndshëm!

13.

Një gjel i ndjek dy pula rreth shtëpisë. Njërës  pulë i bëhet monoton ai vrapim, i thotë tjetrës:

- Unë besa po ndalem, çfarëdo le të bëhet!

i përgjigjet tjetra:

- Unë po i bëj edhe nja dy-tri rrathë që të mos mendojë se jam mall i lirë!

14.

Kur ma kaploi zjarri shtëpinë, një njeri nuk di prej nga erdhi... por ma shpëtoi gruan, e nxori nga zjarri. Në shenjë falënderimi ia dhashë njëmijë dollarë...

- E ai çka tha për atë shpërblim aq të madh?

- Asgjë, vetëm se pasi shikoi nga gruaja ime, m’i  ktheu pesëqind dollarë!

15.

Prifti ngrit dorën dhe e pyet të dehurin:

- Sa gishta janë, zotëria jote?

- E, a e di ti, sa janë? – i drejtohet i dehuri.

- Si jo? E di!

- Ani, pasi po ditke, pse po më pyet?

16.

- Çfarë ndodhi me ty sot, moj bija ime, sa herë merr receptorin e telefonit nuk e lëshon me orë të tëra... Sot e mbajte vetëm gjysmë ore...

- Solla një numër gabimisht.

17.

Mësuesi e qorton nxënësin:

- Si nuk po turpërohesh. Gjithnjë ulësh në bankën e fundit!

- Pse të turpërohem, i dashur mësues? Këtu jam afër stufës!

18.

Babai merr djalin në krah dhe i thotë:

- Dëgjo, mora vesh se ti nuk e dëgjon nënën!

- Besa, baba... a di çka...

- Mos belbëzo, por më trego drejtë si po arrin të kesh sukses?

19.

Flasin dy shkollarë:

- E kam vendosur të martohem vetëm me atë e cila është e pasur dhe e marrë!

- E pse pikërisht me të tillë?

- Për shkak se, nëse nuk është e pasur, nuk më duhet...ndërkaq, nëse nuk është e marrë, nuk më merr mua!

20.

Në stacionin e trenit në Edinburg një skocez, i shoqëruar me gruan dhe katër fëmijët, i afrohet taksistit:

- Sa kërkon që të na çosh në shtëpi? Nuk është larg. Nga këtu ka vetëm katër kilometra.

- Një funt për të ty; një për shoqen tënde, kurse për fëmijët asgjë.

Skocezi mendoi një çik dhe iu drejtua fëmijëve:

Hyni ju të katër fëmijët në taksi, kurse unë dhe mamaja juaj i hipim autobusit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora