E premte, 29.03.2024, 09:55 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Manastir – kala shqiptare

E hene, 07.05.2012, 10:05 AM


Demir KRASNIQI :

 

MANASTIR  – KALA  SHQIPTARE

Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi

 

Nga  shkelë këmba ,  kah sheh syri –

S’ gjen   qytet si  Manastiri !

Lartë mbi male me dëborë –

Pelisteri madhështorë ,

Porsi nuse me kurorë ,

Do ta kapë qiellin me dorë !

Refreni:

Do të shkoj  kah Manastiri –

Ku  m’ këndon zemra ma s’ miri ,

Ku  mirëpritet  mysafiri ,

M’ joshet  shpirti , m’ kënaqet syri .

 

Manastir – Kala  Shqiptare ,

Djep i  shkronjave n’ Abetare ,

Djep kulture i shqiptarisë  ,

Rreze drite e  diturisë  ...

Veprat tua shkrua me ar –

Ne na bëjnë të jem krenarë !

Refreni:

Do të shkoj   kah Manastiri ...etj.

 

Manastir – qytet me emër ,

T’ kem në shpirt , të mbajmë në zemër .

Sa herë shkruajmë  dhe lexojmë –

Me  urata  t’ përgëzojmë !

Ku do t’ rrimë e ku do t’ shkojmë –

Manastirin s’e harrojmë !

Refreni:

Do të shkoj  kah Manastiri ...etj.

 

Gjilan, më 31 Mars 2012.     



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora