Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: "Vizatime" të një vëzhguesi

| E hene, 07.05.2012, 10:52 AM |


 "Vizatime" të një vëzhguesi

(poezi)

Nga Përparim Hysi

1.  Klaimthi

Gjoksi hidhet,gjoksi tundet
Kam përshtypjen se mos bjerë ?!
Vec kalimthi po më duket
Sytë më mbushen lylyver.

I vë dorën që mos bien
Se,kështu,unë "sigurohem?!"
Por nga mëndje jam ujem
S'e  kam lehtë që të qetohem.

U vë dorën,po zë ndizem
Pse më duket se marr zjarr?!
Dua që gjinjët më mos "hidhen"
Se,për ndryshe,bëjnë "zarar?!"

Ky "zarar" më bën me stres
Stresi keqas më pushton
Gjiri tundet dhe më ndez
Ta dish mirë: më alarmon...

Tiranë,29 prill  2012

2. O mor cast,dreqi të hajë !

Trupi yt si bredh alpin
Sytë e tu lëshojnë shkëndija
Unë mbi kokë "tërshërë" e thinj
Se ka ardhur pleqëria.

Ti buzëqesh hapur e cliltër
Zëmrën mënd ma jep në dorë
Dhe u bëmë aq "intimër"
Si një cift që pret kurorë

Zëmra zëmrës i flet ciltër
Se c' do ndodhë ia bën my
Floktërshëri,sado thinjur,
Sec t'i puth me buzë e sy.

Zë të puth me buzë e sy
Zë të puth... edhe pastaj
Ik,pirdhu pleqëri!
Cast,o cast,dreqi të hajë !

Tiranë, 1 maj 2012

3. Kjo

Kjo që shkon,shiko si tundet
Qiellin,thuaj,ka zënë me dorë
Edhe hiqet... do të duket
Mu si dash që tund këmborë

Mjer ajo,se gënjen veten
Shtirje e saj...fare e kotë !
 Tek e shoh që bën të "ndershmen"
Sec gajasem bot e bot

Ta hajë dreqi,pse kjo shtirje
Se nuk shkon në këtë moshë
Ti ke patur shumë "dritë-hije"
Të shkuarën s'mund të mohosh.

Tiranë,  1 maj 2012

4. Ti

Ti ke gjithë sharmet për të bërë sensacion
Ke një prerje trupore si të një nimfe
Oh,si të mos alarmohet kush të shikon!
Dhe them me vete:-Mos po shoh një xhinde?!

NJë fytyrë të freskët me tipare pikante
Me një gojë që shoqen nuk ia gjen në botë
Eh,sa sharmante je ! Eha,sa sharmante!
Po pse kaq me"hile"punoke,o Zot ?!

Sy të mëdhenj,të zinj që të ndjellin
Flokët pis të zeza,varur der në brez
Tek të sodis ballas,gati bëj të belbëtin
Se humb psullën dhe bëhem me stres.

Lëkura e butë si e mbuluar me myshk
Lëvizjet të "studjuara"e plot finesë
Them të drejtën,sado babagjysh,
Pse zë hamëndësoj,sa për një "audiencë?!".

Shkodër, 6 maj   2012

5. C'janë këto hire ?!

C'janë këto hire që gjetkë s'i kam parë ?
Si një trëndafil me petëla të hapura
Po kjo fytyrë si një zambak i bardhë
Ah,gërsheti i trashë që varet mbi shpatulla !

C'është kjo bardhësi kaq verbuese ?
Sa brishtësi që të ka falur natyra!
Sa  më shumë të shoh,o moj "torturuese!"
Aq më shumë nga ti,më zë mynxyrra!

"Mynxyrra" më zë e strukem,strukem
Se kam frikë mos "prish" nga c'shoh
Oh,ta hajë dreqi ! Po cfarë kam që "tutem"
Dhe,si pa dashje,ndjej që bëj "oh!".

Shkodër, 7 maj   2012