Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Muharremi: Pse jam, ku isha?!

| E hene, 07.05.2012, 10:14 AM |


Ilir Muharremi

Pse jam, ku isha?!

A jam gjithë
Apo jam veç tash
Pse jam
Ku isha
Që të jem tash?!

Pse jam zgjuar tash
E jo më herët
Jam pasoja e gjetjes
Apo fitimtari?!

Është dashur të jem
Jam pasoja, vuajtja, sëmundja

Pasojë e momentit
Rreth momentit për momentin
Fati im brenda vetës
Më përcaktuan tash përcaktoj
Grua egjiptiane është poezia
Njëjtë si jeta e mbështjellur me enigmë
I ke të gjitha në fakt s’ke asgjë!
Zhytu në jetë, vdekje, përjetësi askund.............