Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Edhe Keltët paskëshin pas qenë serb!

| E hene, 07.05.2012, 12:09 PM |


Edhe Keltët paskëshin pas qenë serb!

Nga Fahri Xharra

“Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, se grekët e kanë huazuar nga rapsodet Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.” -George Fred Williams më 1914“Shqiptarët”

Jemi në qendër të vrojtimit ; lëvizjet tona të mira apo të pamira shenohen dhe mbesin në bllokun e shënimeve të shënuesve ; shënime këto që shërbejnë për cilësimin e kombit tonë. Në sirtarët e kombeve e kemi vendin tonë;më e rëndësishme është se çka të tjerët mendojnë për ne dhe se ku  ata na rendisin neve se sa që na i këndojmë hymne vetës pa e dijtur se ku jemi për të tjerët. Prap po e ceku që jemi në qendër të vrojtimit dhe se çdo heshtje e jona shkon në të mirë të trekëndëshit të njohur.Por edhe mohimi i vetvetës , mohimi i historisë ,kacafyetjet mohuese ,shtrembërimet që ia bëjmë vetës  shkojnë shumë mirë dhe qetas palosen në “defteret” e  trekëndëshit dhe  pasojat janë tejet të rrezikshme për ne.  Po ndodhin gjëra për rreth nesh e në ne , sipas DioGuardit,” krejt kjo ka të bëjë me motivin e njohur antishqiptar në Ballkan nga qarqet serbe, ruse, maqedonase dhe greke për përdhosjen e kombit më të lashtë shqiptar dhe traditën shekullore të këtij kombi për vlerat universale të lirisë dhe të demokracisë .”

Përderisa ne ia dham Romës ata që ia dhamë; përderisa Bizanti u udhëhoqë nga ne, e  Turqia e sundoi kohën me ndihmën e njerzëve tanë;  ne prap mbetëm “kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë që katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian”. Ne nuk jemi apatikë, koatikë ,difuzë;

ne nuk jemi të zbritur nga drunjtë por botës i dhamë civilizimin më të herëshëm; ditëm të udhëheqim me Perandoritë e kohës, ditëm të udhëheqim me Papatin e kohës; ditëm të ndertojmë Taxh-Mahallin e kohës, ditëm të kemi Karl Gëgën , Gjon Gazullin , Mehmet Ali Pashën e Egjyptit, Hoxha Tahsinin; e shumë e shumë të tjerë të cilët rrezatuan për vendet e huaja  e kurrsesi në vendin e tyre.Kjo më jep mundësinë të bëjë një lidhje të ngjajshmërisë natyrore me Luleshtrydhën( Dredhëzen) . E dini pse ? Luleshtrydhja është  e vetmja pemë që farën e ka jashtë trupit të saj ,kurse na i vetmi komb që njerzit e vyejshëm i kemi pasur gjithmon jashtë  trungut t` tonë kombëtar.

“Armiku më i madh i këtyre ( shqiptarëve ortodoks në Maqedoni) janë vetë shqiptarët. Sot kur kemi historian, libra, mundësi për të gjurmuar, të shkollohemi e të emancipohemi në qdo fushëveprimi, ne ende po mirremi me fajtorë (Klerik = Politikan). Neve kemi fakte. Neve na mbetet që të zgjojmë vetëdijen e secilit. Kur do të vie ajo ditë që Shqiptarët  Ortodoksë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni e më së pari ata në Kosovë të pranojnë se kush janë.( Jeton Kadiri)”  Edhe këta janë si fara e luleshtrydhës (dredhëzes)., jasht trupit ,jasht trungut shqiptarë.

Për të  kaluar në thelbin e temës që po e trajtoj ,më duhet të ceku edhe fjalët e një miku:” Te ne thonë ,kur nuk e ndegjon nënën e ndegjon tani njerkën. Pra ka ardhur koha që ata Akademiket tanë që ditem ti gjuajmë dhe nuk i ftuam të kerkojmë shpëtimin e historisë në mënyrë shkencore ,bile tani të tregohen ...! Pse ? ... sepse armiku ka punuar keto 20 vite me një strategji të re...dhe ne kemi rrahur gjoks....me disa përralla që nuk po ua themi emrin...dhe se është tragjedi kur një popull mashtrohet pas  asgjëje .!( Dardan Leka)

Serbët në kërkim të certifikatës së rrejshme të lindjes së tyre po i kalojnë të gjitha normat e një etike shkencore. Që njëzet vjet ata po punojnë në një drejtim të ri të largimit tonë nga e vërteta historike. Qëllimet e tyre  janë drakonike, Derisa me shekuj kanë shkruar se ne jemi askushi ,barinj të zbritur nga malet e pa emëruara ; që gjurmët tona arkeologjike janë të pagjetëshme posi ato të arinjve apo të ujqërve ; tani dalin  me teorina edhe më tronditëse duke na “sjellur” nga Azia e vetvetën duke e paraqitur si burim i të gjitha civilizimeve të herëshme të kësaj treve . Serbia dhe Europa nuk guxojnë të harrojnë që na kemi qenë kërthinëza e civilizimit të herëshëm europian.. Librat shkruhen , ato lexohen ,letra i banë edhe rrenat  më të pakuptimta që të shkruhet mbi te.

Librat përkthehen në gjuhët e Europës dhe i lënë gjurmët e saja në kujtësën e Europianit ; ato e bëjnë historinë .  E vërtetë apo jo ; ato e shënojnë kohën. Dhe këte po e bëjnë serbët ; po e bëjnë në vazhdimësi vetëm duke e ndërruar stilin , mënyrën e të shkruarit  i cila  i përshtatët  qëllimeve strategjike të akademive dhe Kishës së tyre.

“ Populli që ne serbët  i qujmë Arbanasi - shkruan Dr. Jovan Deretiq ,prejardhjen e kanë nga Kaukazi,   nga Albania e   Kaukazit, të cilët në këto anë e quajnë vetën  “Albanci” të cilët në histori kanë ngelur si popull i thjeshtë loparësh dhe malësorësh. Banorët e Albanisë se Kaukazit kanë jetuar nën një mbret ,ku ishin 12 udhëheqës lokal dhe që i flitnin 24 dialekte. Besonin në  Perëndeshën e Hënës ,një kult i orgjive. Albania dhe populli albanas   i Kaukazit nuk  janë zhdukur ,sot  e aaj dite ata e flasin të njejtën gjuhë i kanë të njejta tradita, emrat e njejtë dhe veshjet kombëtare  dhe karakteristikat antropolgjike të njejta me shqiptarët e Balkanit”  .  Unë  personalisht kam qenë një kohë të gjatë në Albaninë e Azerbaixhanit ( qyteti Sheki  dhe regjioni Sheki), dhe askund nuk e kam hasur as ma të voglen ngjajshmëri të tyre me ne.

Të iu them të drejtën ,po iu kam lakmi Serbëve për guximin që e kanë në propagandën e tyre kundërshqiptare a çka është   për t`u theksuar se kurrë “ shkencëtarët “ serb nuk  kundërshtohen ndërveti kur është në pyetje rrena  historike për prejardhjen tonë. Me shekuj punojnë nën të njejtën komandë të përhapjes së të pavërtetave. “ Ky shkrim - shkruan më tutje autori, nuk është i bër si pamflet politik apo material politik për përdorim të përkohëshëm, por përkundrazi një material që  i jep dritë të vërtetës historike”. Pra me bindje të thellë dhe  me guximin sllav  të njohur  në përvehtësime historishë dhe tokash,  e bindin botën dhe na e ndërrojnë vendlindjen e na japin certifikatën e rrejshme të lindjes sonë.  E na ?

“Sikur serbët ashtu edhe Keltët i jepnin primatin mbretërisë qiellore; ajo çka neve na paraqet Kosova,  për keltët ishte Katreti. Nga kjo ishte edhe titulli i librit të saj; e kuqja simbolizon gjakun e heronjve të Katretit dhe të Kosovës ,e bardha mbretërinë qiellore” (   prof.dr. Ranka Kuiq "Pod belim nebom crven zmaj" (2002).” “Nën qiellin e bardhë drangoi i kuq”)

Në viti 1951, Ranka Kuiq, vjen në Prishtinë, me magjistraturë dhe doktoraturë  të kryer dhe  e organizon katedren e Anglistikës .“ Kur mbërrijat aty , menjëherë i morra morrat “-thoshte ajo. Mbasi mbarova kohën time në fakultetin Fililogjik ,e fillova studimin e lidhjeve të përbashkëta në mes të Serbëve dhe Keltëve. Gjuha e Welsit nuk është një gjuhë e thjeshtë, në këtë gjuhë  problem të madh paraqesin bashkëtinglloret dhe mutacionet vokale. Puna e parë më tregoi lidhshmërinë e emrave të 15 lumenjve tanë ( në tokat e sotme sllave f.xh.) me emrat e Perëndeshave kelte të ujit dhe lumenjve,si dhe emrat e shumë qyteteve të Panonisë ,të cilët mbarojnë me t i n a  ose  t u n.  . Me lojen e mrekullueshme të fjalëve i gjeta këto ngjajshmëri; lumi Morava : MOR   edhe AVA ( sufiksi i per lumin)- Mor është prefiksi për vajzë ,pra së bashku në gjuhën Kelte Morava-Vajza,Lumi. Welsianët besonin në zana ,sikurse edhe na serbët ,psh zana Ravijojla nuk egziston në fqinjësinë tonë ,mirëpo në gjuhën kelte do të thotë e pafytyrë , vajzë e çmendur , pra emër kelt për zanën serbe.”

“Isha në Prizren -thotë ajo ,kur një herë u rrit lumi Bistrica ,dhe pastaj na dual një  guri tri pjesësh me të shkruara në te ,në tri gjuhë :sllavishte të vjetër ,kelte dhe hebraishte. Desh u çmenda , të gjindet fjala serbe e asaj kohe ? Sipas rradhitjes epigrafike ,guri datonte nga shekulli i parë i epokës sonë. More çfarë shekulli i 7-të! Sllavët kanë ardhur këtu shumë më herët se sa që e thot “ shkolla gjermane” ; I gjeta fjalët e përbshkëta kelte dhe serbe të para 2000 vjete. Këtu janë ndeshur serbët dhe Keltët shumë herët. “

Kur isha studente   në Wels ,studjoja historinë e gjuhës kelte, shkruan prof.dr. Kuiq  mbeta pa mend  kur e takova mikëpritjen ,mentalitetin ,zakonet ,shpirtin e bardhë dhe thashë: sikur të isha në Serbinë time. Welsianët më janë vellezër nga gjaku!Sigurisht që edhe në mua qarkullon gjaku kelt ,në palcën time. Në Kladovë ( Serbia verilindore f.xh.) në kohë i gjetëm varrezat e mëdha kelte, ,por edhe vetë emri Kladovo në keltishte do të thotë: varreza. Por  ka edhe më shumë : Kopaonik - zoti i bakrit, Gjevgjelia - zoti i hekurit, arilje- vend i livadheve.Risan - keshtjella në detë, Paraqin-kulla e qendrueshme, Budva- qytet i vërshuar, Prishtina- e çmuar ,  me vlerë,Tutin - i pastër.  Te gjitha qytetet ,lumenjt ,malet që mbarojnë me din,dun,tin,tun janë me prejardhje kelte. Kush e njef  mirë gjegrafinë pozitive  do ta kupton që mu si sot edhe atëherë Keltët jetonin këtu para se të shkonin në ujdhesat Britanike’” - e përfundon lakmitarja dhe përshtjelluesja e historisë Z. Kuiq.

Derisa në shkrimin e kaluar i paraqita se si  serbet pretendojnë që edhe Homeri paskësh pas folur serbisht,; populli pa identitet,pa prejardhje na del me  një tjetër teori : vëlla prej gjaku me Keltët.

Mirë, po na ku po mbesim?

Fahri Xharra

06.05.12