E marte, 23.04.2024, 12:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Qerim Pllana

E diele, 06.05.2012, 11:03 AM


Qerim Pllana
 
Cikël poezish të zgjedhura në shenjë të 100 - vjetorit
të Pavarësisë të Shqipërisë, nëntor, 1912-maj, 2012
 
 
Shqipëri legjendë e pafjetur
 
Hallemadhe e epokës tej Yllerisë
Si statujë rri në tokën e përgjakur
Të gadishullit tejpërtej Dardanisë
 
Heronjtë tu i pashë tek u ngritën si lisa
Mes të ligave monopateve të thepisura
Heronjve të rënë martirë kohëra të liga
 
Asgjë s`mbeti e pashlyer shënuar në ty
 
Dardani djep eshtrash të murosur
Legjendë e pafjetur ujëra ngurosur
Edhe pas mira shekujsh të pafjetur
Valë detesh në atdheun aromë jete
 
Një ditë shpalosën gjithë sarkofagët
Mumieve u vjen erë plori dardanësh
Seç merr ngjyrë gjaku të fjalë-besës
 
As nuk vritesh moteve nuk pritesh
Këndon këngë-epikën e Mujë Halilit
Gjëmë Gjergj Elez Alisë Os Kaninës
 
Fshehur i mbanë nën Alpe-bardha
Rozafë Fat-fatum Mirditë -Podium
Kalanë mbi Lumbardhë në Iliricum
________
Vataj, Kaçanik, 1966-2012
 
Poezi e pashkruar
 
Ç`u mplakëm edhe për një epokë
Sy e zemra të etura i patëm një jetë
 
Me shekuj ecëm mbrapshtë si kalorës
Atje tek vdes dhembja dhe pikëllimi
Në dolli darkash të hirësuara pa hënë
 
Me patën thënë fjalë e mirë nuk vdes
Kurrë as atëherë kur vjen e bukura
E Dheut ndritur tejpërtej amshimit...
 
Qyteti im në këtë natë është shkrirë i teri
Më një zymtësi të errët frymon i patrajtë
 
Si ëndërr më një ankth ju shoh tek vini
Sikur sonte zbret tamam fundi i 1999-ës
Dhe zbardhë ditë e re e liri e pavarësisë
 
Me te dhe më tej-lind shekulli i Ri XXI! 
_________
31 dhjetor 1966 Doganaj - Kaçanik
1, janar    2012 Shtrojerë - Vushtrri

Festina Lente Aleksandër Moisi
 
Këtu ulur rri siç rrinë murosur këta gurë
Prej kohësh Parahistorisë në Ister-Liburni
Tek ndiej një zë Korifeu oshtinë diç ngrinë
 
I bartën i palosën i latuan dhe i murosën
Seç ngrehin në piedestal kohor n`amshim
 
Duket sikur nuk shohim por dëgjojmë
Zëra herë-herë kumbues të mugët janë
 
Athua mund të jetë zë Korifeut apo valë
Detit seç oshtinë të shndrisin mu në ballë
 
Në këto mure s`bashku me ulëse kumi
U murosën shekujt në Arenën e Puljes
Gjirin e Istrisë noton Liburna e Ilirisë
 
Pa nda dëgjojë sirena madhështi deti
Këtu një histori e tërë zërash oshtinë
 
Një kumbim kohor një lashtësi amorfe
Herë-herë të gjallë i ndiej atë zë tenori
 
Që shkrinë thellë diku nën mua Arenën gri
Ajo nuk bëzan pa u murosur nënë e fëmijë
 
Ec e besoju syve- veshëve në këtë çast tek
Nuk sheh as nuk ndiej aktorin A. Moisiu
 
Tash sikur prapë dikush pëshpërit lëvizë
Festina lente ke durimin Aleksandër Moisi
 
Me kujdes tek nxiton rraptimë gladiatorësh
Pse askush nuk është i lumtur para vdekjes
 
Në brendi të shkallëve përgjon amfiteatri
Djersët rrëke tek miklojnë majë ballesh
 
Lëkura sikur diku buzëve është gërvishtur
I tërë trupi pikon rrjedhë gjak dhe djersë
 
Zë kumbues dëgjohet të kujton perandorë
Mbretërve: Lirë, Pirro, Cezar, Dioklecian
Këtu sikur në çdo çast del Aleksandër Moisi
Të shkëlqejë me Fustin Gëten Ygon Egdlin..!
_____________
Pulë, maj 1978   (Q. P.)
 
Një shekull pavarësi

  (Ismail Qemal beVlorës)
 Nëntor,1912-nëntor, 2012
 
“Plak i gjorë e plak i mjerë
 Ku do vejë e ku do bjerë
 Nëpër erë e nëpër shira
 Nëpër pellgje me shëllira”
(Polifoni popullore)
= = = = = = = = = = = = = =
 
 Plak i Vlorës kurbetit
 Deteve dhe i kiametit
 Isa trimi nga Kosova
 Bolitini Shalë-Bajgora
 S`na i lënë trojet na i
 Ndanë me mendjelartët
 
 Me hile dhe me të vegjlit
 Na i morën mendjelehtët
 
 S`na mbetet tjetër pos
 T`ua kallim datë e sedër
 Ballash t`ua shkrepim
 Letrat t`ua ndezim..!
 
  = = = = = = = = = = = = = =
 
“Iku ditë dhe iku net;
  I mungonte bukë e thatë,
  Edhe buka i mungonte,
  Vetëm zemra për vatan
  E për atdhe po i vëlonte”.
_______
(Polifoni popullore)
Vlorë, 1912-2012



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora