E premte, 29.03.2024, 07:31 AM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Trinomi i Lirisë në Koblenc të Gjermanisë

E diele, 06.05.2012, 02:45 PM


Trinomi i Lirisë në Koblenc të Gjermanisë

Nga Baki Ymeri

Në bazë të lajmeve të transmetuara përmes Facebokut nga Lidhja e shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptar ne Gjermani, duke patur për organizatorë poetët Martin Çuni, Pal Sokoli, Hasan Qyqalla dhe Neki Lulaj, kuptojmë se këto ditë u mbajt në Koblenz një manifestim i denjë letrar e kombëtar, kushtuar dëshmorëve të kombit, Jusuf&Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Kontribut për mbajtjen e këtij tubimi të suksesshëm dhanë disa veprimtarë si sponsorët e firmës „Stublla-Koblenz”, një firmë ndërtimtarie „R.M.” me pronarë Ramiz Muharremi në Bad Neuenahr, Avni Alija, Sadik Krasniqi etj. Nderime të veçanta u shprehën për Konzullin e Republikës së Kosovës në Frankfurt, zt. Astrit Zemaj, për Familjen Gërvalla, përkatësisht Zonjën Donika Gërvalla, si dhe për bashkëveprimtarë, krijues, artistë dhe promovuesve të antologjisë „Trinomi i Lirisë“ kushtuar këtyre dëshmorëve që dhanë jetën për një ideal të shenjtë. U  përgëzuan me këtë rast edhe autorët e shpërblyer të kësaj vepre, Arif Molliqi, Kadri Gërvalla e Gonxhe Letmi-Bogisholli. Shfrytëzojmë rastin që edhe përmes faqeve briliante të Zemrës Shqiptare t’u themi shkurt e shqip: Na gëzon e na ngazëllen ky lajm i bukur dhe preferojmë që urimet e para të vijnë nga Bukureshti i Ismail Qemalit që e lansoi këtu për herë të parë idenë e Pavarësisë së Shqipërisë, siç jeni duke e trasuar edhe Ju, në ballë me martirët e Untergrundenbachut, këtë rrugë të shenjtë për Pavarësinë e Dradanisë. Ju lumtë dhe vafshi gjithmonë nga drita në dritë, pa e braktisur kurrë idealizmin shqiptar dhe krenarinë e këtij kombi të lashtë, trim e luftëtar!

Telegramë urimi nga Bukureshti

Mënjanë ekziston kritika negativiste dhe fshehtësia e financimit të partive politike, e engjëjve me flatra penale. Jo për të gjithë e kemi fjalën, por për ata që e kanë hedhur Kosovën në arkivolin e mjerimit social. Para, biznes dhe interesa. Në anën tjetër ekziston Dita Botërore e Shkrimtarëve, kurse sot Dita e përkujtimit të Martirëve të Untergrundenbachut. Që të ndërtosh diçka ekziston nevoja për vlera dhe për karakter, kurse autorët Neki Lulaj dhe Hasan Qyqalla kanë dëshmuar se kanë edhe vlera, edhe karakter, duke dalë para opinionit me një vepër briliante ku janë përfshirë një gamë emrash e poemash të denja për përkthim edhe në gjuhën gjermane, që ta dinë gjermanët se serbët gjithmonë na e kanë bërë sherrin. Nuk ka nevojë të përmendim emra autorësh që defilojnë në këtë album memorial, por ka nevojë të themi se poeti është mbret i degdisur në fjalë. Fjalë pas fjale dhe libër pas libri, siç ishin edhe martirët tanë që e dhuruan gjakun në themelet e Pavarësisë.

E kanë thënë edhe të tjerët dhe vlen ta themi edhe ne se Kosova ka një natyrë të bukur, me njerëz me mendje të kthjelltë dhe biografi të pastër, fëmijë të bukur dhe shqiptarë të pajisur me zemër fisnike dhe bukuri shpirtërore. Kush mund të krijojë në shpirtin e saj një bukuri të atillë që krijon vlera letrare, artistike dhe patriotike? Lum kush e ka një atdhe të këtillë ku mbretërojnë shpirti, dashuria dhe atdhedashuria, ku mbretëron edhe arti i nusërimit të fjalës me fjalë dhe i shpirtit me shpirt! Ngase, në poezi, sipas Pal Sokolit "Edhe me gurin mund të bisedohet", dhe kjo vërehet në Trinomin e Lirisë, ku defilon guximi, mençuria, trimëria dhe besnikëria. Guximi shpirtëror e tejkalon fuqinë fizike. Nëse hijet e zeza apo “trimat” e çakërdisur e përgjakën Untergrundenbachun, vjen dita kur ata do të lidhen e transferohen në qelitë e Tribunalit të Hagës, qofshin ata serbë apo kolaboracinistë, kurse Kosova atë ditë do ta kremtojë edhe një fitore të re për shpartallimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Guximi është i vlefshëm vetëm atëherë kur udhëhiqet me vyrtyte. Guximi mund të dëshmohet në jetën e ditëpërditshme, njësoj si trimëria në fushën e betejave, kurse shqiptarët e Kosovës kanë dhënë prova konkrete se posedojnë guxim për të qenë të nderuar, për të rezistuar kundër tendencave negativiste, për të qenë ata që janë, bij shqipesh që i nënshtrohen vetëm të vërtetës, për të dëshmuar se janë ata që janë, për të jetuar konform mundësive të veta e jo në shpinë të tjetërkujt, siç e provuan serbët që më fund i ndëshkoi rëndë historia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare. (Bukuresht, 30 prill 2012)



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora