E premte, 19.04.2024, 12:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Vrasja e Klitit

E enjte, 07.06.2007, 10:59 PM


Vrasja e Klitit, tregim legjendar, nga Llemadeo

Kur lindi Aleksandri i madh, e ëma Olimbia, bije e fisit te Mollosve qe jane shtrire ne ato kohe te sterlashta ne krahinat e Jugut të Ilirisë deri ne gjirin e Vlorës… Ajo ia dha te birin e sapo lindur nje gruaje te njohur prej saj që ajo ti jepte gji, pasi siç dihet, disa nga grate, kur lindin fëmijën, ne pergjithsi kane probleme me gjirin dhe ne oret e para femijes i jep gji nje tjeter grua qe ka lindur ne ato dite te afrëta… Ajo grua qe i ka dhene gji Aleksandrit ka qene nje e njohur e Olimbisë e ëma e Klitit. Kliti u rrit bashke me Aleksandrin dhe u bene shoke shume te ngushte, aq sa Aleksandri e mori me vone ne trupen e tij ushtarake më besnike dhe e mbante si besnikun e vet me të forte prane vetes…
Aleksandri kshillohej shpesh me Klitin si miq edhe pse me kokfortesinë e tij ai nuk e degjonte gjithmonë !
Një herë Kliti e kundërshtojë aq shume sa u zunë me fjalë me njeri tjetrin shume ashper, aq sa nder te tjera Kliti në zënie e siper me fjalë i tha Aleksandrit:
“Ti ke vrarë babanë tënd për ti marrë pushtetin, etja jote nuk njeh kufijë për pushtet. Edhe botën sikur ta sundosh ti don prap të sundosh diçka të re…”!

Aleksandri i nevrikosur e vrau Klitin para këmbve të tij.
Pasi e vrau ai u bë i trebuar, ai thërriste me zë të lartë duke vajtuar me një gjuhë të çuditshme dhe ne të njeten kohe ai gerrvishtëte fytyrën e tijë, shkulte flokët dhe sidhej nëper ate truall të ngjarjes duke e rrahur gjoksin e vet me grushta dhe duke gjuajtur Dhe me duar poshte e lart…
Asnjë ushtar apo drejtues ushtarak nuk guxonin ti afroheshin në ato minuta tragjike që ai po kalonte…
Dhembja për të ishte tejet e madhe, aq e fortë sa atij tronditja i kishte shkuar aq thellë në shpirt, deri atje sa i kishte zgjuar disa nota ankimi e vajtimi që ja kishin ndezur flakë trishtimin deri ne celet e genit të gjakut të vet, ku e kishte bërë të ndjeje dhembjen për humbjen dhe ta demostroje hapur atë dhëmbje ashtu me disa rite fisnike krejtësisht të veçanta !
Ai e ndjente atë humbje aq thellë sepse kishte vrare njeriun me besnik, kishte vrare vëllane e gjirit, vëllane e qumshtit, vëllanë e gjakut, Klitin njerin nga djemte e fiseve me te njohura ne Ilirinë e jugut, në fisin e Mollosve.
Nëper atë tronditje ai thoshte:
“Si do ti them nënës së Klitit për djalin, asajë nëne qe mua më ka dhenë gjirin e vet,,,?”!
Fjalet e Aleksandrit shpreheshin në një gjuhë të çuditshme dhe të fuqishme sa të dukej se ai po fliste me qiellin, me perendite, atë ditë në ato orë tragjike, kur ai kishte vrarë Klitin dhe e shihte disa hapa larg vetes të shtrirë, ashtu të gjakosur para tij…
Ai ngrihej dhe turrej në një anë, me duar drejt qiellit dhe therriste me sa fuqi që kishte…dukej se u lutej pernedive që ta ngjallnin Klitin, ta ngrinin përseri në këmbë… Ai i krijonte ato skena duke levizur ne menyre dramatike afer trupit te Klitit. Therriste me duar drejt qiellit ne atë gjuhë të pakuptueshme prej shumicës së gjeneralve të tij që i qëndronin në këmbë diku rrotull, zëri i tij i fuqishem dukej se do të çante qiejtë për ti bindur perenditë, për ta ndihmuar për diçka krejtesisht të veçantë…dhe kohe mbas kohe ai shkonte tek trupi i Klitit dhe ja merrte kokën ne duar duke i thirrur me sy te perlotur:
-“Jooo Klit!
-Ti nuk duhet të vdesesh!
-Të lutem çohu në kembë!
-Une kam nevojë për ty!
-Mu thaftë kjo dorë !
-Kjo shpatë u ngulte ne gjoksin tim që tani…!
-Ngrehu o i imi vëlla!
-Po të lutem pash gjirin e mëms që bashkë e pimë, çohu në këmbë serish…!

Kliti nuk fliste më kurrë, zemra e tij e pershkuar nga shpata e mprehte me shpejtesine e nje rrufeje të krahut të Aleksandrit e kishte fikur perjetesisht çdo qelizë të jetes së tij.
Aleksandri e ulte sërish ngadalë kokën e tij mbi pelerinën e vet të cilen ja kishte palosur dhe ja kishte vënë poshtë kokës së Klitit, që në çastin kur ai u rrëzua si një lis i këputur nga një rrufe e papritur.

Sërish ngrihej dhe me fuqi të reja thërriste drejt qiellit aq shpesh, sa fjala fjalën nuk ja priste. Krahet e tij qëndronin të shtrirë drejt qiellit gjatë nëpër ato lutje të tij për ta ringjallur serish mikun e tij më të mirë, Klitin.
Orët e pasdrekes erdhën duke e zbehur dritën e diellit si në nje savane shkreteire dhe një heshtje zie ra në gjithë ushtrinë e Aleksandrit, që në një farë disance i kishin krijuar një rreth kortezhi të përmortshem me përkrenare të hequra dhe po prisnin në një heshtje varri se çdo të bënte tani mbreti i tyre. Ata të gjithë e ndiqnin atë skenë të llahtarshme me lot në sy duke iu dridhur mjekrrat nga dhëmbja.

Po qante vigani i tyre, mbreti i tokës të cilën ata e kishin shtruar në të gjitha gjëresite e gjatesite gjeografike nga Mesdhu drejt orientit të largët… Po qante dhe po thërriste perëndite për për ti ardhur në ndihmë për një humbje, për një dhembje të madhe. Po vajtonte ai, ai që nuk dinte se çështë vaji, ai qe nuk ishte përkulur kurrë, në mijra beteja të përgjakshme për të arritur që të nënshtrojë dhunat dhe të ndërtojë qytetrimet moderne të kohve antike…

Kortezhi i mijra ushtarve që i qëdronin në këmbë disa dhjetra metra larg ne shenjë rrespekti, bindje dhe dhembje, po prisnin të degjonin urdhrin e ri…
Aleksandri duke u ndjere i vetem në ate dhembje, në ate vajtim tragjik pasi askush nuk i afrohej as ta qetesonte por as ti vinte ne ndihme për të vajtuar e klithur së bashku. Ashtu ai u kthye me një levizje të rrufeshme nga trupa e ti ushtarake dhe u thirri me sa fuqi kishte:

-„Ka vdekur Kliti, e vrau krahu im i thatë, më dëgjoni, e ndjeni humbjen time, humbjen tonë… ?!

Radhët e ushtave dhe të gjeneralve lotonin në heshtje por askush nuk guxonte të i afrohej.
Atëherë Aleksandri nisi vajtimin letargjik per Klitin sipas nje riti të vjeter, shume të vjetër. Sipas riteve Iliriane, të atyre riteve që i kishin vetëm fiset e Ilirise, fiset e eterve të tij…dhe ai tha këto fjale:

O Klit vigani, o mik e vëlla
Të vrau krah i thatë
Çasti i zemrimit
Që mendjes më përshkojë
Porsi një rrufe…
Jo ti nuk ke vdekur
O biri i Epirit
O zemra trimerore
Ti rron këtu me ne !

-Ai heshti për një çast, kur pa pritmas nga radhet e ushtarve u degjua një vaj i zëshem me fjalet e ndara ne disa rrokje sipas rititit vajtimtar tetë-nëntë rrokesh, të fisit të Ardianve në Ilirine veriore, të cilet e bëne atë fushe të gjerë te gjëmoje prej atyre zerave rënkues vajtimtarë… ku u dëgjua gjatë një :

-Oh-ho-ho-ho, oh-oh-ho-ho-ho, ! Një oh-oh-oh…dhembjeje që shkonte si nje gjame termeti që po zhgulte lisa…, po rrezonte maja malesh…aq e thellë vinte e shkonte ajo jehone e vajit te burrave qe i erdhen ne krah vajit letragjik, fjaleve të Aleksandrit…

Aleksandri i thiri ushtaret pasi e kuptoje se ata i njihnin mirë ritet Ilire të nderimit për të vdekurin dhe u tha atyre që ta vajtonin sipas zakonit krah për krah me Aleksandrin dhe të ia bënin të gjitha nderimet me ato rite e ta varrosnin me nderim së bashku.
Ata ushtarë, burra Ilir në radhet e ushtrisë së Aleksandrit u nisen drejt Klitit ne nje rrjesht te shtrire gjëre dhe filluan thirrjet e gjamës vajtimtare duke i përshkruar të gjitha trimeritë e urtesitë e tij dhe duke i bere nje jehone vajtimi pas çdo pershrkimi ne menyre epike prej disa rradhesh me fjalë mjaft kuptimplote.
Aleksandri kishte zëne vend ulur në gjunje afer kokës së Klitit dhe derdhte lot pa ndalur, ndërsa ai grup burrash fisnike nga fisi i Ardianëve të Ilirise po e vajtonin me keto fjale:

-O te mjeret ne per ty o Kliti ynë i mirë!
Ti na ishe dritë në netët e veshtira
Ti na ishe dielli në ditët me stuhi,
Krahun ia dobesoj vdekja e jote
Mbretit tone qe sot po vajton per ty !
Jo ti kurre me nuk do te jesh nder ne
Kur perballe te kemi ushtrite barbare
Ne vrudhi yt e guximi do te na mungojne
Gjithmone do ta ndjejme mungesen tënde !
Por kujtimi yt ne gjalle do të na mbajë
Zëri, fjala jote aq e dlirë…
O vëlla, hero i Epirit i fisit tone Ilir aq të mire !
Oh-ho-ho-ho, oh-ho-ho-ho…

Ata pasi perendoje dielli sipas riteve të vjetra Ilire e morën në vigj duke e mbajtur mbi supe dhe shkuan ta varrosnin në një varr që ushtarët kishin hapur. Aleksandri u dha urdhër ushtarve qe ta ulnin dhe një herë pranë varrit ku sipas riteve të vjetra Ilire, njerzit më të dashur falen për të fundit herë me të vdekurin tek gryka e varrit…
Dhe Aleksandri donte të falej me Klitin për të fundit herë si me njeriun më të afërt dhe më të dashur të tij, me besnikun e tij të armve e të veprimeve. Ai u ul ne gjunjë pranë arkivolit të tij dhe ne krahun e tij të djathte i preku bute fytyrën dhe i tha këto fjalë :

-“Kliti, miku im, ti po iken para meje nga kjo botë, dhe une do të vij shumë shpejt sepse nuk kthehem dot i gjallë tek mëma jote dhe tek mëma ime, sepse nuk di çte them për ty , lamtumirë…!”!

Disa nga Gjeneralët ranë në gjunjë në shenjë ndrimi, ndërsa Aleksandri hoqi një unazë nga gishti i tij dhe ja vuri Klitit ne gishtin e vogël të dorës së djathtë në shenjë nderimi dhe rrespekti, në shenjë dhëmbje për humbjen më të madhe gjatë gjithë karierës së tij si ushtarak, si mbret i asajë pjese të botës të cilën e sundojë…

Asnje here më pastaj Aleksandri nuk e pati as gëzimin dhe as lumturine e mëparshme. Ai rrinte gjithnjë i mërzitur aq sa çdp gjë i dukej e pavlerë nga gjithë çkishte bërë nëpër dekada, nëpër invazionet e tijë ushtarake si dhe në ndertime qytetesh e shtetesh të reja…asgje nuk e ngrohte më, gjithçka i dukej bosh, sikur shpirti i kishte humbur diku që në orët kur kishte vrarë Klitin…
Jo shume vonë ne vite, Aleksandri duke u kthyer me një pjese te trupave te tijë per ne Atdhe ai vdiq i pikelluar nga nje goditje ethesh të papritura qe ia morën jetën…!
Ai vuajti gjithnje atë vrasje që i beri mikut të tij në nervozizem e siper, për të cilën u pendua që në sekondat kur shpata u nis drejt gjoksit të Klitit, por ajo kishte ecur më shpejt se mendimi dhe e kishte përshkruar trupin e Klitit…!

Aleksandri fliste me vete pas asajë tragjedie dhe siç thonin gjeneralet e tij, ai fliste në një gjuhë te pakuptuseshme për ne, gjuhë me të cilen nganjëhere edhe na bërtiste me zë të lartë, aq sa na bënte ti bindeshim menjëherë edhe pse nuk i kuptonim fare ato fjalë...
Atë gjuhë e kuptonin vetëm disa ushtare të ushtrise së tij, të cilet ai i donte shume dhe rrinte me ta më shpesh se me çdo pjesë tjetër të ushtrise… Ata ishin burra të hijeshëm, të gjatë, dhe mjaft trima. Aleksandri ata i mbante gjithnjë në një trupe rezerve për rreziqe e sulmesh të papritura…!

Dhëmbja e Aleksandrit për vrasjen e Klitit, ka qënë një dramë e pa ndodhur ndonjëherë në historinë e vrasjeve të çdo lloj forme apo natyre ne oborret e larta te mbreterve. Ajo është një legjendë më vete për vetë sjelljen fisnike të Aleksandrit që në momentet që e kreu vrasjen, pasi Klitin e trajtojë si një Hero duke e vajtuar e varrosur me të gjitha nderimet dhe duke iu lutur qiellit qe ta ngjallte, lutje në të cilat Aleksandri mallkonte edhe vetën për atë krim që bëri ne sekondat e tundimit të ndërgjegjes së tij nga inati dhe egoja personale për të mos iu nënshtruar asnjë lloj kritike apo këshillimi.
Ato gjeste burrërie e fisnikrie kanë qënë norma njerzore vetem të fiseve Ilire shqipetare gjuhën e të cilve Aleksandri e njihte aq mirë si dhe ritet tradiciaonale të cialt i nderonte aq me përpikmeri!
Në betejta më të rrebta ai u fliste ushtrive të tij në atë gjuhë të çudistshme sa edhe ata ushtarë që nuk e kuptonin merrnin guxim dhe ndizeshin në zjarr trimërie kur e degjonin zërin e Aleksandrit nëper ato fjalë të gjuhës Ilire. Gjuhë e cila ishte sa hyjnore por aq edhe “Orë” e madhe me një lëndë magjike në vetvete për të zbutur deri dhe egërsinë e qiejve. Rrufeve po tu flisje Ilirisht ato largoheshin gjithmone, sic thone legjendat se gjuhen Ilire e kuptojne edhe rrufete...!

www.zeriilarget.com


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora