E marte, 21.09.2021, 11:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E diele, 06.05.2012, 03:32 PM


Neki Lulaj
 
BUKURI E BEKUAR
 
Plisi i bardhë
Bukuri e bekuar
Sa gjysëm globi
I vjetër
Dymijë vjeçar
Durimi
Më bën nderë
 
Plisi i bardhë
Mbi kokë dëshmon
Se jemi bij shqipesh
Të rrahur nga erërat
Pa u dorëzuar kurrë
 
Plisi i bardhë majë malesh
Në krahëror zemër të zjarrtë
Në shpirt prush e flakë
Llavë e pa tharë
Kala me mure pa myshk
Kurrë mendimi nuk na u ndryshk
 
 
KALA FJALËSH
 
Kala fjalësh të murosura
Në muret e Rozafës
Gurë e gëlqere bashkë
Rrite shtatin
Në themele legjendash
I ruan koha për mord
 
Ecën zanat
Këmbë zbathura
Që t’i dalin zot
 
Mbi bebzat e çdo guri
Ka një sekret qe askush s’e di
Është qëndresa e shekujve
Që ruhet me xhelozi
 
Këta gurë të xhevahirtë
Fjalët e shpirti tim
E këto rrasa
Kanë dhembje plagë e gjak
Para furtunave kurrë s’u kërrusën
Duart me shigjeta e syrin çark
 

SHI VERE
 
Shi e diell mbi vendlindje
Reze të praruara me argjend
Zogu i bardhë mbi një degë -
Gemb i këngës së pakëputur
 
Natyra veshur me njëmijë ngjyra
Brushë e piktorit që ndjen
Mendja e ndritur
E Demush Avdimetajt
Dora e artë mbi fletë i fluturon
Dhe piktura shkëlqen
 
Qielli i murosur me re të dendura
Shi i freskët breshërimë e gjallëri
Kur përpëliten fletët e blirit
Atdheu im kremton një shekull liri
 
E zogbardhi me sqep ari
Piktori me zjarr të praruar
Nuk lejon asnjë befasi
Shpirtin ëndrrat e zemrën
Dhe trojet tona pa i bashkuar
 
 
PËR BASHKIM
 
Mbi mllefin e ndasisisë
E mbi djersën e stuhisë
Mbi këmbanat që s´pushuan kurrë
Emrin Bashkim gjith e shkruam
 
Pëmbi eshtrat që kurrë s’u tretën
Guacat qenë ata mbetën
E me stomakun e uritur
Buzët e çara nga etja të mbytur
 
Mbi Kullat e rrënuara
E themelet e pa lëshuara
Me fenerët potë me dritë
Këtu ngelëm eshtra e granit
 
Mbi Liqenin ngjyrë ndritur
Mbi kenetën diell mykur
Mbi natyrën yll praruar
E mbi lumin hënë e mashtruar
 
Mbi mullirin që misrin bluan
Mbi lumin qe etjen e shuan
Mbi rezet që agimin e shkëlqejnë
E mbi retë qe myshkun e brejnë
 
Nëpër shtigjet plot me prita
Nëpër shekujt me brinjët e thyera
Nëpër mote dhe dekada
Pritëm llambën ta ndezë Nëna
 
Mbi oxhakun plot me gaca
E tangarin plot me hi
Një dritë qiriu na ndezi Hëna
E na bashkoi Bunë e Dri
 
 
LUGINA E BEKUAR
 
Nëpër faqet e kohës
Armiku i xhindosur
Kur dëgjon për Arbër
Gjak e hi dhe varr
Në sy na ka si halë
 
Mbi bukën e përditshme të dijes
Kore misri me durim e kushtrim
Mbi traditën diell i shëndritur
Mbi krahët e shpresës bashkim
 
Nje ditë do të rrënohet hipokrizia
Dhe të gjitha kultet e padrejtësisë
Mbi tingujt e këmbanave lajmtare
Do të shëndrrisë rrezja e lirisë
 
Në faqet e bardha plot shkëndija
Presheva nuse e bashkimit do të agojë
Herët a vonë do të jehojë një jehonë
Mbi liqenin e nën qiellin e bashkimit
Do te nusërohet Arbëria e jonë
 
Mbi retë e ngritura mbi fier e myshk
Përmbi furtunat dhe djersët e stuhisë
Do të përdhosen muret e ndarjes
Presheva do t’i hapë portat e ardhmërisë
 
Përmbi pragjet e zemrës
E mbi idealet e pa fjetura
Me afshin e zjarrit të bekuar
Sërish do t’i bashkojmë trojet e vjetra



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora