E enjte, 25.04.2024, 01:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Burgosja e kalit

E diele, 06.05.2012, 01:28 PM


Demir KRASNIQI

BURGOSJA E KALIT

Rreth kufirit në Merdarë –
Paskan dalë  një grup xhandarë ,
Bëjnë zullume mbi shqiptarë ,
Kidnapojnë kuaj , gomarë !...

Porsi ujqit vijnë nga mali –
Kidnapojnë në Llap , një kali ,
Pa pas hile , pa bërë sherr ,
E burgosën me gjithë kerr !

Kali u gjet aty pahiri ,
Duke kullotë afër kufiri .
Xhandarmëria e serbë  çyfarit –
Burgosë kalin e shqiptarit !

Shkojnë duke e rrahë kalin kamxhi –
Deri n’ burg në Kurshumli !
N’ Beograd u dha tellalli –
Se u burgos në Llap, një kali !

N’ konferencë për gazetar ,
Ai, Daçiqi , del i parë –
Lavdëron punën e ministrisë ,
Kidnapimet e xhandarmërisë !

Si n’ koftë kali – çojani Tadiqit ,
Si n’ koftë pelë – çojani Daçiqit !
Ruajuni kalit se qet shkelma –
Do t’ua thyej dhëmbët me helma !

Gjilan, më 17.04.2012.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora