E merkure, 17.04.2024, 12:05 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Platforma unike - shpresë e vetme përballë terrorizmit shtetëror në Maqedoni

E diele, 06.05.2012, 02:32 PM


PLATFORMA UNIKE-SHPRESË E VETME

PËRBALLË

TERRORIZMIT SHTETËROR NË MAQEDONI

Pasojat e koordinimit të qarqeve antishqiptare në Ballkan janë duke rënduar gjithnjë e më shumë mbi kurrizin e popullit shqiptar në përgjithësi. Ky koordinim antishqiptar ka marrë përmasa dramatike sidomos për shqiptarët që jetojnë në trojet e veta nën Maqedoni dhe nën Serbi.

Të brengosur thellësisht me situatën tragjike të popullit shqiptar në Maqedoni, i cili politikës  së terrorizmit shtetëror nuk mund t’i bëjë ballë ashtu siç është i përçarë partiakisht, Bashkimi Demokratik Shqiptar përshëndet dhe mbështet plotësisht apelin e Ish-kongresistit amerikan, z. Joseph DioGuardi, të këtij avokati politik të Çështjes kombëtare shqiptare, që partitë politike shqiptare në Maqedoni të harmonizojnë qëndrimet e veta dhe përmes një platforme të përbashkët të mbrohen interesat kombëtare.

Jemi thellësisht të bindur se lërja e inateve personale të udhëheqësve të partive politike dhe koordinimi kundër politikës së koordinuar antishqiptare do të hapte rrugën drejt përfundimit të kësaj tragjedie kombëtare.

Bashkimi Demokratik Shqiptar është i gatshëm të aktivizohet tërësisht në harmonizimin e platformës politike me qëllim të mobilizimit të tërë energjive kombëtare në funksion të  realizimit të plotë të të drejtave tona legjitime. Vetëm bashkimi përreth platformës unike mund të hapë perspektiva të reja kombëtare që dalin nga logjika e bashkimeve aq të “dëshiruara” dhe aq shpesh të kërkuara gjatë zgjedhjeve.

Bashkimi Demokratik Shqiptar shpreson se përballë domosdoshmërisë së koordinimit politik apeli i avokatit politik të Çështjes kombëtare shqiptare në Amerikë, z. Joseph DioGuardi, do të mbështetet nga të gjithë. Ky veprim do t’u hapte rrugën Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe të gjitha shoqatave shqiptaro-amerikane që veprimet e tyre politike të kenë peshë edhe më të madhe!

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar

Bardhyl Mahmuti

6 maj 2012



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora