E merkure, 24.04.2024, 12:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Engjëll I. Berisha: Duke lexuar Buxhovin

E diele, 06.05.2012, 04:27 PM


Duke lexuar Buxhovin

Shkruan: Engjëll I. Berisha

Derisa promovohej ibri i shkrimtarit e historianit  Jusuf Buxhovi, “Historia”, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, një njeri i letrave, shqiptar, refuzoi të hynte në sallën e promovimit, me konsideraten e tij, se është kohë e humbur të marrësh pjesë në një promovim të tillë.

Shumë më la përshtypje, më ngacmoi, por nuk ma prishi orën e mësimit që përjetova nga çasti i promovimit, ku nga vetë autori  mësuam aq shumë gati sa ta lexonim librin aty për aty. Salla nuk ishte e mbushur përplot, thanë se fajet i kishte organizimi, por, nuk pashë as shumë mësues historie, të pakten ata që e spjegojnë këtë lëndë.  Dhe i thashë mikut tim Muharremit, se nëntëdhjetë  për qind të mësuesve të historisë e kanë interpretuar këtë lëndë në mënyrë robotike, siq i thonë edhe përmendësh, pa u përpjekur ta bëjnë ndonjë hulumtim. Këtë e thashë, ngase nuk shihja shumë këso mësuesish të pakten nga kurreshtja ta e dijnë se çka paskemi mësuar mbrapsht, e çka qenka e sforcuar nga shkrimi në rrethana tjera, në hapsir të lirë, më fjalë të lirë dhe me shenime nga arkivat e Dyerve të Mëdha që kishin eksploatuar të dhëna, përderisa historiani Buxhovi tani i sjellë në një lidhje kontinuitive.

Nuk e di nëse është shkruar ndonjë fjalë më shumë se fjala “histori”, në letrar shqipe, në këto 20 vjetët e fundit, bashkë me fjalën “Liri”, “Robëri”, “regjim”, më vonë  “krim”, “luftë” dhe së fundit ndoshta fjala “Pavarësi” e shumë fjalë tjera që nuk do të doja të ngulja këmbë në këtë mendim, sepse, mund të mos jemë I saktë. Që të mos marrë ndonjë vërejtje publike, deklarohem se, ky  nuk është ndonjë hulumtimi imi, por është një vrojtim rutinor gjatë leximit apo gjatë pjesmarrjës nëpër tubime publike.

Po unë e kisha fjalën për historinë. Gjatë këtij promovimi të përmbledhjes historike “Kosova”, nga Jusuf Buxhovi, e pashë ndjeshmerinë time, por e pashë edhe qëndrimin e injorancës tek disa persona, ku mësova për të kaluaren edhe nga libri, edhe nga interpretimi i autorit edhe nga fluturimi i mendjes sime. Personi i cili nuk deshi  t’ia prishë ditës disponimin, kishte mendimin e vetë dhe i takon të mendojë siq ai të dojë. Bile, mund të mos e adhurojë as Krijuesin e Madh dhe s’ke ç’të merresh me te se kjo është e drejta e tij. Por, mua nuk m’u duk vetëm një mendim ky, - mu duk shumë më shumë se sa një mendim i një njeriu. Mu duke sindromike dhe këtë ma ngacmoi kryetari Lekaj në fjalën e tij gjatë promovimit kur tha, “Ne e lexuam Historinë e padijenisë. Historinë ideologjike.  Historinë e tendencave. Sa shumë vjet e kemi lexuar të mbrapshtën, jemi frymëzuar mbrapsht dhe kemi shkruar edhe keq për vetveten”. Dikush nga ne e shkroi mbrapsht historinë, dhe ne muarëm nota të larta gjatë shkollimit duke e mësuar të mbrapshten. Kjo është intriguese.

Dinamika e jetës, ndryshimet që janë bërë dhe intrigat e shkruara duke mos ia hequr këtu as shkrimet e ditës me ngarkesen politikë, kanë bërë që njerëzia të ikë sa t ë mundet nga përditshmeria e shkrimeve dhe nganjëherë i ngatërron edhe të rëndësishmet me të përditshmerinë. Dikush e ka fajin edhe për  këtë dukuri që është një defekt shoqëror. Bile puna ka shkuar edhe më largë, sa që është ka ngopet shoqëria edhe me tituj akademik dhe grada shkencore që unë do të thosha mirë se e ekemi përmirësuar strukturen intelektuale, por ka mendime se e thonë edhe ndryshe.

Buxhovi  gjatë shpalosjes së hulumtimit të tij të një historie pakëz më ndryshe, tha një fjalë që ishte mbresëlënëse për të gjithë duke e kohëzuar ku në një parafrazim timin ai thotë se, - ne historianët situatën e sotme të vendit tonë, me këso klase politike, me prani të ndërkombëtarëve, me larami politikash dhe këso mendimi shqiptar, e shohim sikurse në periudha të historisë kur kemi humbur shumë, jemi copëtuar dhe është dashur të kalojmë katrahura për të ardhur deri e sotmja. Por, shtoj ai, - faktori shqiptar do të jetë jo vetëm çështje kulturore, siq janë munduar ta e trajtojnë në të kaluaren dhe ka përpjekje edhe sot, por do të jetë faktor ndikues për stabilitet.

Kjo më bëri që të merrem me këtë shkrim, të një të kaluare alarmante. Historiografia Evropiane është lëkundur nga shkrimet e Buxhovit dhe është ka shqyrtohet ky ndryshim, ngase, Evropa është mësuar ta ketë të shkruar historinë tonë zyrtare nga pushtuesit dhe nga një tjetër pushtim, nga komunizmi shqiptar. Dhe derisa, një libër i cili e trondit faktografinë e trilluar me shekuj edhe nga kombevt që e mbajnë rendin civilizues, historianët shqiptarë heshtin edhe më tej. Të pakten Buxhovi ka bërë një provokim të fakteve e në këtë provokim po e shqyrtojnë të vërtetën edhe hulumtuesit e gjenezes, edhe sundimet e Perandorive, edhe besimet fetare dhe orientimet e shqiptarëve kah civilizimi. E them se, nëse Buxhovi nuk ia ka qëlluar shijeve të atyre publicistëve duke ua prishur mendimin e mësimeve ideologjike, e që, më parë duan ta mbajnë të kaluaren tonë në ato trajtesa që na lanë regjimet, se sa ta ndërrojnë mendimin e vetë. Dhe po ashtu nëse ua ka prishur bindjen përkatësive fetare, trajtesave të tyre, ata së paku duhet të mos jenë të fjetur, kaq të heshtur, të mos u frigohen shkollave të tyre që i kanë bërë nëpër vende të ndryshme të botës, por, le ta thonë më ndryshe, më faktike, e jo me fakte që i kanë shkruar perandoritë. Nuk do ta thoja kurrë, se çdo rresht i shkruar është vulë absolute, por do të thoja se për herë të parë e kemi të shkruar një histori duke e korigjuar, duke e rishkruar dhe duke e provokuar të vërtetën.  Tek ne edhe më tej ka në popullata aso mësime që historinë e spjegojnë nga besimet fetare, ashqtu siq duan ata. E mësojnë një pjesë të historisë ideologjike që e mbajnë të gjallë disa subjekte me platformë ideologjike. Mësohet një pjesë e historisë të mbetuar nga dy regjimet, ajo në ish Jugosllavi dhe në ish regjimin komunist në Shqipëri. Dhe Historia e shkruar zyrtarisht nga Akademikët dhe historia e rishkruar hulumtuese siq na del tani ajo e Buxhovit dhe disa hulumtuesve tjerë.

Tek ne, mësohen dy dialekte dhe qindra nëndialekte e që e prekin edhe historinë. E si të mos kemi më dyshje edhe për shkrimin që i bëhet qështjes tonë.

Kaq shumë vjet pasuria e shpirtit tonë.



(Vota: 24 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora