E enjte, 25.04.2024, 10:36 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi:Dardanët nga Linz-i zgjodhën kryesinë e re

E shtune, 05.05.2012, 12:47 PM


Prioritet rinia dhe themelimi i Klubit Futbollistik “Dardania”në Linz

Dardanët nga Linz-i zgjodhën kryesinë e re

Nga Ramiz Selimi

Në ambientet e lokalit “PEJA” të Linz-it u mbajt kuvendi i parë zgjedhor i Shoqatës humanitare kulturore-sportive “DARDANIA”. Pas intonimit të dy himneve, hapjen e kuvendit e bëri z. Mehdi Prushi, njëri nga anëtarët e këshillit iniciues, ndërsa punimet e kuvendit i udhëhoqën z. Sherif Ferizi, Sylejman Shala dhe Shukri Ramadani. Anëtari më i vjetër i këtij këshilli z. Sylejman Shala pasi përshëndeti të pranishmit dhe përmendi emrat e këshillit iniciues, u përqendrua më shumë në organizimin aktiviteteve për festat kombëtare, me theks të ve?ant u përmend festimi i 100 vjetorit të pavarësisë dhe aktivitetet e tjera sportive.

Kryesia e Shoqatës “Dardania”

Prezenca e përfaqësuesit nga Ministria e Diasporës për Austri të Epërme, z. Naser Sherifi e rriti edhe më shumë vlerën e këtij kuvendi, i cili në fjalën e tij në emër të Qeverisë së Kosovës përshëndeti dhe falënderoi Shoqatën Dardania, për punën e palodhshme dhe të vazhdueshme deri me tani, në organizimin e aktiviteteve të shumta në Linz. Ai me tutje tha, se ndihet krenar me punën e kësaj shoqate, ku përmendi grupin muzikor të nxënësve, kur në kuvendin e partisë socialiste të Austrisë së Epërme (SPÖ), një grup i nxënësve shqiptarë u përkujdes me disa këngë dhe valle shqiptare, ti argëtojë të pranishmit dhe të paraqesë vlerat tona kombëtare.

Zoti  Ferizi në fjalën e tij përshëndeti kuvendarët dhe mysafirët prezent, anëtarët, simpatizantët e shoqatës dhe gjithë donatoret, pa kontributet e te cilëve nuk do të mund të funksiononin. Ai  lexoi disa pika kryesore nga statuti, duke theksuar se parim kryesor i shoqatës do të jetë angazhimi në ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare.

Kryesia gjatë kuvendit zgjedhor

Si pikësynim tjetër kryesor ai përmendi rininë, për të cilën tha se do të angazhohemi maksimalisht, që atyre tua lehtësojmë jetën me aktivitete të ndryshme.  “ Posaçërisht dua të ju them se shoqata “DARDANIA” në gjirin e saj do të ketë edhe klubin futbollistik nga viti ardhshëm që do të garojë në garat futbollistike  austriake”. Tha në fjalën e tij zoti Sherif Ferizi

Zoti Mehdi Prushi tha se jemi të hapur për të gjitha shoqatat që të bashkëpunojmë në organizime, jemi të hapur për të gjithë shqiptarët ngado që vijnë. “Ju bashkatdhetarë të nderuar, që jeni këtu prezent dhe ata që nuk janë, ju ftojë që të anëtarësoheni në shoqatën tonë, në mënyrë që ne të punojmë fort në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare. Duhet ta keni të qartë se edhe klubi i futbollit “Dardania” nuk do të jetë vetëm klub i shoqatës, por ai do të jetë klub i të gjithë shqiptarëve të Linz-it”. Tha në fjalën e tij zoti Prushi

Risi për kuvendin dhe me rëndësi për shoqatën humanitare “Dardania” ishte integrimi dhe marrja e përgjegjësive nga të rinjtë  në shoqatë. Në kuvend u përmend gjithashtu se janë ndihmuar edhe persona nevojtar në Kosovë e më gjerë, janë ndihmuar edhe banorët e Shkodrës kur i kapluan vërshimet. Për kontributet dhe donacionet e dhëna u falënderuan të gjithë bashkatdhetarët dhe kompanitë që ndihmuan.

Në fund kuvendi zgjodhi kryesinë e shoqatës “DARDANIA”në këtë përbërje: Kryetar u zgjodh Zotëri Mehdi Prushi,  Nënkryetar u zgjodhën zotërinjtë: Halim Bajrami dhe Sherif Ferizi, sekretar zotërinjtë: Sylejman Shala dhe Ahmet Sallahi, si dhe arkëtar zotërinjtë: Dul Krasniqi dhe Albert Berisha.

Menjëherë pas përfundimit, 40 bashkatdhetarë nga Linz-i dhe rrethinat u anëtarësuan në ketë shoqatë. Kuvendi ishte i hapur për të gjithë anëtarët, të cilët diskutuan dhe këmbyen mendime për organizimin e tyre. Zgjedhjet ishin demokratike dhe korrekte. Kuvendi përfundoi në kohën e paraparë. Organizatori në fund shtroi një koktej për të pranishmit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora