E premte, 24.09.2021, 12:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Reshit Bara, njeriu rrëfimtar i njerëzve arsimdashës të Kurbinit

E shtune, 05.05.2012, 12:36 PM


Reshit Bara, njeriu rrëfimtar i njerëzve arsimdashës të Kurbinit

(Vështrim  rreth vëllimit  monografik "Arsimi ndër vite në trevën e Kurbinit të  autorit  Reshit  Bara )

Nga Xhevahir Cirongu

Autori i këtij libri, Reshit Bara, duke punuar për shumë vite në arsim, e sidomos në trevën e Kurbinit; na ka sjellë një monografi të bollshme para masës së lexuesëve të këtij zhanri.Ku në gjysmën e shekullit të kaluar arsimi mori një zhvillim të shpejtë.Autori ka vëzhguar nga afër punën arsimore dhe edukative nëpër vite, ku ka mbajtur edhe ditar të rregullt profesional nëpër gjurmët e viteve.Në këtë libër, që lexuesi tani e ka marrë në dorë për ta lexuar që është i dyti për këtë autor, ngjarjet vinë të gjalla në ditët e sotme.

Nga faqja në faqe, aty pasqyrohen plus me shkrim, edhe me foto episodet e zhvillimit të arsimit në  këtë trevë të vendit tonë.Episodet janë rradhitur në mënyrë simetrike, duke përshkruar deri në detaje punën e shumë arsimtarëve të zonës dhe të rretheve të tjera; të cilët kanë kontribuar në arsimimin e  njerëzve arsimdashës të Kurbinsave.

Vetë autori i këti libri, është shkrirë si një metal me profesionin e bukur të arsimtarit.Ai ka shkelur çdo cep të  trevës së Kurbinit, madje çdo vatër shtëpie.Me vete ka marrë mikëpritjen e njerëzve bujarë, dhe armata e madhe e arsimtarëve tek këta njerëz kanë përhapur dritën e diturisë.

Një punë e lodhshme,por frutdhënse, sa nga kjo trevë më vonë dolën kuadro të aftë e të arsimuar; madje edhe me grada shkencore në këtë fushë.

Autori i librit monografik ka lindur në Vilë të Dibrës në vitin 1937-ës.Në vitin 1963, mbaron shkollën e masme teknike në Tiranë, e fillon punë në Laç të Kurbinit.Më vonë, vazhdon studimet me korospodencë për gjuhë- letërsi në Universitetin e Tiranës.Ka punuar në gjimnazin e Laçit, në fshatrat  Shpërdhet e Zhejë deri sa doli në pension.Qyshë herët, autori ka bashkëpunuar me organet e shtypit  si: "Mësuesi", "Zëri i rinisë","Bashkimi", deri në revistën "Hosteni" e në gazetën lokale"Kastrioti".

Në vitin 1992, hap fototekën "Kurbini" në qytetin e Laçit.Kurse në vitin 2000,ka hapur ekspozitën  entografike "Kurbini ndër vite" etj.Vëllimi ka gjithësej rreth 300 faqe të shoqëruar me rreth 420 fotografi.Në paraqitjen sa më dinjitoz të këtij vëllimi monografik voluminos, ka bërë edhe shtypshkronja "Ada".Duke lexuar e çfletuar fletët e këti libëri, ndjen në vetëvete afrimitetin e viteve të largëta, sikur je ulur në sofrën e tyre e bisedon me to.

Sot, ajo gjeneratë arsimtarësh të atyre viteve; ndonëse me flokë të bardhë në kokë e rrudha në ballë,por edhe ata që s'jetojnë më, kanë ç'tu tregojnë brezave sot e në të ardhmen për zhvillimin e arsimit dhe të njerzëve arsimdashës Kurbinas.

Janë të shumtë arsimtarët, që me përkushtim ndaj profesionit të cilët punuan në trevën e Kurbinit,kanë marrë edhe tituj të ndryshëm si:"Mësues i Merituar".Ne mundëm të shkëpusim emrat e disa prej tyre: Isa Ulaj, Rustem Martinaj, Pashk Syziui, Drita Bara, Zef Koleci, Zef Ndoci, AT Shqtjefen Gjeçov etj.Por edhe mësuesit artistë të viteve '70 e më pas në Kurbin .Si: Frederik Shalësi, Naime Hysmelaj, Stefan Aleksi, Shpëtim Cami, Zef Kola, Vlash Gurra, Regjina Gjini, Donika Bistri, Marte Gega, Qazim Denisi etj.Por, edhe Haxhi Haxhiu që për shumë vite punoi në fshatin Gallat me Anila Haxhiun, të cilët përfaqësuan trevën e Kurbinit në festivalin e Gjirokastrës në vitin 1988.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe mësueset artiste e krijuese, Bukuroshe Goxhaj e Donika Ceroni.Kjo e fundit është vajzë Selitase me dy fakultete.Një kontribut me vlera në arsimimin e brezave kanë dhënë edhe mësueset: Mrika Vorfi, Vera Piroli, Hava Zavalani, Miranda Toma, Flora Syziu, Etleva Nikolli, Tereze Prenushi etj.

Libëri më i fundit monografik i autorit Reshit Bara, do të mbetet si një thesar në arkivat e    bibliotekave tona, që do u tregojë brezave zhvillimin e arsimit në trevën e Kurbinit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora