E premte, 19.04.2024, 06:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Faqebardhë Medlin Ollbrajti

E shtune, 05.05.2012, 11:52 AM


FAQEBARDHË  MEDLIN  OLLBRAJTI

Faqebardhë  Medlin Ollbrajti ,
Gjithë çka tha – fjalën e mbajti !
- Për Kosovë gjithë çka  veprova ,
Kurrë për jetë nuk  u  pendova !

Flet Ollbrajti , zonja  e parë –
Shumë vendime , unë, kam marrë  !
Këto kanë qenë vendime t’ vështira  ,
Por të drejta dhe të mira  .

Por gjatë kohës kur është luftua –
Shumë vendime janë marrë pa mua !
Ne gabuam varg e vi –
Pse s’ ndërhymë n’ Jugosllavi ?!

Për atë që bëmë n’ Kosovë –
Jam e lumtur për gjithmonë !
Ne morëm  vendim  unik –
Për t’ ndaluar spastrim etnik !

Për ta ndalë këtë luftë mizore –
Angazhuam forcat ajrore !
Ky vendim  nuk  ishte i kënaqshëm –
Mund të vriteshin njerëz  t’ pa fajshëm !

Gjatë gjithë luftës së Kosovës ,
Me ministrat e Evropës ,
T’ Aleancës Atlantike –
N’ konferenca telefonike !

Ministri italian  i Punëve t’ Jashtme –
Pyet: “A t’ bëjmë pauzë për Pashke “?
Foli ministri i jashtëm  gjermanë –
Jo , për Pashke pauzë nuk banë !

Si t’i   bëjmë  nderim  një feje
E t’ kremtojmë  ne sot, a nesër ,
Kur rreth meje e rreth teje –
Vriten njerëz   t’ besimit tjetër ?!

Ishte ky vendim i drejtë ,
Domethënës dhe i vërtetë ,
Për të ruajt identitetin ,
Për t’ shpëtuar komunitetin .
*****
Kënga është thurë duke u bazuar në të dhënat autentike të Intervistës së dhënë në “Hafinigton” nga ana e zonjës Medeleine Albright , ish Sekretare amerikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës .

Demir KRASNIQI
Gjilan, më 30 Maj 2012.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora