E enjte, 28.03.2024, 10:11 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Mirënjohja dhe mosmirënjohja

E shtune, 05.05.2012, 09:08 AM


Mirënjohja dhe mosmirënjohja

Tregim

Nga Përparim Hysi

Diku e kam thënë:-Po harrova të ligën,le t'më nxjerrin një sy.Po harrova të mirën,të m'i nxjerrin që të dy. E solla këtë thënie jo pa qëllim.Para lexuesit,do të sjellë edhe mirënjohjen,po dhe mosmirënjohjen,për të treguar se të dyja janë pronë e njeriut.Dinjiteti i një njeriu varet se sa e vlerëson ai mirënjohjen. Por le t'i lëmë "paradigmat" e të futemi në temë.

*    *   *

Në vitin 1991,pas zgjedhjeve të para pluraliste, u emërova si kryetar i komitetit ekzekutiv pluralist për zonën Qëndër,në Fier. Kisha një zonë të gjërë elektorlae ku përfshihej ferma"Clirimi" nga më të mëdhatë e vëndit dhe c'ka e bënte të lakmueshme këtë zonë për të jetuar,qe fakti se dy lagje të kësaj zone qenë ngjitur me qytetin.Natyrisht,trysnia për t'u bërë banor,qe shumë e madhe.Unë u tregova pak dorëlëshuar dhe,megjithatë,kur e shihja se kërkesa qe e"përpjetë"-në mund të shprehem kështu- edhe e refuzoja.Por nuk kam se si mos sjellë për lexuesin dy raste pak të vecanta,që,gjithësesi, janë si një pasqyrë ku duket fytyra e bukur e mirënjohjes dhe e anasjelltas.

*    *   *

Sa do hyja në zyrë,më kish zënë pritë një burrë aty nga dyzet vjecët.

-Kam një hall,- më tha ai.

-Po hajde në zyrë,- i them.

-Jo,-më tha,- nuk dua që ta dëgjoj njeri tjetër (në zyrë me mua qe dhe një vajzë  që qe sekretare e këshillit ,përfaqësuese e PS,kurse unë qeshë i PD ).

-Mirë,-i thashë,fol dhe ma trego hallin.

-Dua të më bëhet pasaportizimi në Sheq (lagja pranë qytetit) se aty kam gjetur shtëpi.

-Nuk ke pse vjen nga fshati në SHeq,se ferma  sa vjen dhe është drejt mbylljes.

-Të lutem!- gati u përgjërua ai.Se kam hall  të madh.

-Po cfarë halli të madh ke?

-Kryetar,-foli i panjohuri,-kam 15 vjet i martuar dhe nuk kemi patur fëmijë.Kështu që kemi marr një fëmijë.Ai sa vjen e rritet,por kam frikë se në fshat do zënë e t'ma "ngacmojnë" dhe merre me mend se sa në hall jam.

-Mirë,- i thashë,silli dokumentet dhe jepja sekretares.

 

Në mbledhjen e radhës,ia bëmë pasportizimin fatkeqit.Kur erdhi mori vendimin,na falnderoi. Po nuk mbaroi me kaq: i bërë me krahë,më futi krahun  për t'më cuar në klub.Kur pa që hezitova,e zbrazi:-Aman,o kryetar,se cuni im rri me nënën time dhe ajo me timvëlla,të voglin,mos na ndaj se dhe shtëpinë në SHeq (lagje e Fierit ) e kemi marrë të madhe. U hepova një cast po kur mendoja se cfarë kisha hequr me vite  për pasaportizim,ia bëra dhe të vëllait.

Sa u gëzua kur mori vendimin e dytë dhe,ashtu gazmor, më thotë:

-E di unë se ku e ke shtëpinë.Shelegu,në kasollen time, do bëhet si dash për vit të ri dhe se mos fut dorën në xhep  për gjë tjetër,se nuk kemi vdekur ne !!!!. Dhe iku me një delir kënaqësie sic kanë të gjithë ata "zhurmues" që,sic kam vënë re,janë batakcinj.

 

Pas nderit që i bëra këtij"shelegut" -kështu po e quaj me plot gojën- unë dhashë dorëheqjen  e parevokueshme nga pushteti,dhe "shelegu që do bëhej dash",as që u duk më. Me siguri,do ketë thënë ato fjalët e atij cobanit që tha :-Stanin e nxora,marsin e pordha !!!

*   *  *

Sapo riktheheshin  në shtëpitë e tyre,ata që diktatura i kish syrgjynosur.Qenë të shumtë dhe unë ua shpejtova"telashet zyrtare"shumëve prej tyre,se isha dhe vet një nga ata,që ndoshta,nuk më kishin internuar,më kishin parë me lente të zeza. Njëri syresh ngriti dhe një klub goxha mu përballë gjimnazit të vjetër të Fierit.Po mua rrallë më conte puna andej,se zyrat e arsimit ku punoja,pas dorëheqjes nga pushteti,ishin nga rruga për  Patos dhe,kështu,ende s'e kisha uruar mikun që mbështeta. E mbaj mend se qe korrik dhe miku kish dy vjet që rimori banesën. Tek po shkoja për një kontroll rutinë në gjimnaz,u futa tek klubi i mikut. Më hodhi duarët në qafë dhe me tha: -Cfarë do marrësh? -Vetëm një ekspres. Ma solli dhe,tek ktheva godën me ujë,pashë që ujë qe i ngrohtë,në një kohë bënte ballë një frigorifer  dykatësh. Unë vërtet që jam i ndjeshëm për hallet e nejrëzve dhe bëhem copë për t'i ndihmuar,po mosmirënjiohja më bën me stres dhe ca më shumë:shpërthyes. Kështu bëra dhe atë ditë tek lokali i "mikut". Po e vë në thonjëza se mikun e humba. Më ndiqni !

-Ore,-i them, e di ti se ku banoj unë?

-Në Mbrostar-Ura.

-Dhjetra klube kam lënë për të ardhur tek ti. Ti nuk e ke për fis dhe unë kam bërë gabim që të ndihmova.Më nxjerr ujën mocal,kur frigoriferi është me dykanate.

-Më fal,-tha ai,-por radhhën tjetër nuk e bëj më.

-Aha,- i thashë,miku dhe peshku njëherë e kanë.se,pastaj,vijnë erë.

Të gjithë në klub qeshën me batutën time dhe miku u prish në cere.

*    *   *

"Shelegut që do bëhej dash",i  hëngra kakaadhitë. Ndershmërisht,po ta kishte sjellë, do ta pranoja me qejf se kisha 6 muaj që e kisha lënë detyrën. Por"miku" im më shumëzoi me zero,se ku do ta shihja më,vallë ? Viti i ri kish kaluar dhe nuk di pse do shkoja në gjëndje civile ku radha,sic vërejta,qe mjaft e gjatë.Si tek radha  e qumështit që përshkruan miku im,Luan Cipi. Gjëndja civile qe në kat të dytë dhe,me që qe zona ime,hallexhinjtë,sa më panë,njëzëri, më hapën rrugë.

U njdeva pak me turp nga kjo sajdisje,por dikush ngulmoi:

-E meriton.Kështu ke qenë kur qe kryetar ! Hapa derën dhe nëpunsja,sa më pa,lëshoi një britëm gëzimi:

-O,kryetari ! Mirëse ke ardhur! Përse je munduar?

Ndërsa po matesha të kundërshtoja me politesë,hedh sytë mbi atë që kish radhën brënda. Qe ai "shelegu që do bëhej dash!!!". Tani qe radha ime të lëshoja një britëm gëzimi.Gjahu më kish ardhur në shteg. U drodh kur më pa,por nuk kish nga ia mbante.Dhe unë hapa derën dhe e zbraza:

-Djali që ke të të bëhet 100-vjec e të ta ruaj  Zoti! Ti dhejfshë gjak dhe dua të të shoh sa më keq. Sharlatan!- i bërtita duke treguar për"shelegun që po bëhej dash". Tregova se si e kisha ndihmuar,pa treguar që fëmijën e kishte të marrë. Aty duke e demaskuar kam ngrënë mish të pjekur.

*     *    *

Qe nga "Kalaja e Dodës" dhe nata me shi në atë fund vjeshte e kish zënë në fshatin Petovë. Vjeshtave në Myzeqe bëhet "shkelja e reve" dhe ato shkarkojnë shi me gjyma.Malësorit iu lag dhe gjuha.. Pa një dritëz dhe tek u afrua,gjeti rojen e stallës së qeve që,më shumë tymosej,se sa ngrohej.Mysafiri qullë përshëndeti dhe u afrua të ngrohej.Roja e pa dhe i tha:-Mik,në do të mos e marrësh brinjë më brinjë,nisu drejt asaj dritës së madhe.Atje do gjesh shpëtim. Ashtu bëri dhe rrugëtari.Trokiti tek ajo derë dhe e pritën si një mik të vërtetë. I dhanë rroba të ndërrohej dhe aty,pas zjarrit dhe sofrës bujare,u lidh një miqësi e re.

Shumë vjet më pas nga kjo histori,miku nga Petova vdiq. Malësori erdhi për ngushëllim dhe,ndërsa ne,të tjerët hidhnim kush pesëqid e kush njëqind lekë,ai hodhi plot pesëdhjetë mijë të vjetra.

-Ja,kaq më ka ba darka asi moti!- foli malësori.

Skenën e pashë vet dhe qe viti 2000.

*   *   *

E di që mund të bëhen shumë hamëndësime për punën e "shelegut" .Por tej gjithë këtyre,po ju them paraprakisht vetëm kaq: e kam patur si parim që kurrë mos parnoj qoft dhe një lek se,po pranove lekë për iks punë që kryen si pushtetar,nëpunës apo dhe thjesht si qyetar,them që ke shitur shpirtin. Fukarallëkun dhe shpirtin askush nuk ma ble dot.Nuk ka ndodhur as dje dhe as sot. Për të qenë më i drejtpërdrejtë me lexuesin apo ata që më njohin,po lë të lirë e-mailin tim: perparimh@gmail.com.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora