E premte, 24.09.2021, 01:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Zemra shqiptare dhe gjaku i saj

E premte, 04.05.2012, 06:05 PM


ZEMRA SHQIPTARE DHE GJAKU I SAJ

Nga Baki Ymeri

Jo për revistën e famshme të blogosferës shqiptare e kemi fjalën, disa shkrime të së cilës i lexojnë mbi dymijë vetë në ditë, por për Ismail Qemalin dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Autori Lefter L. Dilo thekson më 1962: Një pëllëmbë vend kjo toka jonë, por në çdo pëllëmbë dhe është edhe një vend përleshjesh me armikun që sulmon një peridha të ndryshme. Një grusht njerëzish të parët tanë, por syri nuk iu trembet nga sulmet e fuqishme të armiqve që vijnë njeri pas tjetrit me pishë në dorë. Kaluan romakët, shkuan këtu barbarët, u vërslën turqit etj. etj. por vatra shqiptare ruan me besnikëri gjuhën, këngët, zakonet, doket dhe traditat. (Ismail Qemali dhe Pavarësia e Shqipërisë, Gjirokastër, 1962). Broshura resektive ka 72 faqe dhe një shënim në fund: Në lidhje me shkrimet e kryeministrit frances, Poincare, për kryengritjet në Shqipëri, më 1911, shënojmë se këto si gjithënjë, u organizuan nga populli ynë liridashës, duke u ushqyer përheranga vetë populli shqiptar.

Zemra shqptare gjithmonë ka nevojë për gjak të freskët, shpirti shqiptar gjithmonë ka nevojë për ndjenja sublime, fisnike e të brishta, dhe truri shqptar gjithmonë ka nevojë për mendime dhe informacione të reja, politike, historike, letrare, artistike, kombëtare e ndërkombëtare. Në këtë kontekst, krahas artikujve, studimeve e librave të panumërt që janë shkruar për Plakun e Vlorës, vlen të dalë në pah edhe kjo broshurë e vogël, e cila praktikisht mund të ketë dalë asokohe në disa mijë ekzemplarë në Gjirokastër, por pa depërtuar në Kosovë apo diasporë. Duke kaluar nga faqja në faqe, nga fillimi në mbarim dhe nga mbarimi në fillim, ndalemi në faqet 30-të, sipas së cilës kuptojmë se Ismail Qemali në prill 1911, i jep një intervistë gazetës italiane „Giornale d’Italia”, ku tregon se i kish thënë vetë Haki Pashës, kryeministrit të Turqisë, se dërgimi i ushtërisë për të shtypur kryengrtitjen në Shqipëri do të shkaktonte ngjarje shumë të liga në të arthmen. I pyetur se ç’kërkojnë shqiptarët në këtë kohë, Ismail Qemali përgjigjet:

„Shqiptari më parë se të gjitha do që të drejtat e shënjta këmbëtare të tijat - dhe ao të tjera kombëve, të jenë të nderuara; nga ky shak shqptarët nuk do të qetësohen kurrë nga sjelljet e qeverisë, që nënë hije të konstitucjonit të suajnë çdo të drejtë të shënjtë të kombeve të ndryshme të mbretërisë.”  Është kënaqësi e veçantë në Bukuresht të dëgjosh muzikë iatliane (Totto Curtugnio, etj.), të admirosh bukuroshe bukureshtare, të lexosh apo përkthesh poezi shqipe dhe të shkruash për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Duke sulmuar pastaj qeverinë e xhon turqëve, të cilën ai e cilëson „robëri me maskë”, përkundrejt robërisë së hapur të sulltanëve të Turqisë, smail Qemali i deklaron korrespondentit italian: „Unë thom që faji këtu është i qeverisë ngase qeveria me syngji në dorë kurrë nuk do të mundi t’a çarmatosë një komb trim e luftëtar siç është populli shqiptar e pastaj për t’a vënë nënë një robëri me maskë, e cila është shumë më e ligë nga robëria e hapurë.” (f.31). I pyetur pastaj se kur do t’i lënë shqptarët armët kundra Turqisë, Ismail Qemali përgjigjet:

„Me gjithë që kryegritja bëhet në një vend katolik, gjen mbështetje edhe nga myslimanët shqiptarë, të cilët të vëllazëruar me shqiptarët e krishterë, lëftojnë për një qëllim.” Dhe më tej: „Kështu që shqiptarët do t’i lenë armët, atëherë kur konstitucjoni i cili vleftësinë më të madhe e ka në parlament, do të nisë të veprojë drejtësisht, kur ata do të shohin përpara gjyqtarë të drejtë, mendizer veprimtare të udhëve e të udhëve hekurore, e jo ushtarë vëlla-vrasës”. Libri ka edhe shumë faqe tjera interesante, të rëndësishme dhe impresionuese, por ne e përmbyllim mekaq duke ngritur zërin e protestës kundër shqiptarëve që kanë varë shqiptarë në Kosovë, Tiranë e diasporë. Ndoshta në diasporë më pak, por vrasësist e martirëve të Untegrundenbachut duhet të dalin në shesh e të transportohen për në Hagë. Drejtësi, zgjohu nga gjumi!

BOX

Duke e qëndisur këtë shkrim, kuptojmë nga Neki Lulaj dhe Hasan Qyqalla se këto dirë në diasporë është mbajtur një manifestim i denjë kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Na gëzon e na ngazëllen ky lajm i bukur dhe preferojmë që urimet e para të vijnë nga Bukureshti i Ismail Qemalit që e lansoi këtu për herë të parë idenë e Pavarësisë së Shqipërisë, siç janë duke e trasuar edhe ata, në ballë me martirët e Untergrundenbachut, këtë rrugë të shenjtë për Pavarësinë e Dardanisë. Ju lumtë dhe Ju priftë e mbara! Vafshi gjithmonë nga drita në dritë, pa e braktisur kurrë idealizmin shqiptar dhe krenarinë e këtij kombi të lashtë, trim e luftëtar!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora