| E premte, 04.05.2012, 12:31 PM |
Fatmira Biçaku
LAMTUMIRË
(Kushtue Ibrahim Rugovës)
Atë nuk e vajtuen rrufetë
me krisma e gjëmime,
e vajtuen retë
me bardhësinë e borës.
Pyjet e vajtuen me ligjërimet e vajit,
era me simfoninë e dhimshunisë,
rapsodet me kangët e dhimbjes,
të dashunisë...
Korteu funebër nuk kishte mbarim,
Kaq shumë njerëz nuk ishin pa
në asnjë varrim...
Banderolla dhe Flamur
shpaloseshin në erë...
Rugova dijti t’i bashkojë
të gjithë shqiptarët
si asnjiherë...
Lamtumira e fundit
me breshërima armësh;
tufa me zogj ne fluturim.
Bora shtriu qilimin e bardhë...
Lamtumirë i Dashuni Ibrahim!
Zgjodhi për ZSh. Selim Nengurra
Redaktor