E hene, 21.10.2019, 09:15 PM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Edhe Homeri paskësh pasë folur serbisht!

E enjte, 03.05.2012, 04:00 PM


Edhe Homeri paskësh pasë folur serbisht!

Nga Fahri Xharra

Luis Benlou, Studiues Francez, “La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877. “Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra ajo është gjuhë shqipe. Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”. (Halis quhej një lum në lindje të Azisë së Vogël).

A. Vasiliev, Autor i vëllimeve të shumta për Perandorinë Bizantine, “E vërteta është se edhe sot e kësaj dite shumica e ishullit ARQIPELAG dhe gati e gjithë ATIKA deri në ATHINË janë SHQIPTARË”.

Pa dashtas  ,më vjen një pyetje : Pse ky ndryshim në mes  të serbeve dhe nesh ? Deri  sa ata mundohen me rrenat e tyre të certifikohen  edhe në historinë e vjetër  ,deri sa ata nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë të kalarën “ e tyre (!),,deri sa ata nuk lënë histori  pa u futur në te dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur ; ne shqiptarët ,edhe pse më të herëshmit në këto toka ,me ndihmën e disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve tanë e kërkojmë certifikatën tonë të lindjes  dhe mundohemi të bindim edhe botën se kemi lindur ,jo ma herët se ardhja e osmanlive në këto anë.  A nuk është ky një tentim zhburrërimi i një të kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe t`a quajme vehten kaotikë të historisë.? Kush po na mëson dhe dirigjon ,që ta bëjmë vetën më të rinj se sa ata që erdhën këndej pari e  mësuan nga ato për të cilat po mësojmë ne sot nga ata.

Gënjeshtrën nuk e kemi hak e as që na nevojitet, se ne  i kemi faktet  dhe provat të cilat e trondisin botën e sinqertë. Shkrimi  im nuk mëton të jetë studim historik ; por vetëm një kënd tjetër i vështrimit të pafytyrësise  serbe në vjedhjen e historisë sonë, një gërvishtje për të ngjallur kërshërinë për të kaluarën tonë.

“Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. “”. (Johan Tunman, 1774, Leipzig).

E pse ishim të pannjohur ;edhe pse jemi populli kryesor, i lashtë ,i rëndësishëm dhe se çdo historian ( jo serb, jo grek  jo turk)  na njifte dhe me historinë tonë e plotësonte zbrazëtin e madhe në historinë e vjetër të Europës.?

Ne ishim të nënshtruar, ne ishim  fatkeq  ne ishim të pa fuqishëm ,dhe historianët ( serbët ,grekët dhe dashamirët e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëëllimshëm)) shpesh ishin aq të  padrejtë, sa  terësia e jonë historike  u copëtua në copëza të pa përfillëshme. Po sot ,ku jemi sot? A i bindemi fakteve historike për ne ,apo prap i nënshtrohemi diktatit të të tjerëve  për shkruerjen e historisë sonë ?

Një shkrim në një gazetë zvicërane (2008) paska pas shkruar se Libri i Oliver Shmitit per  Skënderbeun paska pas ngjallur zemërim tek shqiptarët . Jo nuk ka ngjallur zemërim ,por ka ngjallur kundërshti ndaj shkrimeve të asaj historijeje të porositur,që nuk i jep lavd asnjë shkencëtari të shkencave historike. Edhe ne shqiptarët ,i kemi historianët tonë  edhe ne  dijmë  kur të “ zemrohemi.”

Për  përshkrimin e ndërgjegjëshëm të pandërgjegjshërisë serbe në trillimet e saja në historinë e saj i morra për analizë (zbërthim) tri libra të cilat të japin një ide të vërtetë se  deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetës ( sllavizmit- serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer's Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të  Roberto Salinas Price-it;  “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (Ish ambasador i Jugosllavisë në Meksikë ) dhe “„Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi ,djepi i Homerit)«Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është Sllave) të Novak Andesilić -it.

Është për t`u vajtuar guximi i pafytyrë i historiogarfisë  serbe në këmbëngulësinë e saj në një përvetësim të një historijeje të gjatë mijëra vjeqare; e vaji duhet të jetë edhe më i madh që historiografia shqiptare heshtë dhe nuk gjen mjete as materiale e as morale  që me fakte e dhe dokumnete t‘i kundërvihet asaj. Bota i beson vetëm librit ; e ne atë nuk e kemi se jemi zhytur në thellësinë e një vetngulfatjeje  nga e cila po e kemi vështirë të dalim.

“Disa autorë e cekin sa Shqiptarët ( Albanci) kane ardhur  nga krahina me te njejtin emër (Albania,pra) e Dagestanit të sotëm në shek.11-12-të ps.k. si mercenarë të pushtuesve Normano -Sicilian ,me qëllim pushtimin e bregdetit lindor të Adriatikut . Pas rënjës së Normanëve ,Shqiptarët mbetën në teritorin e  e sotëm të  Shqipërisë së Jugut. Dhe në kët mënyrë ata e vazhduan jetën në fqinjësi me Sllavët , duke e ruajtur identitetin e tyre. Së bashku me sllavët ,ranë nën pushtimin turk,bile edhe luftërat kundër turqëve i kanë bër së bashku me serbët( Skenderbeu). Me ndryshim nga sllavët ,shqiptarët kryesisht janë islamizuar. Në kohën më të re duke përdorur teorina të ndryshme ; shqiptarët po dalin me tezën se janë pasardhësit direct të Ilirëve.Përndryshe prejardhja e shqiptarëve mbetet e hapur.” ( Branko Vukosiq ,Mbi misterin Trojano-sllav, 2003 ,f.189) Para do kohe ne vet dualëm  me teorinë që Albania e jonë ,qenka me prejardhje me Albaninë e Azerbaigjanit . Pak large njëra me tjetrën ( Dagestani dhe Azerbaigjani),por kryesisht nga Azia.(?!?!)

Autori i lartëpërmnedur e mbronë qëndrimin se Troja dhe dhe tokat e Trojës janë në Ballkan ,por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav ,duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thot se Troja është në Luginën e Neretvës ,vendi i quajtur Gabela ,por  duke shkuar edhe më largë : Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër(?).  Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872 ,kur historiani serb Milosh S.Milojeviq në faqën 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872) “thot se trojanët ishin serb”. E bukur kjo, apo jo ?

A nuk është një guxim i madh i serbëve  që vetën ta quajnë trojan;kurse ne, vetës ia mohojmë të kaluarën tonë. ?

Novak Andesiliq në librin e tij : “ Mali i Zi ,djepi i Homerit , Gjuha trojane  është sllave”  shkruan: “ Autori Straboni ne librin e tij “Gjeografia” shkruan se Ilirët, Eporotët dhe Maqedonasit e flasin të njejtën gjuhë.Duke qenë se Frigasit jetonin në mes të këtij trekëndëshi, e logjikshme është se eddhe gjuha e tyre ishte ilire ,ne të të njejtën kohë maqedone dje epirote. Historiani i shek XIX-të, Xhon Kembel shkruan:” Në perëndim të Maqedonisë jetonin Dardanët dhe Ilirët , dy emra që e shënojnë të njejtin popull- popullin serb” . (?)

Duke parë që historia po flet ndryshe ,dhe bota shkencore po flet ndryshe , serbet po mundohen që faktet për ilirët  të cilat  më nuk po mund t`i mëshefin, atëherë  po kërkojnë lashtësi  të stërlashtë për vehte. Ky është me të vërtetë një qëndrim tejet arrogant ndak historisë ,me të vërtetë një vjedhje e pafytyrë në pikë të ditës. .. Kurse ne e humbim kohën duke u marr me vetvehten dhe i tregojmë botë papjekurinë tonë kombëtare duke e mohuar çdo gjë shqiptre,dardane ,ilire dhe pellazge.

Profesori i Sorbonës në pension ,linguisti i njohur Milan Ristanoviqi,  e ka  botuar një studim pas 4o vjete pune në te dhe me të cilën  dokumenton që bredhja e Odiseut ka ndodhur në Adriatikun Jugor ,prej Korfuzit e deri në Split,dhe që Posejdoni ishte Perëndi Ilire. Ai thirret në studimin e spikatur të historianit amerikan Mozes Finli, i cili në veprën e tij “ Bota e Odisesë” vërteton që mënyra e jetës se Iliadës dhe Odisesë me të vërtetë ka qenë.

Serbët  gjithmonë të joshur dhe favorizuar nga bota ,mendojnë qe ende iu hecin “pallavrat” dhe ,lexoni se çka shkruajnë: “ Shkodra- Troja Serbe,  dhe vazhdon  autori Novak Andeseliqi , ilirët janë Serb, a serbët janë sllav, kjo tregon se Trojanët janë bartës të civilizimit serbo-sllav të antikës,sepse Troja- shkodra është kryeqyteti antik Sllav. “  Bukur ,hë! serbët në këto anë që 25 shekuj?

Gjuhëtari sllavo -maqedonas Odisej Belqevski ,paska pas gjetur që në Iliadë dhe Odisenë e Homerit ,fjalë të njejta që po u përdokan në gjuhen e sotme sllavo-maqedone dhe në atë të sotme serbe.  Mrekulli që serbishtja i paska ruajtur ato fjalë.(?)

“ Vepra më e vjetër helene-ilire Iliada dhe Odiseja, janë të skruara me t`ashtuquajturin heksmetër, të cilat paskan shumë ngjajshmëri me këngët epiko-lirike serbe. Me qenëse është përdorur gjuha jonike me ate eolike, e gjithë kjo tregon se Homeri ishte Ilir, dhe këto gjuhë Ilire. Në shkrim është përdorur alfabeti iliro -helen” . “ Fanula  Papazoglu ,mendon që Frigjija ishte krahinë kufitare me Ilirinë,dhe është  krejt e kuptueshme që ky ishte  shteti i Trojës. Ilirët e kanë marr emrin  nga kryeqyteti i tyre ,që në atë kohë ishte Sarda, sepse Ilirët ishin Sardë ,gjegjësisht Sardanë( Dardanë) ,pra serb.” (?)

Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XIV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.?  E ne, si po thonë ata të ardhur nga Azia ,diku ne shekujt XI-XII- të.

Autori serb vazhdon:” Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparative-linguiste ( metoda krahasuese -gjuhësore) të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë

( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me “saktësi” të drejton në komponentën e fuqishme sllave te  Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë (serbe,pra) “

Athua po na mbushin mend këto libra të serbëve? Apo, do  i lejojmë edhe Schmittat tjerë të dalin në skenë?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT