E enjte, 25.04.2024, 12:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Lisi flet

E enjte, 03.05.2012, 04:42 PM


Demir KRASNIQI:

LISI FLET

Trungu i lisit me mua flet ,
Me gjoks hapur gjithnjë më pret ,
Do t’ ma qajë mua një dert ,
Për një dhembje e një siklet !

Mirë se erdhe biri im ,
Eja e ulu n’ trungun tim ;
Ta tregoj një muhabet –
Ku jetova 500 vjet !

500 vjet m’ ruajti Malësia ,
Shumë pushuan nën degë t’ mia !...
Sa shumë luftëra përjetova –
Çdo furtune i përballova !

Shumë shenjëtarë më morën n’ thumba –
Trupi im mori shumë plumba !
Dhëmbët e sharrës dhe sëpata –
S’ më lanë t’ qetë dita , as nata !

Breshër , akuj m’ kanë  rëndua  ,
Borë e shi më kanë kaplua ,
Nën degë t’ mia  kaloi shkau ,
Porse rrënjët s’ mund t’ mi thau !

Sa luftëtarë këtu u strehuan ,
Sa rreziqeve iu shpëtuan ,
Sa grigja këtu  mrizuan  ,
N’ vapa zhegu u freskuan !...

Degët e mia kur u plakën –
Dikush n’ zgor  ma futi flakën  !
Dikush erdh pa mendje koke –
M’ preu me sharrë e m’ shtriu për toke !

Ma preu trupin pa mëshirë –
Mori gjithë çka  pata t’ mirë, 
Për kujtim ma la veç trungun ,
Kalimtarët m’ shikojnë si cungun !

Tugjec – Gollak , më 29 Prill 2012. 


Tugjec, 29 prill 2012

Tugjec, 29 prill 2012



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora