Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilmi Veliu: Aleksandri shqiptar

| E enjte, 03.05.2012, 04:49 PM |


ALEKSANDRI SHQIPTAR

Nga Dr.sc.Ilmi VELIU

Aleksandri Madh i III-ti i Maqedonise antike (Leka i Madh), ka qene me origjine shqiptare, sepse babai i tij Filipi i II ka qene nga fisi Ilir i Paionve qe kan jetuar ne rrjedhen e mesme te Vardarit, nga Shkupi (Skupi) deri te Velesi (Velazora) dhe nena e tij Olimbija nga fisi ilir i Molosëve që kanë jetuar ne jug te Shqiperisë së sotme ose ne Qamëri. Molosët kanë pasur edhe shtetin e tyre të parë ilir. Filipi i II dhe pas tij djali Aleksandri i III kanë qenë mbretër të Maqedonisë antike dhe vetë maqedonët antikë janë fis ilir që rrjedhin nga Pellazget prej ku rrjedhin edhe Ilirët, Thrrakasitt dhe Helenet.

Maqedonët e sotëm nuk kanë asnjë lidhje me maqedonët antike, sepse Aleksasndri (Leka i Madh) ka qene ne shekullin e IV para erës sonë dhe sllavomaqedonet këtu kanë ardhur nga Karpatet, në shekullin e 6-7 të erës sonë, dmth largësia kohore është më tepër se 10 shekuj.

Nëse maqedonët e sotëm pretendojnë se jënë maqedonas antikë atëherë duhet të pranojnë se jënë vëllezërte nje trungu (Pellazget) me shqiptarët thrrakasit dhe helenet.

Gjergj Kastrioti e ka ditur se është pasardhës i Aleksandrit (Lekës) dhe ka vendosur që ta përdorë emrin  Iskender që në shqip do të thotë Aleksandri i Madh. Thuhet se edhe përkrenaren me kokën e dhisë e ka trasheguar nga Aleksandri e Pirro.

Se shqiptarët kanë qenë të vetëdishëm se janë pasardhës të Aleksandrit të Madh tregon edhe fakti se ata kanë vendosur që valuta shqiptare (Paraja e shtetit shqiptarë) që nga viti 1924 te thirret Lek dhe vetë djalin e tij mbreti Zog e ka emruar Leka që është emri i shkurtuar i Aleksandrit.

Nga kjo kuptojme se maqedonëve të sotëm te udhehequr nga Pasko Kuzman ju ka rene ndër mend shume vone se Leka mund te ishte  i tyre, pas plote 80 vitesh qe dmth se shqiptarët e kanë vënë në monedhën e tyre para plote 80 vitesh..

Në takimin e fundit Dora Bakojani e cila poashtu është më origjinë shqiptare i kishte thënë kolegut të sajë Milloshovskit se për emrin e shtetit  shqiptarët nuk bëjnë problem por kur është në pytje Aleksandri i Madh, vështirë e kini që tua merrni sepse ai është i tyre. Ata, shqiptarët nuk kundërshtojnë momentalisht ngritjen e shtatoreve të Aleksandrit në Maqedoni si që nuk kundërshtuan ngritjen e shtatores së nënë Terezës,sepse e dinë se ata jënë të tyre dhe askush nuk do të mund ti përvetësojë..