E marte, 19.03.2024, 02:35 AM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Sa ullinjtë e Gjergj Kastriotit, qoftë jetë-gjatë dashuria juaj

E enjte, 03.05.2012, 06:00 PM


Sa ullinjtë e Gjergj Kastriotit, qoftë jetë-gjatë dashuria juaj
- NË FEJESËN E MBESËS TIME  SHQIPES, Tiranë, prill 2012-
Fotot: Petrit Metohu
Diçiturat:
Zeqir Lushaj
- 10  FOTO NGA TIRANA, ME 10 DIÇITURA NGA NJ, USA –

1. Aty ku mungon Daja, gjithmonë duken vende bosh.

2. Shqipja:-More, po as sot nuk mu hoq shërbimi!

3. -Ja pra…, edhe kjo ditë erdhi.

4. Motra ime Flora me të shoqin Ibrahimin, urojnë vajzën e vetme Shqipen,
për fat e mbarësi, por urojnë edhe njëri tjetrin në këtë ditë të shënuar.

5. …Në mes jush, lule çeltë jeta.

6. Fejesa e fëmijës= gëzim… por edhe nostalgji, për babë e nanë.

7. Shqipja, i thotë vëllait të saj Flamurit:- Sa më shpejt në gëzimet tua vëlla!

8. Motra Flora ndjehet e përforcuar. Tani në krah të djalit, Flamurit,
(majtas), është edhe dhëndërri, Jetëgjati.

9. Shikimi duhet sa më larg…Shikim shqiponje, mbesa ime Shqipe.

10. Sa ullinjtë e Gjergj Kastriotit, qoftë jetëgjatë dashuria juaj.

Nga dashuria në fejesë…, nga fejesa në dasëm. (Sofrat po presin).

Fat  dhe  lumturi  paçi  ngahera !

- Dhe  mos  e  harroni  Zemren Shqiptare, që  i  ka  dhënë  kaq vend  lidhjes  suaj, që  në  ditën  e  dashurisë, 14 Shkurt, dhe  aktit  zyrtar  të  kësaj  fejese – sot.
…Kujtesa  është  shumë  e  thjeshtë : -P.sh :-Duke  e  ftuar  krejt  Redaksinë  në  dasëm !-
                                  -----------------------
Si mbyllje e këtij foto-reportazhi fejese, po të uroj , e dashur mbesë Shqipe, edhe për fillimin e punës si inxhiniere e mjedisit në ndërmarrjen e gjelbërimit të kryeqytetit, me një vjershë timen nga libri  “Lisi i shkruar”, faqe 120, me titull:

GOTA E MËRGIMTARIT

Në kohën e re e,
Në kohën e vjetër,
Një gotë (plus),
Në sofrën e shqiptarit,

Më parë ruhej,
Për udhëtarin e pastrehë,
Sot le të jetë.
-Gotë e mërgimtarit.

Në gëzime e hidhërime,
Sot, në çdo vatër,
Dikush i familjes,
Sigurisht që mungon,

Një gotë e mbushur,
Që rri në heshtje (!),
Është portë e hapur,
…Portë, që shpreson.
          ./.
(Ekskluzivisht për ZemraShqiptare, nga NJ, USA, prill 2012)



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora