Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Liqeni i lotëve blu

| E enjte, 03.05.2012, 05:00 PM |


Tregim nga Xhevahir Cirongu

Liqeni i lotëve blu

Ai qytet ishte me të vërtet i magjishëm.Çdo gjë që rrethonte në këtë qytet; që nga gurët e bardhë e pemët e gjelbërta për gjatë gjithë stinëve, të shfaqen para syve si një tapet përsipër tij. Shtëpitë karakteristike janë vendosur si gurë shahu.Nën këmbët e qytetit, atje në bregun shkëmbor,dallgët e detit përplasen e puthin gurët.Pastaj, me vete marrin puthjet e ëmbla e nën zhurmën e tyre largohen thellë në det.Kodrat e veshura me portokalle e limona shtrihen deri në rrëzë të maleve.

Majat e larta me hijet e tyre zbresin e treten në ujërat e kaltra të detit Adriatik.Dielli që del në grykën e pëllumbave, rrezet rrëshqasin në çatitë e gurta të shtëpive, dhe nëpër xhamat e dritareve hyn si një mik i vjetër në gjirin e shtëpive.Lagjja e pagëzuar me emrin"Limonat e gurit të bardhë" ka specifikën e saj nga lagjet e tjera.Gurët e shtëpive tre-katër katëshe, e të mureve rrethuese të oborreve, janë të gëdhendur bukur.Mozaiku i punimit të gëdhendur me dalt të tërheqin si me magënet që me shikimin e parë.

Kësaj pamje i shtohen edhe gëdhendja e parmakëve të drunjta të dritareve e ballkoneve nga mjeshtrat vendas;si dhe lule shumëngjyrëshe të mbjella nëpër saksi.Por, më e veçanta e kësaj lagjeje, është se njerëzit i kanë sytë blu.Kjo ishte veçoria më karakteristike për këtë qytet.

Kur u njoha me njërën nga ato vajza të asaj lagjeje, ishte ditë maji.Në këto çaste, teze Viola ndodhej në aneksin e kuzhinës.Ajo po ziente qumësht në tenxheren e vendosur në sobën e gazit.      Hapi çezmën e lavamanit e po lante disa pjata.Unë qëndroja ulur në divan.Në kuzhinë ndodheshim vetëm ne të dy.Pjesëtarët e tjerë të asaj familje qenë larguar secili në punën e vet.

-Hë, more bir i tezes, u mërzite?! Edhe pakë, sa të ziejë qumështi, e do hamë mëngjesin,- i foli ajo me dashamirësi.Sytë nuk i hodhi nga ai, por vazhdoi të lante pjatat.

-Jo, pse të mërzitem,- i ktheu përgjigje aty për aty Diamanti.Vështroi nga dritarja, ku njëri kanat qe hapur.Pastaj shtoi:

-Teze, unë po dal në ballkon!Më pëlqejnë lulet që ke mbjellë në saksi.Ndërsa era e trëndafilave të oborrit kishin mbushur dhomat me aromën e tyre.Viola vazhdonte të lante pjatat.Pasi lau pjatën e fundit, filloi t'i fshinte me peshqir për t'i tharë ato.Zgjati dorën drejt çelsit të aspiratorit, dhe e ndezi atë për thithjen e pastrimin e avujve që ishin përhapur brënda dhomës.Pastaj tha:

-Vepro si të duash!.Sa të ftohet qumështi e të shtroj tryezën, dil në ballkon,- i foli ajo. Por përsëri kokën nuk e ktheu nga ai.Edhe Diamanti,ngadalë hapi derën e doli në ballkon.U ul në njërën prej karrigeve.Me një shikim të shpejt, sodisi ambjentin aty rreth, e sidomos oborret ku gjelbëronin trëndafilat me gonxhe të çelura.

-Sa bukur !- tha me vete Diamanti.Ndërsa në qiellin e hapur dallëndyshet fluturonin duke lodruar me njëra- tjetrën.Pastaj ktheheshin në foletë e ndërtuara poshtë ballkoneve e strehëve të shtëpive.

Përtej murit ndarës ishte shtëpia e fqinjës së teze Violës. Edhe aty e njëjta gjë: Lule që kacavirreshin nëpër mure e trëndafila brenda oborrit të shtëpisë.

Mbrapa xhamit të derës së ballkonit të fqinjës, lëvizi një hije njeriu.Nuk mund ta shikoje edhe shumë qartë, sepse xhami ishte pakë i errët. Nuk vonoi e në ballkon u duk një vajzë me flokë gështenjë.Flokët me onde që derdheshin si ujëvarë mbi supe,shkëlqenin nga rrezet e diellit pranveror.

Ajo u afrua pranë një lule të mbjellë në saksi.Këputi një gonxhe karafili.E afroi pranë hundës, e shikimin e treti tek ballkoni ku ishte Diamanti.S'bashku me gonxhen e karafilit u zhduk si vesa e mëngjesit nga ai ballkon.Ktheu edhe një herë kokën pas.Flokët, që në këtë çast i ranë para fytyrës, poshtë tyre u dukë qartë një buzëqeshje e lehtë.

Unë vazhdoja të qëndroja pa lëvizur në të njëjtën karrige.Po meditoja me vete: -Pse ajo vajzë e këputi atë gonxhe karafili? Po buzëqeshja e fshehtë poshtë fytyrës nën flokë çfarë nën kuptonte!?

-Eja, bir i tezes! Tryeza është gati,- i bëri zë Viola.

-Erdha, erdha.- i ktheu përgjigje që nga ballkoni Diamanti.

Filloi të hajë mëngjesin, por në mendje iu ngulit ajo vajzë shtatëselvi, buzëqeshja e ëmbël e fytyrës, e mbi të gjitha gonxhia e karafilit që këputi në saksi.

-Ha pra,ha! -pse rri si i hutuar? Mos u mërzit,se sot do shkojmë edhe në plazhë.Viola doli në ballkon me hap të shpejt.Pastaj thirri me zë dashamirës komshien:

-O Enisaaa...O Enisaaa...!

-Urdhëro teta Viola,- iu përgjegj aty për aty një zë femëror.

-E po, dilni, moj të uruara ku jeni futur!- u dëgjua përsëri zëri i Violës.Në ballkon dolli Matergona; vajza e Enisës.

-Mirëmëngjes teta Viola!

-Mirë e bëfshë,- i ktheu përgjigje ajo.

-Thuaji Enisës e bëhuni gati , se do ikim në plazhë.Mos u vononi! Ajo mori çadrën e plazhit që ishte në një cep të ballkonit; dhe rendi drejt kuzhinës.Diamanti sa po kishte mbaruar së ngrëni bukë, e po lante duart në lavaman.

-Shko në dhomën tjetër e vish rrobat e banjës së plazhit?! Atje në plazh,me ne do vijë edhe vajza e Enisës.E quajnë Matergona Polipoda.E kemi vajzë me shkollë.Eshtë studente.Studion për mjekësi.  Këtë vit mbaron studimet.Viola i tha shpejtë e shpejtë këto fjalë.Pastroi tavolinën.Edhe ajo u bë gati për plazhë.

-Sa mirë,- tha me vete Diamanti! Teze Viola nuk e kishte parë skenën e disa minutave të më parshme.Fjalët që thoshte shkëputeshin si petalet e gonxheve të trëndafilave.

-Ç'koiçidencë?!

-Edhe prindërit i kishte me profesion.E ëma, të cilën e quanin Enisa,s'bashku me teze Violën ishin arsimtare.Ato jepnin mësim në një nga shkollat e atij qyteti.Kurse i ati,Sofokliu ishte inxhinier mekanik, i cili riparonte anijet në portin detar.Të gjitha këto,ai i mësoi nga teze Viola.

Që të dy,Diamant Shullizi e  teze Viola, zbritën shkallët e dolën në oborrin e shtëpisë.Ajo hapi portën kryesore të hekurtë, e cila lëvizi mbi rrulat në shinë.Diamanti hipi në makinë tip "Benz", dhe e ndezi atë. Në rrugicën e lagjes kishin dalë dhe po prisnin Enisa me të bijën.

Kur panë Violën e Diamantin që po afroheshin drejt tyre me makinë; ato diçka po bluanin në kokat e tyre, ashtu në heshtjeje e pa zë.Mendimet e fshehta filluanë t'u dilnin si vezët e breshkës të lëna në gropëza rëre nëpër kodra.

-Ejani hipni,- u foli Viola me zërin e saj urdhërues të pranishmëve.Në këtë çast,Diamanti e kishte ndaluar makinën.

-Epo, hë de hë!- shpejto moj vajzë e mamas se kjo e shkretë makinë ka gojë të madhe, e stomaku i saj do vetëm naftë!

Edhe Matergona nxitoi hapin.Më duar,që i çoi drejt ballit, iu dha mbrapa supeve flokëve.Në këtë kohë, ashtu nxitimthi shikimin e treti në fytyrën e Diamantit.Ajo fytyrë e bardhë me sy blu, flokë të    zinj, e magnetizuan tërë qënien e saj.Edhe ajo hipi më s'fundi në makinë.Ky ishte takimi i parë.Donte të fliste e t'i falnderonte,por më kot.Në grykë fjalët qëndronin si sferë çeliku që nuk shkuleshin dot.

Makina doli nga rrugica e lagjes e u fut në rrugën kryesore, që të çonte për te bregu i detit në plazhë. Askush nuk foli rrugës.Heshtjen e thyente melodia e këngëve të kasetafonit të makinës.Më  s'fundi arritën në destinacion.Parkuan makinën.U afruan pranë bregut të detit.Aty në rërë ngritën çadrat e plazhit.Dallgët me oshëtimën e tyre përkëdhelëse, puthnin bregun e rërën e nxehtë e dukeshin sikur u thoshin mirëseardhjen mysafirëve.

Bisedat rridhnin natyrshëm.Ato mbanin brënda tyre aromën e mandarinave të atij qyteti.

Ditët e pushimeve kalonin si pa kuptuar.Pas disa ditësh, Diamanti do të largohej për në Romë.Ai  vazhdonte universitetin ku studionte për elektronikë.Edhe sytë e Diamantit ishin blu.Atje nën hijen e çadrës së plazhit, Diamanti e njohu më mirë vajzën me emrin Matergonë.

Këputja e gonxhes së karafilit në saksi,buzëqeshja e lehtë e fytyrës me rreze diellore, kërkonin t'i thoshin  diçka atij djali.Mbi të gjitha sytë me ngjyrë blu, që ngjasonin si oqeanet.Gërshetimi i syve blu i dy të rinjëve, brenda tyre diçka mbanin të fshehur.Edhe Viola e ndjente në shpirt, se midis Diamantit e Matergonës fluturonin ëndërrat e dashurisë; të cilat kishin çelur gonxhe në sytë blu të tyre.

Enisa kishte dalë në ballkon s'bashku me të bijën.Muzgu i mbrëmjes sa po kishte rënë  në qytet.  Dritat vezullonin nën degët e agrumeve, të cilat ngjasonin me xixëllonjat e natës. Edhe Viola me Diamantin dolën në ballkon.Nga dritat e ballkoneve, oborret e dy fqinjëve dukeshin qartë.Viola ftoi për kafe Enisën me të bijën.Ajo e priti me kënaqësi ftesën e saj.Zemra sikur i thoshte se, ai djalë do të ishte dhëndëri  i ardhshëm i asaj shtëpie.

Nuk vonuan.Ngadalë ato po ngjisnin shkallët që të çonin në katin e dytë.Viola u doli para e u tha mirëseardhjen.Për t'i pritur nuk mungoi edhe Diamanti.Takimi i duarëve, fjalët e ëmbëla të shoqëruara me buzëqeshje, ishin shprehje e dashurisë që kishin midis tyre.

-Dalim në ballkon e pimë kafetë,- foli Viola.Në atë tavolinë u ulën që të katër.

-Epo,gëzuar e mirë se na erdhët!,- tha Viola.

-Gëzuar qofsh, e rrugë të mbarë nipçes për në Romë!-foli Enisa.

Trokitjet e godave thyenin disi heshtjen.

-Me ndonjë fat të mirë vajzës,-i tha Viola fqinjës.Në këto çaste, Matergona u skuq në fytyrë.Edhe Diamanti, ashtu me bisht të syrit hodhi vështrimin drejt saj.Këtë e  vërejti dhe teze Viola me Enisën.

-Të faleminderit, e në të nipçes, moj Viola!

Rrjedha e bisedave në atë buzëmbrëmje tek ai ballkon; diçka mbanin në vetëvete të fshehur si frutat e limonave nën gjethe.Sytë  blu të njerëzve të asaj lagjjeje, dhe të djalit mysafir, dukeshin si liqenet e Lurës.Zogjtë sqepverdhë të dallëndysheve, herë-herë zgjasinin kokën mbi fole, duke parë zonjat që po pinin kafe tek ai ballkon.

Edhe ata, sikur u thoshnin mikeshave: "Mirëse na erdhët!"

Në mëngjes Diamanti u zgjua herët.Ndezi makinën.Sistemoi çantat në garazh.Në rrugicën e lagjes kishin dalë për t'i përcjellë edhe fqinjët e tjerë.Nuk munguan edhe Enisa me Matergonën.Në këto çaste, kur makina po dilte në rrugën kryesore që të çonte drejt portit, Matergona iu afrua makinës.

Diamanti e pa nga pasqyra anësore e makinës.Ngadalësoi shpejtësinë.Uli xhamin e derës.Nga gjokësi nën bliuzë, Matergona nxori një gonxhe karafili e ia dhuroj Diamantit s'bashku me një letër, ku aty ishte shkruar numri i celularit.

Edhe ai, i dhuroj gonxhen e trëndafilit që këputi në oborr kur ndezi makinën.Shpejt e shpejt,  i shkroi numrin e telefonit.Zgjati dorën drejt saj.Pastaj i shtërngoi fort dorën.Sytë e tyre pa ngjasonin si liqene alpine! Nëpër faqe rrodhën lot blu.Në zemrat e tyre u derdhën dallgë dashurie.

Të gjithë përshëndesnin me dorë; e makina mori rrugë drejt portit për në Romë.

Durrës,29/04/2012