E premte, 19.04.2024, 10:52 AM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Përgjigje reagimit të Zotriut anonim, lidhur me shkrimin tim

E merkure, 02.05.2012, 05:50 PM


Përgjigje reagimit të  Zotriut anonim, lidhur me shkrimin tim ,,Mbretëria parlamentare ilaçi më efikas kundër kaosit partiak dhe hisorik në Shqipëri,,.

Nga Reshat Nexhipi

Qysh në fillim duhet ti them Zotriut që unë nuk jam zogist, sepse babaj dhe xhaxhaj im kanë luftuar në anën e Ballit kombëtar të Mitat Frashërit, por preferoj Mbretërinë parlamentare,  jo të asaj të viteve 1928-1939, të cilën e diktonte koha,por Mbretëri të kësaj kohe e cila do të kishte  ingirenca të paktën të pengonte haosin ndërpartiak të dy viteve të fundit i cili kompro
miton vendin dhe pengon hyrjen e tij në Bashkimin Evropian.Kjo është një.E dyta, meqenëse,në fokus ishte mbreti dhe meqenëse e sotmja lidhet me të ardhmen dhe me të kaluarën, në kontekst të çështjes, evidentova emrat e mbretërve, perandorëve etj. me origjinë iliro-shqiptare,por kjo nuk do të tho
të  dhe përvehtësimi i tyre siç shkruan Zotriu anonim!!! Një është origjinë, tjetër është përvehtësim. Ne kemi origjinën e majmunit por kjo nuk do të thotë se majmunët duhet të na përvehtësojnë!!!. Kjo vlen edhe për Car Dushanin të cilin Zotriu e apostrofon dhe mashtron lexuesit se unë kinse dashkam këtë person ta përvehtëlsojmë ne shqiptarët!!!
    Unë nuk e mar dot vesh  dot Zotrinë si mos e kuptojë dot qëllimin im që  duke theksuar origjinën ilire të Car Dushanit dhe të tjerëve, dua t iu  tregoj atyre që na quajnë ardhacakë, njerës të egër, se historinë e tyre e kanë afir
muar përmes njerëzve të gjakut tonë, gjë që vlen edhe për maqedonasit e sotëm të cilët ditë e natë mburen me Lekën e Madh, me Justinijan etj.edhe pse ata kanë me origjinë ilire, por që  kjo, po e përsëris,nuk do të thotë se duamë ti përvehtësojmë. Kur jam te Dushani, është e vërtetë që ai ka zaptuar trojet shqiptare, por  kjo vlen edhe për Lekën e  Madh i cili ka zaptuar  trojet ilire, kurse babaj i tij Filipi ka vrarë mijra ilirë gjatë betejave me ta, vetëm në Pellagoninë e Manastirit ku jetoj unë, rreth 7.000 sish, por, megjithatë, emrin e  Lekës  e mban paraja e Shqipërisë, vetëm për shkak të origjinës së tij ilire. Tju kujtoj  Çajupin i cili  qorton Lekën e Madh: Aleksandri i Madh qe burrë, me të madhe trimëri, Shqipëtar që s gjendet kurrë, po ç bëri për Shqipëri? Që foshnjë, duke luftuar, zotoi tërë Asinë, u bë një mbret i lëvduar, po çbëri për Shqipërinë? Që kur leu,e sa rroi, ç të mirë pa Mëmëdheu?Asnjë të mirë  s ka parë, Shqipëria mbet e mjerë. Se trimat e Shqipërisë, luftonin për të tjerë,,
Pra, duhet bërë dallim midis origjinës dhe kontributit të një njeriut.
   Zotriu ka të drejtë për anashkalimin nga ana ime të Skenderbeut, gjë që është lapsus, siç është lapsus që kam harruar edhe dinastinë princërore Gjika të Rumanisë etj.,siç është e famshmja Elena Gjika,por sa i takon Skender
beut, nuk është ndonjë gabim i madh, sepse ai njihet nga tërë bota,  kurse sa i takon Sami dhe Naim Frashërit, larg  asaj që unë, ose kushdoqoftë, mund të krahasohemi me ta, por desha  të tregoj se pajtohem me opinionet e tyre li
dhur me origjinën pellazge të shqiptarëve dhe origjinën ilire të Lekës së Madh, dhe këtë e quaj për nder, por  kjo nuk do të thotë se  krahasoj veten me ta, siç thotë anonimi.  Nuk është aspak e ndershme dhe e njerëzishme të shtrëmbërohen gjërat.Nëse ndonjë, fjala vjen,pajtohet  me mendimin e lartpërmenndur të Çajupit, a duhet ta  quajmë mendjemadh?
    Sidoqoftë, unë do preferoja ta quanim këtë si keqkuptim midis nesh dhe mos vazhdojmë më me polemika. Sepse, që të dy kemi të njëjtin qëllim:Mb
rojtjen e kauzës shqiptare, por sicili sipas këndvështrimit të vet. Demokracija këto i ka, sicili e thotë atë që mendon, pa marrë parasysh kush si e kupton dhe kush sa të drejtë ka. Nuk është mirë të mendojmë njësoj.Ndonjë do Enve
rin, ndonjë Zogun, ndonjë  beson në Zotin, ndonjë  jo, kjo nuk do të thotë se këta duhet të jenë armiq.                                                                            
    Ps. Sa u takon 2-3 sulltanëve për të cilët  habiteni që them se në damarrët e tyre ka rrjedhur edhe gjak shqiptari, pyetni ndonjë historian të asaj periu dhe dhe do bindeni me mua.
                                
    Përshëndetje nga vendlindaja e Alfabetit, me dëshirë që nëse u bje rruga këtej të takohemi dhe të bisedojmë shqeto për këto dhe shumë çështje të tjerra lidhur me historinë e lavdishme por edhe të hidhur të kombit tonë, sepse unë jam nga ata që për hir të interesit kombëtar, harroj  ose fal, edhe sikur ndonjë të më quante gënjështar!  

Reshati



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora