| E merkure, 02.05.2012, 07:00 AM |
KOHËT E MIA
- të nderuarit, Flamurit kombëtar
Sa herë e shoh flamurin
sytë më mbushen me lot
nga i gënjyeri flamuri ynë
nga i mashtruari flamuri ynë
Sa herë e shoh flamurin
më kujtohen të rënët në betejë
dhe të burgosurit e panumërt
që rraheshin dhe dënoheshin
për më të shtrenjtën e Kosovës
O i shenjti flamuri kombëtar
e mbaj në mend shumë mirë
kur gjykatësi dhe gjykatësja
( mjerisht të dy shqiptar )
më dënuan me 5 vjet burg
për ngritje të flamurit kombëtar
në dasmën e djalit tim
Sa herë e shoh flamurin
më kujtohet i gënjyeri flamur
nga mashtruasit e lirisë
Sa herë e shoh flamurin
më të parin e betejave
më kujtohen kohët e mia
dhe flamuri i munduar!..
Rrustem Geci - Dortmund