Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Kohët e mia

| E merkure, 02.05.2012, 06:00 AM |


KOHËT E MIA

 - të nderuarit, Flamurit kombëtar

Sa herë e shoh flamurin

sytë më mbushen me lot

nga i gënjyeri flamuri ynë

nga i mashtruari flamuri ynë

Sa herë e shoh flamurin

më  kujtohen të rënët në betejë

dhe të burgosurit e panumërt

që rraheshin dhe dënoheshin

për më të shtrenjtën e Kosovës

O i shenjti flamuri kombëtar

e mbaj në mend shumë mirë

kur gjykatësi dhe gjykatësja

( mjerisht të dy shqiptar )

më dënuan me 5 vjet burg

për  ngritje  të  flamurit  kombëtar

në  dasmën  e  djalit  tim

Sa herë e shoh flamurin

më kujtohet i gënjyeri flamur

nga  mashtruasit e lirisë

Sa  herë  e  shoh  flamurin

më  të  parin   e  betejave

më kujtohen kohët e mia

dhe flamuri  i munduar!..

 

Rrustem Geci - Dortmund