Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Flet regjisori i filmit “Magjia Pano” Kujtim Gjonaj dhe i biri i Panajot Panos, Ledio Pano

| E merkure, 02.05.2012, 07:57 AM |


Nga Albert ZHOLI

 

 Kujtim Gjonaj ndoshta është i vetmi regjisor dhe scenarist që, si gjat periudhës së sistemit komunsit ashtu ehde në demokraci ka punuar dhe punon me të nëjtin titëm. Në të dy sistemet ai ka prodhuar rreth 4 filma dokumentarë në vit duke u bërë kështu një record me vete me rreth 120 filma dokumenatrë. Dhe pse mosha ikën ai në prodhimtari filmash dokumnarë mbetet I freskët dhe plot ide. Fimi I fundit dokumentar “Magjia Pano” ishte një film që mblodhi në TOB, qindra aktorë, regjisorë, akademik, sportist, njerës të artit dhe të kulturës si dhe drejtues të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

 

Ky film mund të radhitet në filmat kushtuar 100 vjetorit të Shpalljes së pavarsisë?

Patjetër. Këtë e them me bindje dhe siguri. Promovimi i këtij filmi hynë në këto aktivitete, për vetë faktin se Panajot Pano tashmë është një figurë kombëtare, ai është kthyer në legjendë dhe padyshim mbetet futbollsiti më i spikatur shqiptar. Këto vlerësime ai i ka marrë  nga shumë trainerë të huaj të cilët kur e kanë parë në fushë janë habitur. Edhe nw promovim u theksua ky fakt.

 

Si ju lindi ideja për këtë film?

 

Panajot Pano është  padyshim një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar, është ashtu siç thotë një nga personazhet  që rrëfen në film se “figura të tilla i vijnë një kombi njëherë në 100 vjet”. Eshtë një figurë që  mbi të mund të vendosësh epitete në pafundësi dhe çdo  epitet mund të qëndrojë tepër i ngjitur, tepër bukur, tepër sinjifikativ për atë figurë sporti. Ideja  për Panajotin mund tu lindëte shumë regjisorëve për të realizuar një film të tillë, por shansi më takoi mua sepse poeti Agim Doçi duke parë filmin për Çamërinë që u shfaq para ca kohësh pasi kishte bërë skenarin e këtij libri ma ofroi mua për ta realizuar këtë skenar. Pra, zanafilla për hir të së vërtetës fillon tek Agim Doçi. Jashtë kësaj dua të them se më vonë mendimi u konsolidua tek të dy  dhe duke vazhduar në mënyrë racionale u konsolidua tek unë. Unë shfrytëzova të gjitha mbresat emocionet, kënaqësitë, padurimin e adoleshencës, të rinisë time, sepse në atë moshtë të gjithë ishim të dashuruar me sportin duke vrapuar pas emrave të mëdhenj të sportit. Që në shkollë 8-vjeçare dhe më vonë në gjimnaz unë në dashurinë me sportin jam lidhur me emrin dhe figurën e Panajot Panos. Ne të gjithë e komentonim atë. Ndaj u munodova ta realizoj me shumw dashuri.

 

Çfarë keni ndërthurur në këtë film?

Në film janë ndërthuruar emocionalisht emocionet e mia  për atë kohë, dashuria ime për sportin në atë kohë, si dhe mbresat meditimet e atyre që kanë luajtur me Panajotin që kaluan një jetë  të tërë me të, emocionet e tyre me të. Pra kam përzgjdhur dy elementë:  Predispozitën time për këtë figurë dhe së dyti meditimin deh mbresat e miqve dhe shokëve të tij, të cilat sollën atë film aq të mirë që u duartrokit. Pork y film erdhi disi ndryshe, me një format tjetër ku përzedhja e atyre që kanë folur ishte tepër e saktë dhe selective duke mënjanuar përsiatjet dhe rutinën.

 

Përveç personazheve mi të Panos apo skenarin dhe regjinë ku u bazua tjetër ky film?

U bazua në arkivin e  e filmit, duke përzgjedhur pjesët më pikante, më evidente, më të spikatura ku amdhështia e Panos del më në pah. Njëkohësisht përveç arkivit të filmit janë oërzgjedhur dhe fotot e shumta ku ishin rreth 1000 copë kun e  morëm ato më me përmbajtje të cilat ishin në funksion të idesë së filmit, të skenarit  të asaj që kishim si ide të përcillnim në celluloid. Harmonizimi i këtyre elementëve dhe realizimi kompozicional  u bë si një mozaik ku secili element i mozaikut ka veçorinë e vet  ku episdoet nuk vijnë kronoligjilikisht por e mbikalojnë nëjra tjetrën  porn ë të tërën filmi është një me një unitet që nuk kapërxen në thyerje.

 

Kush ishte pjesa më e vështirë në realizmin e këtij filmi?

 

Filmi paraqet  një vështirësi themelore se në radhë të parë  ndryshe mga  filmat e tjerë që kam realizuar  së apri flet për një sportist  që sado përmasa gjigande të ketë figura e një sportisti në fund të  fundit konktetizohet me një fushë me një top dhe me nëj gol. Pranë aspektin e veprës së Panos përveç jetës së tij konkretizmi ishte tepër i kufizuar, pasi filmat e tjerë kanë hapësira politike, historike, gjeografike etj.. Vështirësia e dytë  ishte në arkivin  e pakët të shtetit duhet të qëmtoje gjërat  nga më sinjifikativaet që duhet ta  përcillinin sa më denjësist këtë figurë dhe e treat  ishte e lodhshme fizikisht por dhe e vështirë për tu realizuar se u  intervistuan 30 kolegë miq dhe shokë të Panos ish posrtistë ët Partzanit, Dinamos, Vllaznisë etj, dhe gati 13  orë bisedë ku midis këtyre orëve  duhet të zgjidhje  rreth 45 minuta bisëde ku e gjitha ajo që do përzgjidhje  duhej që çdo gjë të lidhej në mënyrë logjike,  ku secili nga personazhset të plotësionte nëjri tjetrin. Aty ku e linte mendimin njeri duhet ta avzhdonte tjetri, që filmi të kishte unitetin e të tërës pra unitetin e plotë të mendimit. Kjo ëshët nëj nga sukseset e filmit sepse gjatë gjithë kohës salla qëndronte në hehstje. Pra salla priste çdo moment të kapte çdo batutë, çdo detaj,, çdo fjalë ndyrshe të personazheve. Në fjalët e tyre kishte gjëra shumë të veçanta, kishte gjëra të reja kishte episode si ajo e atij mbrojtësit korçar që e nqiste Panon kudo dhe kur Pano po dilte jashtë ai po e ndiqte sërsih dhe Pano I tha: Ku po shkon? Më ka thën traineri të të ndjek kudo pas, u përgjgigj mbrojtësi. Pra detaje këto që kanë nëj finesë dhe një logjikë ndryshe. Pra ky filëm ka elementët e jetës. Elementët më kryesorë të saj të cilët e mbajnë gjallë një vepër artsike, në rastin konkret filmin.  

 

Cilat janë detajet e tjera?

Po janë ndehsjet në Hanoi, apo ndeshja me Humgarinë  ku aty e krahasuan me Pushkashin e madh  apo këresa e trainerit të Fernebraçes për ta blerë Panajotin  që e pëlqëyn shumë   ku Presidenti i këtij klubi thotë se këtu kanë lujatur futbollistë të mëdhenj si Eusebio dhe Pele por emocionet që ka përcjellë Pano në këtë staduium janë të papërsëritshme. Me këtë donte të thoshte se lojatërt e mëdhenj kanë bërë një lojë të zakonshme ndërsa Pano bëri të pamundurën ndaj u evidentua.  Pra neë n focus të filmit kemi vënë anën njerëzore të Panos, sepse ai është i magjishëm , i mrekulushëm, model, I papësritshëm, mbreti golit, mbreti fushës,  dhe sa epitete mund ti vësh atij qëndrojnë. Ndaj merita e filmit është se ne kemi ditur ti përcjellim këtom veçori këto anë positive.

 

Tjetër çdo të veçoje?

Ky film është film koletiv. Pra ne kmi punuar në grup si skanar, regjisor, operator, zëri, etj…Nqs regjisori është një dirigjent që drejton dhe harmonizon, detyrat e të tjerëve janë të plotësojnë njeri tjetrin. Ne këto ja aritëm, pra punuam si nja ansmabël kolektiv duke ja lehtësuar punën njeri tjetërit. Pano ka dalë, sa njërëzor po aq familjar, sa i madh po aq shoqëror, sa mik, aq  lojtar i madh,  në filëm del qqartë fjala e Frashërit që thotë” Pano ishte dhe mbetet një shok i mirë dhe shembullor”.

 

Filmi “Çamëria” mori çmimin Kult.

 

 

Ledio Pano

A ishte i realizuar sipas këndvështimit tuaj filmi “Magjia Pano” një film kushtuar babait tuaj?

 

Ky është filmi i dytë dokumentar që bëhet për babanë tim  dhe jam shumë I kënaqur. Filmi i parë ië Dëfrim Methasanit ishte nëj fillim ndërsa në këët  film të dytë të regjisorit Kujtim Gjonaj  besoj  se është përmbledhur çdo aspekti I jetës  si sportive ashtu dhe private i Panajot Panos. Besoj se është  një realizim konkret, korekt, professional, ku është përjetësuar në celulaoid ajo p-jesë e jetës që pak e njohin.  Ju e ndoqët dhe vetë filmin dhe unë nuk kam çtë shtoj më shumë se ato që thanë miqtë, shokët sportdashësit e shumtë të intervistuar.

 

Kur ju filluat të lunai futboll nxitës ka qenë babai juaj dhe si të ka trajtuar Pano i madh?

Ai ka qenë shoku, prindi nzxitësi dhe tarineri im më I mirë. Sigurisht ai ishte nxitësi im dhe për të unë them ato që s’dua ti bëj më shumë se çka pamë. Por njëkohësisht dua të them se ai kurrë sështë nxheur me mua apo të më thotë një fjalë të keqe. Pra ka qenë shumë I kujdeshëm dhe shumë këmbngulës në rrugën time si psortist. Nuk më kontarktonte dhe më la të lirë në idetë e mia.

 

Kur veshët për herë të parë fanellën e Partizanit në formacion të pare, si reagoi Pano?

 Ishte shumë i gëzuar,  por nuk e shprehte pasi dëshira e tij ishte të bëhesha më I mirë se ai. Me ndiqte me shumë kujdes dhe më jepte këshilla shumë të vlefshme. Ishte shumë I duruar me mua.

 

Si ndiheni sot kur të thonë djali i Panajot Panos dhe jo Ledio?

Ndihem krenar, shumë krenar. Eshtë nëj dicka që më lumturon paçka se ai dionte që të bëhesha një sportiest më I mirë se ai. Shikoj se kam  miq të tij kudo që shkoj dhe me emrin e tij ndihem i realizuar. Ndejhem krenar kur më thonë djali I Panajot panos dhe ndonjëherë më harrojnë emrin.

 

Ju luajtët për një kohë në Greqi ku jeni ndjerë më mirë si sportist në Shqipëri apo Greqi?

Sigurisht dhe pse ekonomiksiht në Greqi isha më mirë në Tiranë kasha shumë siguri dhe kam lënë disa gjëra në mes. Tirana më mungonte kudo.