E marte, 19.03.2024, 02:49 AM (GMT)

Kulturë

Legjenda dhe Historia e Durresit…

E merkure, 07.03.2007, 09:56 PM


Cikel me te dhena historike rreth Legjendave per Durresin

Epidamni qytet Ilir perfshire ne dallget e Adriatikut.

Nje legjende mitologjike me origjine ilire, botuar nga Apiani, historian Grek, i shek. II. pas Krishtit, thote ne "HISTORINE E ROMES" ne pjesen ku pershkruan ''Luften civile, Libri II'' shkruan:

Mbreti i barbareve te ketij vendi Epidamni, ndertoi prane detit nje qytet, dhe e quajti si pas emrit te tij Epidamn.I biri i se bijes se tij, Dyrrahu te cilin e konsiderojne se rrejdh nga Poseidoni, nderrtoi prane qytetit nje liman dhe e quajti Dyrrah.

Kjo legjende edhe pse mitologjike shume e lashte ka nje baze vertetesie ku tregohet se deri ne shek. II. pas. Kri. qarkullonte gojedhena qe tregonte zanafillen e preiardhies se emrave te dy qyteteve te lashte ilire, te cilet sic di te shohim hyjne ne historine e shkruar si dy qytete ilire, ne bregdetin lindor te Adriatikut vetem atehere kur behen te njohur nga lundertaret grek.Me vone do te njihen edhe me mire atehere kur Roma filloi te interesohet per qytetet e bregdetit te Adriatikut, qe do ti sherbenin si kryeura per futjen ne thellesi te Ballkanit.Permendin se ndersa legjenda e Epidamnit dhe Dyrrahut eshte me origjine ilire, legjenda e Butrintit e lidh themelin e ketij qyteti, nga trojane te kthyer nga lufta e Trojes.Epidamni sic e permendim ishte i njohur nepermjet historise legjendare, per mungese se historise se shkruar ilire.Ai permendet per here te pare nga Tuiqidi ne shek. V. para Krishtit.

Ky historian i permendur i Greqise se lashte, per rendesine qe kishte ky qytet ne kohen e tij e pershkruan me hollesi deri diku edhe vend-ndodhjen por ne vecanti gjendjen ekonomike e kulturore te tij, prandaj edhe ne po e japim te gjithe pershkrimin e tij per kete qytet, per ta kuptuar edhe me mire problemin qe po trajtojme.Tuiqidi shkruan:

(24)Epidamni ishte nje qytet qe ndodhej ne anen e djathte, kur hyn ne gjirin e Jonit, prane tij pasojne barbaret taulante, fis ilir.Kete e kolonizuan kerkyrasit, kurse te pare bene Falin, te birin e Eratoklidit nga Korinthi, i fisit te Herakliut, i cili sipas zakonit te vjeter, u thirr nga qyteti meme Kerkyra.Midis kolonisteve kishte edhe disa Korinthas, dh te tjeret 6/27/01 nga fisi i Dorev.Me kalimin e kohes, ky qytet u be i fuqishem dhe me banore shume.Por thone se per shkak te grindjeve te brendshme qe paten per nje kohe te gjate midis tyre, u shkaterruan ne nje lufte me barbaret fqinj dhe humben fuqine e madhe te tyre.

Me ne fund, pak perpara kesaj lufte (Lufta e Peloponezit) populli i Epidamnit deboi oligarket nga qyteti, kurse keta te fundit,oligarket u leshuan kunder qytetit me barbaret, dhe po i grabitnin banoret e qytetit edhe nga toka,edhe nga deti .Atehere (epidamnasit qe ishin ne qytet) meqene se ishin zene ngushte, derguan delegate ne Kerkyre, si qytet meme qe e koshin, duke u lutur qe te mos rrinin te paanshem per ata qe po shkaterroheshin dita dites, por te kujdeseshin qe t'i pajtonin te debuarit me ta dhe t'i jepnin fund luftes se barbareve.Ja se c'kerkuan delegatet si lutesa ne tempullin e Heres.

Por kerkyrasit nuk i pranuan lutjet e tyre dhe i percollen pa asgje.Keshtu Epidamnasit, si e kuptuan se nuk do te kishin ndonje ndihme nga kerkyra, rane ngushte dhe nuk dinin si t'i benin balle gjendjes qe ishte krijuar dhe derguan ne Delfi dhe pyeten perendine ne se duhet t'ua dorezonin qytetitn korinthasve, si te pare te kolonise dhe te perpiqeshin t'i siguronin vetes ndonje ndihme nga ana e tyre.Perendia iu pergjigj atyre qe t'ua dorezonin qytetin korinthasve dhe t'i njihnin ata si udheheqes.Sipas porosise se orakullit,epidamnasit erdhen ne Korinth dhe u dorezuan korinthasve kolonine, duke u vene ne dukje se i pari i saj ishte nga Korinthi.Si u treguan pergjigjen e orakullit, iu luten atyre qe te mos ti linin te shkaterroheshin po t'i mbronin.Korinthasit per hir te se drejtes, pranuan ti mronin sepse mendonin se kolonia ishte po aq e tyre sa edhe e kerkyrasve,ashtu edhe per shkak te urrejtjes qe kishin kundrejt kerkyrasve, sepse ata nuk i perfillnin, megjithese ishin koloniste te tyre.

Keshtu kerkyrasit nuk dergonin ne Korinth ne festa te medha popullore flijimet sipas zakonit te vjeter, nuk u linin Korinthasve vendin e pare ne ceremonite e flijimeve, sikurse benin edhe kolnite e tjera, dhe ne pergjithesi silleshin ndaj Korinthasve me perbuzje.Nga gjendja ekonomike kerkyrasit ishin ne nje radhe me Helenet me te pasurit e kohes, nga pergatitja ushtarake, ishin me te forte se ata.Ata mburreshin ndonjehere me epersine e madhe te flotes se tyre, sepse dikur ne kerkyre kane pas banuar faiaket e permendur si detare.Ja sepse ata sepse ata tregonin nje kujdes te madh edhe perpara per ndertimin e flotes, dhe atehere ishin me te fuqishem:ne fillim te luftes ata kushin njeqind e njezet anije me tri sere lopatash.Te nisur nga te gjitha keto, korinthasit i shkuan ne ndihme Epidamnit me kenaqesi;shpallen se mund te shkonate atje per t'u vendosur si koloniste, kushdo qe do te deshironte dhe derguan atje nje garnizon te perbere nga ambrakas, lekundas dhe nga qytete te tjere te tyre.Keta shkuan ne kembe ne Apolloni, e cila ishte koloni e korinthasve sepse kishin frike se mos pengoheshin per kerkyrasve , po te kalonin neper det.

Por kur kerkyrasit moren vesht se ne Epidamn kishin ardhur, koloniste dhe nje garnizon dhe se kjo koloni u ishte dorezuar korinthasve, u zemeruan rende.Ata menjehere dolen ne det me njezet e pese anije, me vone edhe me nje flote tjeter, dhe duke i kercenuar kerkuan nga epidamnasit t'i pranonin perseri te debuarit;puna eshte se te debuarit kishin ardhur ne Kerkyre dhe duke u permendur varret e te pareve te tyre dhe lidhjet fisnore u luteshin ti kthenin neatdhe Kerkyrasit kerkuan qe te perzinin gjithashtu edhe garnizonin e kolonisteve, qe kishin derguar korinthasit.

Epidamnasit nuk pranuan asnje nga keto kerkesa.Kerkyrasit atehere e sulmuan Epidamnin me dyzet anije, duke pasur me vete edhe te debuarit, te cilet donin te ktheheshin ne atdhe;ata kishin me vete edhe iliret.Pasi e bllokuan qytetin, ata shpalen se kush te deshironte nga te huajt edhe epidamnasit mund te largohej pa pesuar gje, perndryshe do t'i trajtonin si armiq.Por meqenese epidamnasit nuk degjuan, kerkyrasit e rrethuan qytetin (ai ishte ne nje gadishull).

Kur te derguarit e Epidamint arriten ne4 Korinth dhe prune lajmin se qyteti ishte rrethuar, korinthasit filluan te pergatisnin ushtri dhe ne te njejten kohe shpallen me ane te kasneceve se te gjithe ata qe deshironin mund te shkonin ne Epidamn te jetonin ne kushte te njejta e te barabarta me banoret e pare dhe kolonistet e ri, neqoftese ndokush nuk vendoste te nisej, por deshironte te merrte pjese ne koloni, atij i lejohej te mbetej ne Korinth, por duhet te paguante 50 drahme te korinthit si peng, te gateshmit qe u nisen si dhe te tjere qe paguan parate dolen shume.

Korinthasit iu luten megarasve t'i shoqeronin kolonistet me floten e tyre se mos kushedi kerkyrasit i ndalonin ne det.Megarasit u treguan te gatshem te lundronin me ta me tete anije, ashtu dhe Peleu i Kelafonise me kater anije.Ju drejtuan me lutje edhe epidaurasve, te cilet ju dhane pese anije, kurse hermionasit nje, trozenasit dy, leukadasit dhjete dhe ambrakasit tete.

Nga thebanet dhe fliasit, korinthasit kerkuan para;nga elejte gjithashtu para dhe anije pa detare.Korinthasit vete bene gati tridhjete anije dhe tremije hoplite.Kur kerkyrasit moren vesht per keto pergatitje, shkuan ne Korinth se bashku me delegatet, lakedemone dhe sikyonas, dhe kerkuan prej korinthasve qe te terhiqnin nga Epidamni si garnizonin ashtu dhe kolonistet, te cilet nuk kishin asnje pune ne Epidamn.Dhe neqoftese Korinthasit kishin ndonje pretendim per Epidamnin (thane ata, atehere ata ishin gati ta shpinin ceshtjen ne gjyqin e qyteteve te Peloponezit, per ta zgjidhur me marreveshtje nga te dy palet;kujt t'i njihte gjyqi te drejten mbi kolonine ai sundonte)Ata cfaqen gjithashtu deshiren qe ceshtja t'i paraqitej orakullit te Delfit, vetem qe te mos shkonte puna deri ne lufte.Ne rast te kundert kerkyrasit, per deri sa korinthasit veprojne me force, atehere edhe ata do te detyrohen te kerkojne ndihme tek aleatet qe nuk jane te deshirueshem per korinthasit dhe sidomos, jo tek ata qe kane tani.

Korinthasit u pergjigjen se do t'i shqyrtonin keto propozime neqoftese kerkyrasit do te largonin nga Epidamni anijet e tyre dhe barbaret; per sa kohe qe epidamnasit ishin te rrethuar, ata nuk kane perse ta paraqesin ceshtjen e tyre ne gjyq.Kerkyrasit u pergjigjen se ata ishin gati te benin armepushim.29)Korinthasit nuk pranuan asnje nga keto propozime; kur anijet e tyre ishin armatosur dhe aleatet kishin ardhur, ata u derguan me pare lajmetare kerkyrasve, me anen e te cileve u shpallnin lufte, pastaj dolen ne det me shtatedhjete e pese anije e dymije hoplite dhe u drejtuan per ne Epidamn me qellimin qe te fillonin veprimet ushtarake kunder kerkyrasve .

Kur arriten ne Akt te Anaktorit ne hyrje te gjirit te Ambrakise, atje ku gjendet tempulli i Apollonit, kerkyrasit u nxorren perpara nje lajmetar me varke me anen e te cilit u kerkonin qe te hiqnin dore nga sulmi; ne te njejten kohe ata hypen ushtrine e tyre ne anije, bene te vjetrat gati per lundrim, kurse te tjerat i meremetonin.Kur lajmetari u kthye pa ndonje lajm paqesor dhe tetedhjete anije korinthase ishin mbushur me ushtri (dyzet anije te korinthasve mbanin bllokaden e Epidamnit) atehere kerkyrasit u drejtuan kunder tyre ne det te hapur, u vune ne rreshtim ushtarak dhe filluan perleshjen.

Kerkyrasit korren fitore te plote, duke shkaterruar pesedhjete anije te korinthasve.Po ate dite kerkyrasit i detyruan anijet qe rrethonin Epidamnin, te dorezoheshin duke u vene si kusht qe te gjithe te huajt do te shiteshin si skllever kurse korinthasit do te mbaheshin ne vargoj deri ne vendim te dyte.

Deri ketu Tuiqidi pershkruan ngjarjet e luftimeve ndermjet Korinthit dhe Kerkyres ku dolen fitues keto te fundit.Korinthasit terhiqen per tu pergatitur me forca ushtarake te reja per betejat e me pastajme.Vite me pas filloi ne te vertete edhe lufta e gjate e Peloponezit, ku u perfshihen thuaj se te gjithe qytetet helene ne nje lufte pan helenike qe zgjati per me teper se njezet vjet pa nderprerje.Te nisur nga keto te dhenat e Tuiqidit te siper paraqitura mesojme terthorazi se fillimisht ne Epidamn ishte nje popullsi vendase ilire, me von qyteti kolonizohet dhe vendosen aty kolone helen, korinthas e kerkyras, rrjedhimisht popullsia ishte eterogjene, shtresa qe mbizoteronte ishin ilire, zejtare skllever e tregetare qe sundoheshin nga pakica "Oligarket" qe perbenin shtresen me te pasur te qytetit sipas Tuiqidit, ne popullsin e Epidamnit ekzistonin qe me kohe mosmarreveshtje te medha, ndermjet shtresave te gjera te popullsise qytetare, dhe partise se "Oligarkeve" qe sundonin qytetin.Keto mosmarreveshtje te medha arrijne ne konflikte te hapura deri sa debohet jashte qytetit e gjithe klasa sunduese e "Oligarkeve" te Epidamnit.

Qe nga ky konflikt se fill edhe lufta e Peloponezit qe zgjati me shume se dy dekada 435/4 deri 411/10 para Krishtit.Oligarket ne pamundesi te mposhtnin kryengritesit, detyrohen te lene qytetin dhe te kerkojne ndihme per t'u rikthyer ne qytet ne menyre paqesore.Ne kete moment kaq te veshtire oligarket ndahen ne dysh, nje pjese shkojne ne kerkyre, qytetin meme, per te kerkuar ndihmen e tyre per t'u kthyer rishtas ne Epidamn, ndersa pjesa tjeter u strehua aty afer qytetit dhe se bashku me iliret e sulmonin qytetin si nga toka dhe nga deti.ne rrjedhim te ngjarjeve, lufta civile e Epidamnit kaloi kufijte territorial te qytetit dhe protagoniste te vertete behen Korinthi dhe Kerkyra.Epidamni gjat gjithe kohes se luftes qe zgjati rreth 20 vjet, mbeti i bllokuar nga deti prej flotes se Kerkyres, dhe nga toka prej ilireve dhe oligarket qe ishin vendosur ne afersi te tij.Keshtu qe mund te thuhet se gjat kesaj kohe qyteti ishte i paralizuar.

Ne perfundim te luftes se Peloponezit, fituan kerkyrasit qe ishin edhe perkrahesit e oligarkeve te debuar nga Epidamni, kurse korinthasit qe ndihmonin epidamnasit, qe ishin rrethuar ne kete qytet humben luften.Gjendjen e krijuar ne Epidamn pas mbarimit te luftes pra para vitit 411 para Kri. mund ta ndjekim edhe nga te dhenat e Diodorit te Sicilise, shek I para Kri.Ai shkruan "Ata (Kerkyrasit) arriten te pushtojne Epidamnin, vrane te gjithe roberit, me perjashtim te korinthasve qe i vune ne pranga dhe i futen ne burg.Te deshperuar nga humbja e tyre, korinthasit u terhoqen ne Peloponez".

Pushtimi i Epidamnit nga kerkyrasit duhet te konsiderohet si nje katastrofe per banoret epidamnas, dhe humbje e madhe e pasurise se qytetit.Epidamni mbas kesaj ngjarje humbi autonomin e tij dhe mbaroi se qeni nje qytet i madh dhe i fuqishem sikurse e permend Tuiqidi.Tuiqidi nuk permend emrin e vendit ku u strehua pjesa e oligarkeve qe qendroi afer qytetit por ne mendojme se eshte rasti i mire qe ti referohemi legjendes se permendur nga Apiani dhe konkludojme se ne kete rast vendi ku u strehuan oligarket duhet ta identifikojme me limanin e Dyrrahut.

Ne kete menyre edhe ngjarjet historike qe zhvillohen ne vazhdim gjejne nje mbeshtetje te llogjikshme dhe nga ana tjeter Dyrrahu konfrontohet me Epidamnin sikurse eshte bere ne historine e shkruar te deritanishme.Mendojme se perpara se te vazhdojme me tej historine e Epidamnit, e ndjejme te detyrueshme te sqarojme problemin shume te nderlikuar te Dyrrahut.Duke mos i kushtuar nje vemendje te vecante problemit te ekzistences se dy qyteteve te vecante, nuk mund te kuptohet drejt edhe zhvillimi i ngjarjeve historike te koheve shume te lashta, te cilat kane nje rendesi shume te madhe edhe pse burimet historike jane shume te kufizuara dhe nga ana tjeter duke mos i interpretuar drejt ato nuk behet e mundur qe te shpjegohen drejt edhe materjalet arkeologjike qe zbulohen here pas here ne vendin tone.nje keq interpretim i burimeve te rrallahistorike ben qe ne te mos kemi nje histori te vertete te vendit tone per kohet e kaluara.Lidhur me sa thame me siper po permendim disa raste te ketyre "Lajthitjeve".

Ne vazhdim duam te terheqim vemendjen se ne "Historine e Shqiperise, Tirane 1959" eshte shkrojtur se "ne vitin 627 para krishtit ne vendin qe afersisht ze Durresi i sotem u ngrit nga qytetare te Korinthit dhe Kerkyres, nje koloni tjeter helene me emrin Dyrrah (Dyrrahion) apo sic quhet edhe ndryshe ne burimet antike Epidamn (Epidamnos)" Ne kete pasazh te historise se Shqiperise duket qarte se nuk rrespektohen theniet e Tuiqidit por vihet dore mbi te duke i deformuar, pra cvleftesuar ne menyre te pa drejte.Lidhur me kete do te te shohim se autoret e historise se Shqiperise nuk jan aspak te sakte kur paraqesin Dyrrahun si koloni helene ngritur ne vitin 627 sepse ne fakt Tuiqidi shkruan Epidamni kolonizohet nga Korinthasit e jo Dyrrahu, te cilin ky autor nuk e permend emrin e tij sikur te mos e njihte fare ate.Epidamni, shkruan Tuiqidi ishte nje qytet qe kolonizohet dhe jo ndertohet nga Kerkyrasit.

Nuk mund te themi se kemi te bejme me nje gabim, sepse emri i Epidamnit eshte zevendesuar ne te gjitha rastet kur ai permendet nga autoret antik te me vonshem.ne tekstin e historise se Shqiperise, per te qene me te sakte, shtojme se Epidamni permendet cuditerisht vetem tri here.Si perfundim del se autoret e bindur se emrat Epidamn dhe Dyrrah, perfaqesojne te njejtin qytet.Kjo mund te thuhet vetem per periudhen pas shek V para Krishtit, atehere kur Epidamni e kishte humbur rendesine e tij, per shkak te zhvillimit te ngjarjeve qe do te shohim me poshte.Per ekzistencen e dy qyteteve, Epidamn dhe dyrrah ne kohen e lashte ben fjale dhe Pausaniaa, bashkekohes i Apianit, i cili shkruan se Epidamnasit, ne kohen tone banojne ne token ku banonin ne fillim, por jo edhe ne qytetin e vjeter, por ne nje qytet qe ishte larg te parit, qyteti i sotem quhet Dyrrah nga themeluesi i tij.Me tej Pausania shkruan se pozicioni i quajtur pikerisht Epidamnos ishte braktisur ne ate kohe por deshmon se nga te dyja pikat ishin pak larg njera tjetres.Apiani i permendur, shkruan se Epidamnasit nuk kthehen me ne kolonine e tyre, por perzihen nga dyrrahasit dhe pas ketyre ngjarjeve, limani i Dyrrahut konsiderohet si koloni helene me emrin Epidamn.ky pasazh, kaq i rendesishem nuk eshte marre parasysh nga historiane te cilet kane trajtuar historine e lashte te vendit tone.Ne jemi te mendimir se Apiani shprehet per pjesen e oligarkeve te debuar nga Epidamni te cilet sic vume re, zune vend ne bregdetin e Ilirise, dhe kur fituan te drejten per t'u kthyer ne qytetin e tyre, pas luftes se Peloponezit, ata preferuan te qendrojne pergjithmone aty ku u strehuan si refugjate, tek iliret.Te mbeshtetur ne te dhenat e mesiperme shprehim mendimin se ne kete kohe ze fillin e jetes qytetare Dyrrahu me nje popullsi ilire te perzier, sic shkruan Apiani, me kolonistet helen te cilet duke qendruar si rrefugjate ne Dyrrah dhe Kerkyreper aq kohe sa zgjati edhe lufta e Peloponezit duket se ne Dyrrah kishin krijuar kushte edhe me te mira nga ato qe kishin ne Epidamn, prandaj edhe kur fituan te drejtat e tyre, te perkrahur nga kerkyrasit, nuk pranuan te rikthehen ne Epidamn.

Kolonet helen te perzier edhe me iliret ne Dyrrah fillojne nje jete te re dhe me shume prespektive per te ardhmen e tyre.Qyteti i Dyrrahut fillon te zhvillohet me shpejtesi sa per nje kohe shume te shkurter e eklipsoi ne te gjitha drejtimet qytetin e lashte te Epidamnit.Ne kushtet e reja qe u krijuan ne Dyrrah ndodhen dy ngjarje shume te rendesishme, se pari u ndryshuan institucionet qeverisese dhe se dyti u prene monedhat autonome te qytetit te Dyrrahut.Ngjarjet historike qe u zhvilluan me vone tregojne se banoret ilir te limanit te Dyrrahut, ne bashkepunim me kolonet helen ndertuan nje qytet te ri nga te gjitha pikepamjet.Aristoteli na jep nje pasazh te shkurter por shume domethenes, ai shkruan se:

Kushtetuta pesoi edhe ne Epidamn nje ndryshim te pjesshem,vendin e fylarheve (kryeatr fisi) e zuri bulea (keshilli i qytetit).Ne mendojme se ky autor ne te vertete ka parasysh kushtetuten e re te qytetit te ri te Dyrrahut te krijuar sic thame pas ngjarjeve te luftes civile, dhe nuk duket e llogjikshme te mendohet se aristoteli flet per qytetin e lashte te Epidamnit, sepse ndryshimet ne kushtetute jane te rendesishme dhe lidhen drejtperdrejt me cfuqizimin e te drejtave qe gezonin oligarket ne pushtetin ekzekutiv te Epidamnit.Fakti qe Aristoteli permend emrin Epidamn le te kuptohet se Dyrrahu per boten helene mban emrin e ndryshuar qe i vune kerkyrasit kur perzien kolonet helen dhe e quajten Dyrrahun Epidamn.Ne Vazhdim te zhvillimit te qytetit te Dyrrahut, vihet re edhe ne zhvillimin ekonomik te tij vihet ne kushte te barabarta me qytete e tjere duke bere ndryshime cilesore me prerjen e monedhave, tri drahmet e para autonome qe mbajne legjenden --AYP, shkurtimi i emrit te qytetit Dyrrah.Keto monedha, nga studjues te tjere jane konsideruar si te prera ndermjet viteve 430-330 para krishtit.Lidhur me kete datim ne mendojme se duke u mbeshtetur ne zhvillimin e ngjarjeve qe parashtruam me siper, zanafillen e jetes qytetare Dyrrahut pas luftes se Peloponezit, si dhe kushtet ekonomike me te volitshme per te prere monedhaautonome ishte pa dyshim fillimi i shek. IV. para Krishtit.Terheqim vemendjen se sic dihet nje pavaresi te tille ekonomike nuk mundi ta arrinte ne kohen e tij Epidamni i cile ishte gjithnje nen varesine e sistemit ekonomik te Kerkyres dhe kishte ne perdorim monedhat e qyteteve meme te Kerkyres dhe Korinthit..Qarkullon nje mendim se Epidamni ka prere nje stater qe arrinte ne shek. V. para kri.Ky mendim eshte shprehur qe dy shekuj perpara, eshte fjala per nje prerje te tipit Koritnik qe paraqiste ne faqe Pegasin dhe poshte shkronjen "E", dhe ne shpine koken e Athinase.

Shtojme se ne muzeun Britanik jane 4 ekzemplare e te njejtit tip, te datuara ndermjet 350-30.para.kri, qe mbajne ne fytyre, nen Pegazin, nje delta...A.. dhe ne shpine ne te majte shkronjen "E".Per mendimin tone, eshte e veshtire te mendohet se keto monedha i perkasin qytetit te lashte te Epidamnit, sepse Epidamni ne shek. V.para.Kri. ishte perfshire ne trazirat e luftes civile, dhe nga ana tjeter ai ishte i rrethuar dhe i bllokuar nga flota e Kerkyres keshtu qe nuk kishte kushte te favorshme per prerjen e monedhave autonome.Ne vazhdim te zhvillimit te metejshem te qytetit te Dyrrahut vihet re se elementi ilir mbizoteron mbi ate helen, aq sa ky qytet behet shume shpejt kryeqendra e fisit ilir te Taulanteve,dhe rezidence e mbretit te tyre Monun.

Ky eveniment me rendesi te vecante vertetohet plotesisht nga monedhat tri drahme qe vihen ne qarkullim ne kohen e sundimit te ketij mbreti ilir i cili pervec pranise se legjendes AYP. ose AYPP.monedhat mbajne emrin mbreti Monun te shkruara ne gjuhen greke.E shohim me shume interes te theksojme se percaktimi i drejte i pozicionit gjeografik e politiko-shoqeror te qyteteve Epidamndhe Dyrrah, krijon mundesine e vertete per te shpjeguar e vleresuar me mire ngjarjet e rendesishme te historise se lashte te ilireve.Kjo sidomos per periudhen e rendesishme te shek. V. para Krishtit, ku edhe burimet historike jane shume te pakta.Ne kete menyre behet e mundur qe edhe historia e fiseve ilire te pasqyrohet me denjesisht edhe me me vertetesi nga sa eshte bere e njohur deri me sot.Analizimi me hollesi, ne teresi i zhvillimit te ngjarjeve ne qytetin e Dyrrahut ne fund te shek. V. para krishtit, percakton edhe me qarte poziten e dobet te kolonisteve helen te Epidamnit, si rezultat i presionit te vazhdueshem te aristokracise se fiseve ilire kundrejt ketyre koloneve.

Gjate ketyre dy shekujve ka mbizoteruar mendimi se Epidamni dhe Dyrrahu formonin ne kohen antike nje qytet te vetem.Ky mendim eshte shprehur qe ne fund te shek XIX.Nga L. Hezley dhe H. Daumet.Keta dy autore ne rezultatet e misionit arkeologjik te Maqedonise, botuar ne Paris me 1876, pershkruajne edhe qytetin e Durresit.Sipas interpretimit qe u bejne burimive historike te kohes se lashte dhe materialeve arkeologjike te gjetura ne vend, arrijne ne perfundimin se Epidamni ishte i vendosur ne majen e kodres se Ullinjve, te qytetit te sotem te Durresit, kurse Dyrrahu ne breg te detit, afersisht ne vendin ku ndodhet sot porti i ketij qyteti.Per nje vendosje te tille ata kane parasysh se Epidamni i ndertuar si nje qytet i lashte bregdetar, ne maje te kodres ishte per nje periudhe i pa varur dhe me vone, atehere kur sistemi i i fortifikimit mori nje zhvillim edhe me te madh, ai mbetet si nje akropol i qytetit te riformuar.

Bashkimi i dy pjeseve te qytetit mendojme se eshte bere ne fillim te shek V. para Krishtit, kohe ne te cilen, sipas tyre, qyteti nen emrin Epidamn arriti kulmin e madheshtise se tij.Ne fillim te shek XX. Prashniker e Shober i kundershtojne keto mendime dhe nder te tjera ata tentojne te provojne se qyteti grek sic e quajne Epidamn, u themelua jo ne maje te kodres por ne lindje te kurrizit te saj, dhe se limani i lashte Dyrrahu u vendos ne pjesen e brendshme te gjirit te Durresit.Mendimet e shprehura, rreth problemeve historike dhe topografike te Epidamnit dhe Dyrahut jane shume te diskutueshme edhe per faktin se studimet dhe germimet arkeologjike qe jane bere keto 30 vitet e fundit ne Durres nuk kane dhene asgje te re qe te vertetojne teresisht identifikimin e qytetit te lashte te Epidamnit ne te njejtin truall me Dyrrahun, Durresin e sotem.

Te nisur nga keto rrethana menduam se do te ishte i nevojshem qe ky problem me rendesi per historine e lashte te vendit tone te rimeret duke provuar drejtime dhe rruge te reja per te gjetur nje zgjidhje te drejte dhe me mire te argumentuar.Per kete qellim ne kete punim parashtrojme per diskutim pikepamjet tona rreth problemeve historike e topografike lidhur me ekzistencen ne kohen e lashte te qytetit te Epidamnit si qytet i vecante nga Dyrrahu, dhe identifikimin e tij ne nje vend tjeter pak me larg se nga eshte menduar deri me sot.Duke u nisur nga fakti se deri tani keto mendime jane te pranueshme nga te gjithe ata qe shkruajne per probleme te ndryshme te historise se lashte ne shohim se ne shume raste konkluzionet e tyra dalin te gabuara dhe nuk perputhen me realitetin historik te ngjarjeve.

Ne kohen kur romaket dalin ne skenen historike, dhe interesohen per bregdetin e Ilirise jugore ata gjejne ne perdorim emrin e Epidamnit qe gjenin ne burimet helene dhe ne perdorim te marinareve grek, dhe nga ana tjeter qyteti i Dyrrahut.Autore te ndryshem mundohen qe te gjene nje shpjegim te ketij problemi.Gjeografi Melea i shek I pas krishtit, ne vepren e tij mbi ndertimin e botes thote se Dyrrahu me pare quhej Epidamn dhe romaket ia ndryshuan emrin per arsye se u ndillte te keqen.Dion Kasi, historian i madh grek i shek II-III pas Krishtit, ne Historine Romake, shkruan; Dyrrahu ndodhet ne ate toke, e cila e perkiste ilireve, parthine,kurse tani eshte athere atehere sigurisht ka qene dhe eshte toke e Maqedonise, dhe eshte qytet i rendesishem, qofte ky Epidamni i kerkyrasve, qofte i ndonje tjetri.

Ata qe shkrojten per te dhe per themelimin, dhe emrin e tij e lidhin me heroin Dyrrah por te tjere thone se vendi u quajt, Dyrrachium prej romakeve, per shkak te veshtiresise qe paraqet bregu i tij, sepse fjala Epidamnos ne gjuhen latine ka kuptimin e demit, dhe keshtu e quanin se eshte nje shenje e keqe per zbarkimin e tyre ketu.Duam te terheqim vemendjen me te dhenat qe kemi nga M. a. Lukani i cili thote se: "Pertej deti i gjere shtrihet, qofte kur anijet me vela shkojne drejt skeleve te tua o kerkyre, qofte kur majtas synohet Epidamni ilir, duke u drejtuar drejt valeve te Jonit.Ketu strehoen varketaret, kur Adriatiku te gjitha fuqite e veta i ve ne levizje, dhe kur Keraunia fshihet ndermjet reve, dhe kur Sasoni Kalabrik, zhduket nen valet shkumbuese"(fq. 45) dhe ne librin VI. vazhdon :"Ai [Qezari] porsa pa se dhendri [Pompeu] nuk mund te terhiqej ne lufte, se i shmangej cdo luftimi, duke pasur besim vetem ne ledhin e mbyllur, levizi ushtrin dhe fshehurazi neper rruget plot shkurre dhe neper ara te Dyrrahut, i pari kerkoi te zinte majat.I madhi [Pompe] i doli perpara neper rruge bregdetare dhe ne ate kodren te cilen banori Taulant e quan "Petra", ngriti lemin.

Ai ruan muret e Efyres (Kerkyres) duke mbrojtur qytetin, qe do te ishte i sigurte edhe vetem me kullat e tij".Ajo qe mbrohet ketu nuk eshte nje pune e natyres, por nje mur i ndertuar, sa do larte qe te ngrihet ne ajer, keto ndertime te bera me pune njerezore i perkulen pa veshtiresi rrebeshit te luftes dhe viteve, qe shkaterrojne cdo gje.Por as ata qe e forcuan kete vend, natyren dhe pozicionin e vendit asnje hekur nuk mun ta shkaterroje, i rrethuar nga nje humnere e pa fund, ne cdo ane dhe nga nje det qe vjell shkrepa, ketu do te hapim nje paranteze per t'i bere nje verejtje perkthyesit te tekstit i cili shton ne kllapa [Dyrrahu] kurse autori antik ben pershkrimin e "Petres" dhe jo te Dyrrahut i cili ne kete rast ishte i mbrojtur nga ushtria e Pompeut, prandaj ne kllapa duhej te ishte [Epidamni].

Kjo ka rendesi te vecante sepse edhe pershkrimi qe vazhdon, kuptohet qe behet fjale per Epidamnin dhe nuk i pershtatet ne asnje menyre pozicionit gjeografik qe ka Dyrrahu vazhdimi i Lukanit: do te ishte ishull, pa kodren e vogel.Mbi thepat e tmerrshme per anijet, mbeshteten muret dhe kur fryn era e vrrulleshme e jugut ngrihen dallget e Jonit, lekunden tempujt dhe shtepite dhe deti shkumezon deri na cati (fq. 101-102) ketu do te mesojme se "Petra" eshte pikerisht skela e vogel ku Ana Komnea permend rrenojet e Epidamnit antik, dhe ku zbarkoi ushtrin R. Guiskardi, ne opreacionet per sulmin e Durresit qe mbrohej nga ushtria bizantine.

Nga sa Thame deri tani mund te mendohet se gjate shek. IV para Krishtit, ne burimet greke permendet gjithmone vetem emri Epidamn, ndersa nga fundi i shek. III. Para Krishtit ne luften e pare iliro romake shfaqet Dyrrahu i cili pushtohet nga ushtria romake edhe me vone emerohet kolonia Dyrrachinorum.Nga te gjitha dokumentet epigrafike greke apo latine te zbuluara deri me sot ne Durres, vetem njeri prej tyre ka nje vlere te vecante per sqarimin e binomit Epidamn-Dyrrah.

E kemifjalen per mbishkrimin e zbuluar nga Hezei-Duma ne vitin 1886.Ky mbishkrim, sot ndodhet ne muzeun e shumenjohur te Luvrit, i inventarizuar dhe i botuar C. I. L.Ne botimin e Hezeit-Duma ka nr.152 faqe 370.Mbishkrimi eshte ne gjuhen latine, me germa temedha kapitale, ne 11 rreshta.Rreshti i pare mungon teresisht, ne rreshtat qe vazhdojne mungojne 2-3 germat e fundit.Megjithe keto mungesa autoret e botimit kane arritur ta lexojne teresisht dhe e kane perkthyer ne frengjisht permbajtjen e ketij mbishkrimi.Ai konsiderohet si me shume interes.

Autoret ndjehen te befasuar per faktin se mbishkrimi i dedikohet nje kaloresi romak, i cili eshte me origjine nga Epidamni dhe njekohesisht mbrojtes i kolonise Dyrrachinorum.Per kete Arsye autoret shprehen se ketu ka vend per nje hipoteze sipas te ciles, personazhi ne fjale nuk do te kete qene me origjine nga vete qyteti i Dyrrachinorumit, por nga nje kala e lashte greke e Epidamnit.Kete qytet Pausania e dallon ne shek. e II. pas Krishtit nga qyteti romak i Dyrrachiumit.Mbishkrimi qe po studiojme, thone autoret, behet keshtu nje prove e re ne favor te opinionit qe ndan te dy keto vendbanime.
Mbishkrimi i Luvrit.

........................................... ...................................... EPIDAMNOSY.. Epidamno Sy {ro} EQR AEDIIVIRQ eq(uiti)r(omano),aed(ili),Iivir(o)q {(uinq(uennali FLAMINI AVGV... flamini Augu(sti) PATRONO COL Dy.. patrono Col( onia) Dy {r(rhachinorum. )} FABRITIGNVARIIPB.. fabri tignuarii pr {ae-} FECTOSVOPERPET.. fecto suo perpet[uo] OBMERITAEIVSOV.. ob merita eius qu [ae] INSESAEPIVSLIBIE.. in se saepius libie[nt(er)] CONTVLITPOSVERV.. contulit,posueru[nt] L D D D


Lidhur me binomin Epidamn Dyrrah, po japim dhe nje te dhene tjeter nga Ana Komnea, ne shek e XII, ajo sgkruan se Robert Giuskardi fushoi mbi rrenojat e Epidamnit antik.Eshte fjala per zbarkimin e Robertit ne afersi te Durresit nga ku pergatitej per sulmin kunder tij.Kjo autore na e paraqet Epidamnin te rrenuar ne germadha, por qe vendi njihej me emrin Epidamn dhe ajo na le te kuptohet se ai gjindej ne bregdet ku mund te zbarkonin e fushonin ushtaret e Robertit, ne pergatitje per te sulmuar Dyrrahun, i cili ne kete kohe ishte limani me i madh i bizantit ne bregdetin lindor te Adriatikut.Te dhenat e kesaj autoreje jane me shume interes sepse ato tregojne per rrenojat e Epidamnit dhe se vendi idhte akoma vendi ishte akoma i papershtatshem per zbarkimin e flotesh ushtarake te R.Guiskardit.Ne kete menyre ajo na tregon gjitshashtu se ne afersi te Dyrrahut ne jug te tij ishte nje liman ku ndodheshin germadhat e Epidamnit duke nxjerre ne drite dy qendra bregdetare me emra te vecante Epidamn dhe Dyrrah.

Eshte me interes te permendim se i njejti vend, pra aty ku ishin germadhat e Epidamnit, sipas pershkrimit te hollesishem qe i ben atij J. Cezari.Pompeu nxitoi te ngrehe kampin ne kete vend, ne menyre qe te mos pushtohej ai nga Cezari, sepse kjo skele do te ishte, shume e pershtatshme per zbarkimin e trupave qe ai priste nga Italia.Ne kete vend Cezari e permend me emrin "Petra Bianca" emer te cilin e kishte marre vendi ne kohen e tij.Historiane te shekujve te fundit kete vend e identifikojne me Shkembin e Kavajes, ku per mendimin tone nuk ka vend per te zhvilluar gjithe ato ngjarje luftarake qe u zhvilluan ne vazhdim ndermjet ushtrive te Pompeut qe mbronin limanin dhe trupave te Cezarit qe donin ta zaptonin me cdo kusht.

Ne shprehim mendimin se limani i vogel qe donte te shtinte ne dore me cdo kusht Cezari ishte pikerish limani ku ndodheshin rrenojat e Epidamnit antik, pikerisht aty ku edhe fushoi R. Guiskardi ushtrin e tij, ne perpjekjet e tij per te marre Dyrrahun qe mbrohej nga ushtria bizantine.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora