E marte, 16.04.2024, 09:02 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Vrasja e 5-fishtë në Maqedoni, arrestohen 20 radikalë islamikë

E marte, 01.05.2012, 07:22 PM



SHKUP - Policia maqedonase ka arrestuar 20 të rinj, të dyshuar për vrasjen e 5 të rinjve maqedonas në 13 prill, në Smilkovcë gjate nje aksioni te koduar te quajtur 'Monstrum'.

Deklarata vjen nga ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Janullovska, e cila tha se të arrestuarit u përkasin grupeve radikale islamike. Thuhet se ne mesin e te arrestuarve shumica jane shqiptarë. Jankullovska theksoi se pjesa më e madhe prej tyre janë shtetas të Maqedonisë.

"Kemi të bëjmë me grupe radikale islamike, me persona të rrezikshëm për të cilët do të ngrihen padi penale për terrorizëm. Këta persona kanë qenë në Pakistan dhe Afganistan dhe praktikisht kanë luftuar edhe kundër trupave ndërkombëtare të paqes", tha Jankullovska.

Arrestimi i 20 te rinjve erdhi pas një operacioni të policisë në orët e para të mëngjesit në rrethinat e Shkupit, pranë vendit ku 5 personat u gjetën të vrarë.
Autoritetet vendase e kanë cilësuar si një nga operacionet më komplekse të policisë së Maqedonisë. Arrestimet dhe kontrollet, sipas informacioneve jo zyrtare, janë kryer në Seravë të Çairit, Hasanbeg dhe Haraçinë.

Sipas informacioneve që ka zbardhur ministrja, te disa nga personat e arrestuar janë gjetur armë.

"Gjatë kontrolleve të kryera sot në mëngjes në 26 objekte, në pjesën më të madhe të territorit të Qytetit të Shkupit, edhe në aktivitetet në aksionin "Monstrum", ku morën pjesë mbi 800 pjesëtarë të MPB-së është gjetur sasi e madhe armësh, literaturë e cila flet për përfaqësimin ideologjik të këtyre personave dhe një sërë lëndësh të tjera të cilat mund të shfrytëzohen ose ka qenë e shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale. Në vijim është ekspertiza qe do te percaktoje nëse arma e gjetur është përdorur në vrasjen e pesëfishtë", deklaroi ministrja.

MPB tha se motivi i vrasjes jane udhëzimet qe kane marre nga islami radikal.

"Viktimat nuk kanë pasur lidhje direkte me vrasësit", beri te ditur Jankullovska. Sipas Ministres se Brendshme, motivi kryesor me siguri është ideja e tyre për vrasje ndikuar nga islami radikal, ndërsa qëllimi është që të krijohet ndjenjë te oponioni më i gjërë.

Më 13 prill, në bregun e liqenit pranë Smilkovcit u vranë qytetarët maqedonas Kire Triçkovski, Aleksandar Naçeski, Filip Slavkovski dhe Cvetanço Acevski të moshës prej 18 deri 20 vjeç, si dhe Borçe Stefanovski (45) nga fshati Creshevë.
Pesë personat, sipas informacioneve të deritanishme të policisë, janë vrarë me armë automatike nga shumë pranë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora